Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Mrekullia shkencore nė festat e muslimanėve

Fatkeqėsisht shohim disa njerėz qė nuk i besojnė mrekullisė shkencore, ndėrsa Kuranin e shohim vetėm si libėr udhėzimi. Madje shohim edhe tė tjerė tė cilėt e teprojnė me kritikėn ndaj thirrėsve tė mrekullisė shkencore, gjersa disa tė tjerė hulumtuesit e kėsaj shkence i quajnė "tregtarė" qė tregtojnė me emocionet e muslimanėve. Madje dikush kishte thėnė: "Nuk ka mbetur asgjė vetėm se tė dalin edhe me njė mrekulli tė re qė ka tė bėjė me bajramet!"
Ėshtė e vėrtetė se ekziston pak ekzagjerim nė mrekullinė shkencore dhe atė numerike, por ajo ėshtė shumė pak dhe fare nuk ndikon nė kėtė shkencė tė mrekullueshme.
Njeriu kur hulumton nė mrekullitė e Kuranit sheh se nė ēdo gjė ekziston njė mrekulli qė shfaqet pėr tė na thėnė se "Islami ėshtė i vėrtetė", dhe ky ėshtė edhe synimi i mrekullisė shkencore, qė ta e pėrforcojė besimtarin nė tė vėrtetėn dhe se mrekullia tė jetė argument pėr vėrtetėsinė e mesazhit islam. Mendoj se ne kemi nevojė pėr kėto mrekulli nė kėtė shekull qė ėshtė plot ateizėm, dyshime dhe besim tė dobėt.
Parashtrohet pyetja: A ekziston mrekullia nė festat e muslimanėve qė i ka pėrligjur Allahu pėr ne? A mund tė gjejmė argument tė ri pėr vėrtetėsinė e kėtij profeti, paqja e Zotit qoftė mbi tė?
Lexues i nderuar, kur vėshtrojmė popujt tjerė jomuslimanė dhe meditojmė mbi festat e tyre, ēfarė do tė vėresh? Do tė vėresh se festa tek ata ėshtė e ndėrlidhur me lindjen e kėtij udhėheqėsi shpirtėror ose me fitoren e ndonjė prijėsi ndaj armiqve tė tij ose me arritjen e tė mirave materiale ose tė sukseseve ushtarake apo politike, respektivisht festa ėshtė e ndėrlidhur me ngjarjet njerėzore.
Disa popuj festat e tyre i ndėrlidhin me vdekjen e prijėsit, disa tė tjerė me martesėn e atij prijėsi, ndėrsa disa tė tjerė festat i ndėrlidhin me disa fenomene kozmike tė frikshme si eklipsi apo me gjėra tė tjera qė besojnė se ka zot tė dielli, vetėtimės, yjeve... Por bindje tė tilla Islami i lufton.
Ndėrsa nė kohėn bashkėkohore janė shfaqur njė sėrė festash, prej tė cilave "festa e nėnės " (8 marsi), ku caktojnė njė ditė nė vit pėr nėnat, pėrderisa Islami i kushton njė kujdes tė veēantė asaj gjatė tėrė kohės pa caktuar njė ditė tė veēantė. Nė kėtė kontekst mjafton tė lexojmė fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: "Mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundėrshto, por drejtoju atyre me fjalė respekti. Lėsho para tyre krahėt e pėruljes prej mėshirės dhe thuaj: “O Zoti im, mėshiroji ata, ashtu siē mė kanė rritur, kur unė isha i vogėl!” (Isra, 23-24)
Ekzistojnė festa me rastin e pavarėsisė, me ndonjė fitore tė caktuar apo festa me rastin e ditės sė revolucionit... dhe lloje festash tė tjera bashkėkohore.
Kurse tani tė meditojmė mbi festėn e Fitėr dhe Kurban Bajramit. Cila ėshtė arsyeja e kėtyre dy festave? Tė dashurit e mi! Ėshtė pėr t'u habitur fakti se kam hulumtuar datėn e lindjes sė Profetit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, qė pa dyshim konsiderohet njė ditė e begatshme, mirėpo nuk kam vėrejtur qė i Dėrguari u ka kėrkuar shokėve tė tij ta kremtonin atė! I kam hulumtuar ditėt e fitores sė Profetit nė betejėn e Bedrit, betejė vendimtare qė ishte fillimi i krijimit tė shtetit islam, kurse Profeti nuk i urdhėroi shokėt e tij qė ta marrin atė ditė pėr festė!
Janė raste dhe momente tė shumta tė rėndėsishme nė tė cilat ka kaluar i Dėrguari i Allahut, prej mė tė rėndėsishmeve ėshtė hixhreti (emigrimi prej Mekės nė Medinė), njė ditė e rėndėsishme dhe fillimi i kalendarit hixhri, mirėpo Profeti nuk e mori atė pėr festė. Gjithashtu edhe ēlirimi i Mekės konsiderohet njė datė shumė e rėndėsishme, ajo fitore e qartė ku Allahu i ndihmoi besimtarėt dhe i poshtėroi jobesimtarėt, njė ditė e madhe dhe e rėndėsishme, mirėpo as kėtė datė nuk e morėn pėr festė. I Lartėsuar qoftė Allahu! Atėherė cila ėshtė arsyeja e festave nė Islam?
Te muslimanėt festa vjen pas njė adhurimi madhėshtor ndaj Allahut tė Lartėsuar, por si?
Shtyllat e Islamit janė pesė. Besimtari nė ēdo moment dėshmon pėr njėsinė e Allahut dhe kjo ėshtė shtylla e parė. Ēdo ditė kryen pesė herė faljen e namazit, qė ėshtė shtylla e dytė. E jep zekatin dhe sadakanė nė ēdo moment brenda vitit, qė ėshtė shtylla e tretė.
Kanė ngelur edhe dy shtylla tė rėndėsishme, tė cilat besimtari i kryen njė herė nė vit. Shtylla e katėrt ėshtė agjėrimi, tė cilin na e ka obliguar Allahu njė herė ēdo vit. Meqenėse ky ėshtė njė adhurim madhėshtor pėr tė cilin Allahu shpėrblen pa kufi, "pėrveē agjėrimit, ai ėshtė i Imi dhe Unė pėr tė shpėrblej", e Allahu kėtė adhurim po e pėrfundon me ditė feste. Pėrse? Nė mėnyrė qė besimtari tė gėzohet me ushqimin e tij, tė gėzohet me faljen mėkateve tė tij nga Allahu, tė gėzohet me mėshirėn e Allahut pas njė muaji tė plotė me agjėrim, falje, nėnshtrim etj. Subhanallah! Shikoni kėtė lidhshmėri, festa nuk ėshtė ndėrlidhur me asnjė ngjarje njerėzore, por me adhurimin ndaj Allahut tė Lartėsuar dhe jo me ēfarėdo lloj adhurimi, por me njė adhurim tė veēantė dhe mė tė dashur tek Allahu i Madhėrishėm.
Ka mbetur edhe shtylla e pestė nga shtyllat e Islamit, qė ėshtė haxhillėku, i cili konsiderohet adhurim i rėndėsishėm dhe ėshtė i obligueshėm pėr atė qė ka mundėsi mė sė paku njė herė nė jetė. Ky adhurim pėrsėritet ēdo vit njė herė, ku besimtari del i pastėr nga mėkatet ashtu siē e ka lindur nėna e tij. Madje, i Dėrguari i Allahut, thotė: "Haxhillėku i pranuar nuk ka shpėrblim tjetėr pos xhenetit". Ėshtė njė adhurim i sinqertė pėr hir tė Allahut. Pėr shkak tė rėndėsisė sė kėtij adhurimi, Allahu i Lartėsuar e ka bėrė festėn e Kurban Bajramit me pėrfundimin e kėtij adhurimi. Bile, kjo festė nuk shoqėrohet me mosbindje ndaj Allahut, por me bindje ndaj Tij e kjo pa dyshim se kjo ėshtė njė gjė e mrekullueshme. Bajrami ėshtė rast pėr mėshirė, dhembshuri, ruajtje tė lidhjeve farefisnore, futje e gėzimit te fėmijėt, skamnorėt, tė ngratėt...
Sa pėr ilustrim, shikoni sadakatul fitrin, ėshtė obligim para bajramit. Bajrami nuk mund tė kalojė ashtu, por ka njerėz tė nevojshėm, tė varfėr tė cilėt po t'i kujton Allahu i Lartėsuar, t'u japėsh nga ajo qė tė ka dhėnė Ai, pėrndryshe adhurimi yt ėshtė i mangėt! Gjithashtu ėshtė edhe namaz i veēantė qė falet vetėm nė dy bajrame, namazi i bajramit. Sikur Allahu dėshiron qė me namaz tė tė kujtojė pėrulėsinė nė ēdo moment edhe nė ēastet e gėzimit dhe bajrameve!
Kėtu patjetėr duhet tė ndalemi njė ndalesė meditimi. Qenia njerėzore u ka pėrligjur njerėzve festat dhe tė gjitha ato janė tė ndėrlidhura me ngjarjet njerėzore, me lojėra dhe lukse, mirėpo kur vėrejmė festat e muslimanėve, ato janė tė lidhura me adhurim ndaj Allahut dhe nėnshtrim ndaj Tij. Ēfarė aludon kjo? Pa dyshim se kjo argumenton se burimi i kėtyre festave ėshtė burimi hyjnor. Me fjalė tė tjera, argumenton se Islami ėshtė fe e shpallur nga ana e Allahut tė Lartėsuar.
Pyetja ime me kėtė rast do tė ishte a ėshtė kjo mrekulli apo jo? A ekziston ndonjė njeri nė faqe tė dheut (pėrveē tė Dėrguarve dhe Profetėve) qė i ka ligjėsuar popullit tė vet ndonjė festė e cila vjen pas njė adhurimi madhėshtor ndaj Allahut? A ėshtė e mundur pėr tė Dėrguarin Muhamed, po tė mos ishte i dėrguar nga Allahu, t'i ligjėsonte popullit tė tij kėtė festė? Pėrse nuk i bėri i Dėrguari i Allahut fitoret e tij festa? Pėrse nuk bėri festė me rastin e martesės sė tij? Me rastin e ēlirimit tė Mekės? Madje ngjarja mė e rėndėsishme nė jetėn e tij ėshtė dėrgimi i tij si Profet, kur i erdhi shpallja. Edhe kėtė datė nuk e bėri festė. Subhanallah! Pėrse? Pėr faktin se ai dėshiron tė na mėsojė se festa ėshtė pėr tė gjithė muslimanėt e nuk ėshtė qė e dallon njė njeri tė vetėm, edhe nėse kemi tė bėjmė me krijesėn mė tė mirė.
Po tė mendonim pak lidhur me kėtė festė do tė vėrenim njė argument tė qartė pėr vėrtetėsinė e Profetit, paqja e Zotit qoftė mbi tė, dhe se ai asgjė nuk ka sjell nga vetja e tij, por ai ėshtė siē e ka pėrshkruar Zoti i tij me kėto fjalė tė mrekullueshme: "Ai nuk flet sipas qejfit tė vet, por ajo (qė thotė) ėshtė vetėm shpallje hyjnore, qė i vjen atij." (Nexhm, 2-3)
Falėnderimi i takon Allahut pėr dhuntinė e Islamit. Gėzuar Bajramin tė gjithėve!


 

Pėrktheu: Almedin Ejupi
27.9.2009

                                         www.klubikulturor.com