Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 
A mund tė bjerė qielli nė Tokė?

Allahu i Madhėrishėm duke folur pėr njė fshehtėsi prej fshehtėsirave tė kozmosit thotė: "A nuk e sheh ti, se Allahu ka vėnė nė shėrbimin tuaj gjithēka qė ėshtė nė Tokė dhe anijet qė lundrojnė nėpėr det me urdhrin e Tij?! Ėshtė Ai qė e mban qiellin qė tė mos bjerė nė Tokė; kjo mund tė ndodhė vetėm me lejen e Tij. Vėrtet, Allahu ėshtė i Butė dhe i Mėshirshėm me njerėzit." (Haxh, 65)
Pa dyshim se ky ėshtė njė ajet madhėshtor prej tė cilit zemrat frikėsohen dhe zbuten. Ėshtė njė dhunti madhore qė nuk e kemi kuptuar para shekullit 21. Por para kėsaj tė analizojmė njė thėnie tė njė ateisti, i cili tallet me fjalėt e Kuranit dhe me realitetet e tij kozmike.

Ai thotė: "Formulimi i fjalėve kuranore i pėrshtatet imagjinatės sė njeriut primitiv, i cili shikonte nė qiell dhe frikėsohej se mos binte mbi tė dhe vinte te kjo pjesė e Kuranit: "Ėshtė Ai qė e mban qiellin qė tė mos bjerė nė Tokė", pastaj thotė se qielli nuk mund tė bjerė nė tokė sepse Toka nuk ėshtė asgjė sa i pėrket madhėsisė sė galaktikės dhe galaktika nuk ėshtė asgjė sa i pėrket madhėsisė sė kozmosit gjigant.

Nė fakt, unė nuk dija asokohe se si t'i kundėrpėrgjigjem kėsaj shpifjeje apo kėtij pretendimi derisa lexova njė artikull nė faqen e agjencisė amerikane tė kozmosit Nasa me titull The Sky is Falling” (Qielli po bie) dhe u habita se si shkencėtarėt e agjencisė mė tė madhe kozmike pėrdorin kėtė shprehje dhe si ėshtė e mundur qė qielli tė bjerė nė Hėnė?

Bill Cooke nga agjencia Nasa thotė: "Ēdo ditė nė sipėrfaqen e Hėnės bien njė ton metrik meteorė dhe kėta meteorė kanė tė gjitha format, pjesė tė mėdha e deri te pjesėzat e pluhurit, tė cilat godasin sipėrfaqen e Hėnės me njė shpejtėsi qė tejkalon mijėra kilometra nė orė.

Eksploruesit e Apollos nė vitin 1969 ishin me fat pėr faktin se nuk iu ekspozuan kėtyre predhave vrasėse. Shkencėtarėt deklarojnė se banorėt e Tokės nuk e ndiejnė kėtė gur pėr shkak tė ekzistimit tė njė shtrese tė fortė atmosferike pėr Tokėn, e cila e ruan Tokėn nga kėso meteorėsh. Kush e vėzhgon sipėrfaqen e Hėnės ndien sikur qielli po bie nė tė ēdo ditė. Kėtė e kanė ndier eksploruesit e kozmosit kur ishin nė sipėrfaqen e Hėnės!”

Kėshtu qė Allahu i Lartėsuar na ka folur pėr njė dhunti tė madhe qė nuk e ndiejmė e qė askush nuk kishte njohuri pėr kėtė kur na lajmėroi pėr kėtė ēėshtje me fjalėt e Tij "Ėshtė Ai qė e mban qiellin qė tė mos bjerė nė Tokė; kjo mund tė ndodhė vetėm me lejen e Tij. "

Kjo nuk ėshtė njė imagjinatė primitive ashtu siē pretendojnė, por ėshtė njė e vėrtetė shkencore qė e ndien kush jeton nė sipėrfaqen e Hėnės! Nga kėtu mund tė themi: Kurani na pėrshkruan dhuntitė e Allahut nė kohėn kur askush nuk i ndiente kėto dhunti apo kuptonte rėndėsinė e tyre. Shkencėtarėt vėrtetojnė se meteorėt gjigantė qė notojnė nė gjithėsi, madje qė sillen brenda sistemit diellor intensivisht, ėshtė shumė e mundshme qė tė godasin nė ēdo moment Tokėn. Kemi edhe filma tė imagjinatės shkencore, tė cilėt pasqyrojnė Tokėn e cila goditet nga njė meteor gjigant.

I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, i ka paralajmėruar mohuesit me njė gur qė do t'u binte atyre nga qielli e ata u tallėn me tė dhe kjo ka ndodhur para 1400 vitesh, kurse sot ateistėt po i pėrsėrisin tė njėjtat fjalė. Ata thonė se Muhamedi po shfrytėzon injorancėn e njerėzve dhe i kėrcėnon me njė gur qė do tė bjerė nga qielli. A nuk janė shkencėtarėt e shekullit 21 tė cilėt po pėrsėrisin atė qė ka thėnė i Dėrguari ynė, lavdėrimi dhe paqja e Zotit qoftė mbi tė, kur deklarojnė se meteori (qė ėshtė pjesė nga guri qė noton nė gjithėsi) mund tė pėrplaset me Tokėn, madje ta shkatėrrojė plotėsisht atė?

Shikoni fjalėn e Allahut tė Madhėrishėm: "(Kujtoje, gjithashtu) kur ata thanė: “Zoti ynė, nėse ky (Kuran) ėshtė e Vėrteta (e zbritur prej Teje), atėherė lėsho mbi ne shi gurėsh nga qielli ose dėrgona njė ndėshkim tė dhembshėm!” (Enfal, 32)

Kėtė gur e shohim bindshėm sot duke u rrėzuar nė sipėrfaqen e Hėnės me sasi tė mėdha. Ėshtė shumė e mundshme tė bjerė edhe nė Tokė, sikur tė mos ishte mėshira e Allahut mbi robėrit e Vet. Kėshtu qė Allahu i Lartėsuar nė ajetin vijues thotė: "Por Allahu nuk do t’i ndėshkonte ata, pėrderisa ti ishe nė mesin e tyre dhe, Allahu nuk do t’i ndėshkojė ata, pėrderisa ata i kėrkojnė falje Atij." (Enfal, 33)

Konkluzion i kėsaj:

1- Kurani ėshtė i pėrpiktė nga aspekti shkencor kur ėshtė shprehur pėr rrėzimin e meteorėve, pluhurit, gurit kozmik dhe elemente tė tjera tė qiellit me fjalėt e tij: "Ėshtė Ai qė e mban qiellin qė tė mos bjerė nė Tokė; kjo mund tė ndodhė vetėm me lejen e Tij." Allahu ka vendosur ligje fizike, tė cilat sigurojnė sigurinė e yllit tonė, me shpresė se do ta falėnderojmė Allahun lidhur me dhuntitė e Tij.

2- Kurani, kur flet pėr rrėzimin e gurit nga qielli, ėshtė fakt qė konsiderohet i padiskutueshėm nga aspekti shkencor. Dhe pėr kėtė shkencėtarėt flasin sot. Allahu i Lartėsuar duke folur pėr dėnimin e popullit tė Lutit, tė cilėt bėnė punė ēoroditėse seksuale, thotė: "Kur erdhi urdhri Ynė, Ne e pėrmbysėm ēdo gjė, - ato qė ishin lart, i kthyem poshtė dhe mbi ata lėshuam gurė nga balta e
pjekur, duke rėnė vazhdimisht, si shiu."
(Hud, 82)



 

Abdudaim el Kehil
Pėrktheu: Almedin Ejupi
16.8.2009




1- The Sky is Falling, http://science.nasa.gov/
2- http://science.nasa.gov/headlines/y2005/22dec_lunartaurid.htm
3- http://science.nasa.gov/headlines/y2006/15mar_moonquakes.htm
4- http://antwrp.gsfc.nasa.gov/apod/ap990326.html
5- http://science.nasa.gov/headlines/y2007/23jan_ltps.htm

 

                                         www.klubikulturor.com