Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Gjatė marrjes sė gusulit a lejohet pėrdorimi i shampove dhe sapunėve tė ndryshėm?

Pyetja:

Selam alejkum!
Gjatė marrjes sė gusulit a lejohet pėrdorimi i shampove dhe sapunėve tė ndryshėm?


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Uji qė duhet tė pėrdorė njeriu pėr pastrim (gusul) ėshtė uji i pastėr i cili ka mbetur nė gjendjen e tij tė natyrshme dhe qė nuk i ėshtė ndryshuar shija, era dhe ngjyra me diēka tė papastėr. Nė ujin e pastėr bėnė pjesė uji i shiut, i borės i breshrit, uji i detit, uji i lumit, uji i pusit (i bunarit), etj.
Gjithashtu nė kėtė ujė tė pastėr bėn pjesė edhe uji i ndryshuar dhe i pėrzier. Ky ujė ėshtė ai qė ka pėsuar ndryshim si rezultat i qėndrimit pėr njė kohė tė gjatė nė ndonjė vend. Si p.sh.: uji nė tė cilėn rriten myshqet (algat), ose kanė rėnė gjethet e pemėve, ose lumi i turbulluar, etj. Ky ujė mbetet i pastėr dhe lejohet tė marrim abdest dhe gusul me tė, derisa ėshtė ndryshuar me gjėra tė pastra.
Nė kėtė lloj uji llogaritet edhe uji i cili ėshtė pėrzier me lėndė pastruese, si: klor, sapun, shampo, shafran, lule, sidėr (lotus), kamfur, etj. Ky lloj uji konsiderohet i pastėr dhe mund tė pėrdoret pėr largimin e papastėrtisė derisa e quajmė me kėtė emėr (ujė).
Sqarim:

Pasi kuptuam se lejohet tė pėrdoret uji i pėrzier me sapun e shampon pėr gusul, atėherė pėr shtim tė njohurive ėshtė e rrugės ta pėrmendim edhe atė se disa dijetarė tė medh`hebit maliki dhe shafi pėrmbajnė mendimin se ky ujė nuk e ngre papastėrtinė (xhunubllėkun) pasi uji ėshtė i pėrzier. Prandaj ata kushtėzojnė qė gjatė pastrimit nga xhunubllėku sė pari duhet tė marrim gusul me ujė, pastaj tė kalojmė nė pėrdorimin e sapunėve ose shampove.

Por mendimi mė i saktė nė kėtė ėshtė ai qė pėrmendėm fillimisht dhe ky ėshtė qėndrimi i dijetarėve hanefi dhe i imam Ahmedit nė njė transmetim; se uji i cili pėrzihet me diēka tė pastėr, si sapun apo sidėr, lejohet tė pėrdoret pėr pastrim dhe ky ujė e ngre xhunubllėkun.

Gjithashtu edhe Shejhul Islamit Ibėn Tejmije thotė se uji qė pėrzihet me diēka tė pastėr lejohet tė pėrdoret pėr ngritjen e xhunubllėkun, derisa emėrtohet me emrin ujė (pra nuk i ndryshon emri).

Pėr kėtė argumentojmė me hadithin se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, i cili u ka thėnė grave tė cilave e kanė pastruar vajzėn e tij qė kishte vdekur:

“Lajeni 3 herė apo 5 herė, apo edhe mė shumė herė me ujė dhe sidėr (fletė tė bluara tė njė druri aromatik) e nė herėn e fundit lajeni me ujė dhe kafur (lule e palmės aromatike).”

Nga ky hadith kuptojmė se vajza e Pjengamberit salallahu alejhi ue selem ėshtė pastruar me ujė tė pėrzier dhe po tė mos llogaritej ky ujė se pastron, atėherė kėtė do ta pėrmendte Profeti salallahu alejhi ue selem. Pastrimi i xhenazes ėshtė i njėjtė sikurse gusuli.

Gjithashtu argument tjetėr ėshtė hadithi tė cilin e shėnon Muslimi, se kur Esmaja e pyeti Muhamedin salallahu alejhi ue selem se si tė pastrohet gruaja pas menstruacioneve. Ai ka thėnė: “Merrni ujė dhe sidėr dhe pastrohuni me tė, me njė pastrim tė mirė...”.

Po tė mos e largonte xhunubllėkun ky ujė i pėrzier me sidėr, do t’ia tėrhiqte vėrejtjen Muhamedi salallahu alejhi ue selem, qė fillimisht tė fillonte me ujė tė papėrzier.

Shejh Abdulaziz Ibėn Baz ėshtė pyetur rreth pėrdorimit tė sapunit dhe shampos gjatė gusulit dhe ka thėnė: "…Nuk prish punė pėrdorimi i sapunit, shampos, sidrit dhe gjėrave tė ngjashme qė tė largohen ndyrėsirat ("El mexhele Arabije" nr; 218, viti: 1416)." Allahu e di mė sė miri!

 

Alaudin Abazi
5.7.2009

                                             www.klubikulturor.com