Ky
gusël që kam bërë deri tani a ka qenë në rregull?
Pyetja:
Selam
alejkum!
Desha ta di se ky gusël që kam bërë deri tani a ka qenë
në rregull dhe a ka qenë sipas Sunetit të Pejgamberit
s.a.v.s.
1.Larja e organit
2.Marrja e abdestit (në atë gjendje)
3.Larja e kokës
4.Larja e anës së djathtë të trupit
5.Larja e anës së majtë të trupit
dhe pastaj larja e kërthizës dhe këtyre pjesëve të
tjera.
Allahu ju shpërbleftë me të mirat e tij.
Përgjigjja:
Alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin
rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Po, kjo që ke bërë është në rregull dhe sipas suneteve.
Vërejtje: Duhet pasur kujdes që uji të depërtojë në të
gjitha pjesët e trupit, e veçanërisht duhet pasur kujdes
në larjen e kërthizës. Gjithashtu, nëse ndonjë vend të
trupit e kemi me allçi (gjips) apo fashë, atëherë është
e mjaftueshme t’i japim mes’h allçisë apo fashës.
Disa gabime që bëhen gjatë marrjes së guslit
Disa njerëz, të cilët janë xhunub (të papastër pas
daljes së spermës), pastrohen për shkak të nxehtësisë
apo shkaqeve të tjera duke mos pasur për qëllim marrjen
e guslit dhe duke e konsideruar këtë pastrim si gusël.
Kjo është gabim, sepse këta njerëz nuk kanë pasur qëllim
të marrin gusël, por qëllimi i tyre ka qenë pastrimi për
shkaqe të ndryshme.
Gjithashtu, prej gabimeve është edhe harxhimi i tepërt i
ujit gjatë marrjes së guslit.
Duhet pasur kujdes që gjatë marrjes së guslit të mos
përdoren shampot apo sapunat. Trupi duhet të lahet vetëm
me ujë, e pasi të lahet i tërë trupi me ujë, lejohet të
lahesh me shampo, sapun etj.