Kur
presim thonjtë, a duhet të marrim përsëri abdest?
Pyetja:
Kam dëgjuar
se kur pret thonjtë, duhet marrë përsëri abdest sepse
thonë që prerja e thonjve e prish abdestin. Unë nuk e di
që ka ndonjë argument për këtë dhe për këtë nuk ua vë
edhe shumë veshin por në zemër kam frikë se mos kanë të
drejtë. Për këtë çfarë mund të më thoni, a mund të ketë
ndonjë argument për këtë? Allahu ju shpërbleftë me
xhenetin Firdeus!
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja
dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen e tij,
mbi
shokët
e tij
dhe mbi
të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij
deri në Ditën e Gjykimit.
Prerja e thonjve nuk e prish abdestin me pajtueshmëri të
umetit. Në të gjitha librat e fikhut sqarohet kjo mesele
qartë, prandaj nuk ka nevojë të përsëritet abdesti pasi
t’i kemi prerë thonjtë. Kjo çështje është e njëjtë
sikurse rruajtja ose prerja e flokëve me abdest, pasi
edhe në këtë rast me konsensus të fukahave nuk
përsëritet abdesti.
Vlen të përmendet se disa dijetarë të medhhebit maliki
kanë thënë se nëse priten thonjtë me abdest, atëherë
duhet t’i lajmë gishtat me ujë (vendin ku i kemi prerë
thonjtë), por ky mendim nuk është i qëndrueshëm. Allahu
e di më së miri!