Kam njė shqetėsim shumė tė madh dhe desha tė di.
Sot rastėsisht hapa njė faqe te "Forumi Shqiptar": A ju
kanė bėrė magji? dhe lexova ato qė thuheshin aty. Mė
interesonte magjia pėr ndarjen e ēiftit pasi simptomat
qė tregonte aty po i pėrjetoj te sjellja e tė fejuarit
tim prej disa javėsh. Mė thotė se vuan pėr mua, do tė
bėjė fėmijė, tė krijojė familje dhe ditėn tjetėr nuk mė
flet me gojė. Njė herė thotė mė fal, tė kam shkaktuar
dhimbje, njė herė thotė qė jam unė qė i kam nxirė jetėn.
Njė herė mė dashuron marrėzisht dhe njė herė tjetėr nuk
di a mė do mė. Nuk di mė as unė ku te bazohem sepse nuk
kam konkretisht njė person me njohuri mbi Islamin dhe
Kuranin qė tė flas gojarisht. Nė fakt unė kam disa kohė
qė e sjell nė mendjen time njė fakt tė tillė, pra qė
atij mund t`i kenė bėrė magji dhe dyshoj shumė te njė
femėr (Allahu mė falte), e cila ka kohė qė tenton tė
hyjė mes nesh (dhe me sa duket ia ka arritur qėllimit).
Nuk po mundem as tė komunikoj me tė fejuarin dhe jo tė
pretendoj t`i them tė tilla dyshime e aq mė tepėr ta ēoj
tek persona tė tillė qė pretendojnė tė shėrojnė me anė
tė Kuranit (nuk di a duhet besuar te kėta persona nė
fakt). Nė atė faqe midis tė tjerash shkruheshin ajetet
nga sure tė caktuara tė cilat i lexoheshin tė prekurit
nga magjia. Unė nuk e kam kėtė mundėsi dhe shpresa e
vetme janė lutjet dhe sexhdet qė i bėj Allahut natėn dhe
ditėn. Kur njeriu ėshtė nė hall ēfarė nuk bėn dhe unė
jam duke i pėrmbledhur kėto sure bashkė duke menduar qė
t`i lexoj vetė (dashtė Allahu), por me dedikim pėr tė
fejuarin. Desha tė di nėse mė lejohet ndonjė foto e tij
meqenėse atė nuk kam ku e gjej (dhe tė mendosh se
jetojmė vetėm 10 minuta larg njėri-tjetrit), pasi ka
prerė ēdo lloj komunikimi me mua. Tė gjitha kėto i kam
shoqėruar me lutje dhe sexhde ndaj Allahut, por sapo kam
hyrė nė Islam dhe nuk kam pothuajse aspak informacion.
Ju lutem mė ktheni njė pėrgjigje tė shpejtė qoftė dhe
nėpėrmjet kėsaj adrese, ku mund tė mė sqaroni diēka mė
konkrete.
1-A ia vlen mundimi im nė kėto kushte qė dua ta
praktikoj?
2-A duhet nė tė vėrtetė t`i drejtohemi personave tė
tille qė shėrojnė magji me Kuran (kur tė tillė
pretendojnė shumė nė ditėt e sotme)?
-Nėse mund tė mė rekomandoni ju ndonjė emėr tė njė
njeriu tė tillė.
3-A kam shpresė (dashtė Allahu) qė veē me lutje dhe
sexhde ndaj Tij tė pėrmirėsoj situatėn nė tė cilėn
ndodhem?
Allahu ju shpėrbleftė!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Motėr e nderuar, ju kėrkojmė falje pėr vonimin e
pėrgjigjes, pasi nuk arritėm t'ju shkruajmė mė herėt.
Ėshtė shumė problematike tė pėrcaktohet problemi mes njė
burri e gruaje, pasi ekzistojnė njė mori rrethanash qė
ndikojnė pėr tė krijuar kriza tė natyrave tė ndryshme nė
mes tyre. Prandaj ne nuk mund tė flasim rreth definimit
tė problemit dhe a ėshtė magji apo jo. Ajo ēfarė mund
t'ju japim ne janė vetėm kėshilla, tė cilat ndoshta do
t`ju mundėsojnė ta evitoni problemin ose tė ndėrmerrni
hapin e qėlluar nė krizėn me tė cilėn ballafaqoheni.
Mė sė pari mundohuni tė kuptoni nga burri juaj se cili
ėshtė nė fakt problemi mes jush. Kėtė mund ta bėni duke
u ulur me tė dhe duke sqaruar se cilat janė problemet
konkrete tė cilat e bėjnė burrin tuaj tė ketė atė
sjellje me ju. Nėse ju nuk arrini dot tė bisedoni me tė,
atėherė le ta bėjė kėtė dikush tjetėr qė keni besim ju
dhe burri juaj; ai le tė flasė me tė. Jemi tė bindur se
mundi juaj nė kėtė formė do ta ketė efektin e saj,
posaēėrisht nėse janė probleme tė natyrės organike ose
konkrete.
Gjithashtu edhe duaja dhe lutja ndaj Allahut tė
Lartėsuar tė cilin ju e bėni, vazhdoni ta bėni ēdo herė
dhe nė ēdo kohė. Edhe nėse i mblidhni lutjet e ndryshme
nga Kurani dhe lutjet e tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe
paqja qofshin mbi tė, dhe i lexoni ato herė pas here
duke iu mbėshtetur Allahut qė t'ua zgjidhė problemin,
bėn dhe lejohet. Nuk ėshtė e nevojshme qė tė keni para
vetes fotografi tė burrit, qė tė bėni lutje pėr tė,
madje kjo edhe nuk ėshtė e lejuar. Mjafton qė ju tė jeni
e sinqertė ndaj Allahut tė Madhėrishėm dhe Ai e di mė sė
miri gjendjen tėnde dhe tė tė gjithė njerėzve.
Ndėrsa sa i pėrket shkuarjes te hoxhallarėt qė shėrojnė
nga magjia, themi se mund tė kontaktoni edhe me ta dhe
tė konsultoheni, por kini kujdes se tė tillėt janė tė
paktė. Shumica e atyre qė pretendojnė se bėjnė shėrimin
me magji janė mashtrues dhe merren me forma tė veprimeve
tė ndaluara vetėm qė t'i mashtrojnė njerėzit. Ne do tė
dėrgojmė adresa tė hoxhallarėve qė shėrojnė me Kuran dhe
lutje profetike, qė tė mund tė kontaktoni me ta.
Pėr fund, ju kėshillojmė qė tė mbėshteteni nė Allahun e
Lartėsuar dhe tė keni mendim tė mirė ndaj Tij dhe dijeni
se pas ēdo vėshtirėsie vjen lehtėsimi, prandaj mos u
mėrzitni duke e lutur Atė.