Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Kam njė problem me gruan

Pyetja:

Selam alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Kam njė problem me gruan. Nuk do tė hyj assesi nė detaje tė problemit, por do ta tregoj shkakun kryesor pse po ju shkruaj, qė tė mė ndihmoni.
Duke u grindur me gruan, gruaja mė tha: “Allahu mos ma pruftė me qenė me ty nė xhenet, qoftė edhe nėse vetė jam atje." Kjo fjali mė ka shtangur krejt, ma ka thyer zemrėn tepėr dhe mė ėshtė duk sikur vėrtet u ndamė nė ahiret dhe ashtu po mė duket. Unė hoxhė e dua gruan, porse tash mė ka tronditur tepėr. Tė lutem mė trego a e kam hallall tė qėndroj ende me tė sepse kjo dua ėshtė tepėr e rrezikshme, ngase kėtu njeriu ose duhet tė shkojė nė xhehenem ose duhet tė ndahemi, qė mos tė jemi bashkė (apo ndoshta po gjykoj gabim). Ajo qė unė tash po shoh pėr momentin ėshtė se nuk janė raportet me gruan si mė parė. Do tė kisha pritur tė mė thoshte tė gjitha fjalėt e botės, mė tė kėqijat, porse tė bėjė kėtė dua s’kam pritur kurrė. Edhe sikur tė isha akuzuar pėr imoralitet s’do ta kisha pritur kaq rėndė.


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Vėlla i nderuar, fillimisht ju kėrkojmė falje pėr vonimin e pėrgjigjes, pasi nuk ishim nė gjendje t’ju shkruanim mė herėt.

Jeta bashkėshortore ashtu si ėshtė e mbushur me momente gėzimi, lumturie, qetėsie dhe hareje, ka edhe momente pakėnaqėsish, mėrzish dhe hidhėrimit mes bashkėshortėve. Madje vetėm kėshtu mund tė konsiderohet njė jetė bashkėshortore normale, pasi burri dhe gruaja sado qė tė kenė personalitete tė ngjashme, prapėseprapė duhet tė kenė dallime nė mes tyre. Ėshtė e vėrtetė se kufiri mes kėnaqėsive dhe pakėnaqėsive nuk ėshtė i njėjtė te tė gjithė bashkėshortėt, pasi te disa ēifte problemet janė mė tė theksuara se te tė tjerėt, varėsisht prej rrethanave tė shumta qė ndikojnė dhe prej aftėsisė sė bashkėshortėve qė t’i pėrballojnė mospajtimet.
 
Pastaj emocioni dhe ndjeshmėria te femrat nė pėrgjithėsi ėshtė shumė mė e theksuar se te meshkujt. Pėr ta kuptuar kėtė nuk ka nevojė ndonjė thellim ose studim; mjafton vetėm tė kujtojmė ndonjė ngjarje shqetėsuese nė familje ose nė rrethin tonė dhe ta kujtojmė se si e pėrballuan burrat e si gratė. Shprehja e gėzimit dhe e hidhėrimit te burrat ėshtė mė i pėrmbajtur sesa te gratė. Ėshtė mė se e sigurt se demonstrimi i zemėrimit te burrat ėshtė mė evident, pasi ata kanė fuqinė, zėrin dhe kėshtu me radhė, por kėtu kemi pėr qėllim ndjenjat e brendshme, prekjen, shqetėsimin, tronditjen, frikėn, etj.   

Pas kėsaj, ju themi se njeriu gjatė hidhėrimit mund ta thotė ndonjė fjalė ose edhe ofendim tė cilin nuk do ta thoshte nė raste normale dhe kur ėshtė i qetė. Edhe kjo nuk ėshtė e njėjtė te tė gjithė njerėzit, por nė pėrgjithėsi momentet e hidhėrimeve janė ēaste kur njeriu del prej kontrollit. Pėr kėtė, ajo fjalė qė ka dalė nga goja e gruas suaj ėshtė rezultat i rrethanave tė caktuara dhe ajo mund ta ketė thėnė atė fjalė pa menduar. Nga letra juaj mund tė kuptojmė se jeni njė tip emocional dhe i ndjeshėm edhe ju, prandaj ndiheni keq nga kjo fjalė dhe preokupoheni me mendime jo tė drejta karshi gruas suaj. Ne e pėrmendėm mė herėt se femra emocionohet mė shumė se mashkulli, prandaj edhe mund ta thotė ndonjė fjalė jo tė matur mirė, si thuhet nė popull se fjalėn e fundit e thotė tė parėn. Mu pėr kėtė natyrė tė femrave edhe Allahu i Lartėsuar nuk ia la nė dorė ēėshtjen e shkurorėzimit asaj. Nė Islam, nėse gruaja edhe njė qind herė deklaron se nuk e dėshiron burrin apo se do qė tė ndahet, kjo nuk ka peshė nė ndarjen e ēiftit, pasi nė momente tė caktuara tė shqetėsimit dhe hidhėrimit tė saj, fjala e parė qė do tė thoshte ėshtė kjo. Ndėrsa nė anėn tjetėr, trajtimi i deklarimit tė burrit nė kėtė (pėr divorc) ėshtė ndryshe, ai nuk ka tė drejtė qė as nė shaka ta thotė kėtė. I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė thotė:

“Nė tri gjėra serioziteti nė to konsiderohet seriozitet, por edhe shakaja konsiderohet seriozitet: martesa, shkurorėzimi dhe kthimi i gruas pas shkurorėzimit”1

Ndoshta dikush do ta shihte kėtė trajtim tė femrės rreth divorcit si mangėsi, por assesi nuk ėshtė e drejtė kjo. Nė Islam edhe mashkulli edhe femra nė natyrėn e tyre kanė cilėsi dhe karakteristika qė dallojnė nga njėri-tjetri, prandaj edhe natyra e femrės qė tė jetė mė emocionale, mė e prekshme dhe mė e ndjeshme nė vetvete ka pėrparėsi dhe pozitivitete tė cilat vėrehen nė shumė fusha, posaēėrisht karshi fėmijės sė saj.

Tė flasėsh pėr kėto gjėra ka shumė ēfarė tė thuhet, por nė kėtė pėrgjigje ne edhe njė herė ju kėshillojmė qė tė mos merreni shumė me atė fjalė qė keni dėgjuar nga gruaja juaj, pasi duhet ta keni parasysh se janė tė mundshme nga femrat tė dalin fjalė tė kėtilla tė pakontrolluara si rezultat i rrethanave dhe mospajtimeve qė ndodhin. Ne gjithsesi ju vėrtetojmė se edhe nė tė ardhmen, nė situata tė ndryshme me gruan tuaj, do tė mund tė dėgjoni fjalė tė ngjashme dhe nuk do tė pėrfitoni asgjė nėse ndaleni dhe i peshoni fjalėt kėshtu si keni bėrė tani, madje kėshtu vetėm se do ta eskaloni situatėn edhe mė shumė nė vend se ta qetėsoni.

Mospajtimet dhe pakėnaqėsitė e ndėrsjella ndodhin mes tė gjithė bashkėshortėve, nė ēdo vend dhe nė ēdo kohė, madje mospajtime ka pasur ndonjėherė edhe i Dėrguari i ynė, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, me gruan e tij Aishen, Allahu qoftė i kėnaqur me tė.

Shėnon Ebu Daudi dhe disa tė tjerė njė rast kur Ebu Bekri, qė ka qenė babai i Aishes gruas sė Profetit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, ka shkuar nė vizitė nė shtėpinė e tė Dėrguarit salallahu alejhi ve selem dhe kur ka kėrkuar leje pėr tė hyrė brenda, dėgjon zėrin e ngritur tė Aishes duke i folur burrit tė saj e hidhėruar. Kur Ebu Bekri hyn brenda, dėshiron qė ta edukojė vajzėn e tij qė tė mos e ngrejė zėrin e tė hidhėrohet me tė Dėrguarin salallahu alejhi ve selem dhe i drejtohet ta godasė Aishen.

I Dėrguari salallahu alejhi ue selem, i del pėrpara dhe fillon ta mbrojė nga tentimet e babait tė saj. Ebu Bekri hidhėrohet dhe del nga shtėpia, ndėrsa i Dėrguari salallahu alejhi ve selem i kthehet Aishes dhe i thotė nė formė shakaje: “Si t’u duk kur tė mbrojta nga ky njeri qė dėshironte tė tė rrihte?’ Ebu Bekri njė kohė nuk shkon nė shtėpi tė tė Dėrguarit dhe kur shkon pas njė kohe, kėrkon leje pėr tė hyrė dhe kur e sheh se janė pajtuar u thotė atyre: “Mė lejoni tė hyj tani kur jeni pajtuar ashtu si mė keni lėnė tė hyj kur keni qenė tė hidhėruar.”
I Dėrguari salallahu alejhi ve selem qesh dhe thotė: “Do ta bėjmė, do ta bėjmė.”
2

Pastaj nė njė hadith tjetėr Profeti salallahu alejhi ve selem i thotė Aishes: “Unė e kuptoj gjithmonė kur ti je e kėnaqur me mua dhe kur je e hidhėruar. Kur je e kėnaqur me mua ti thua: “Jo, pėr hir tė Zotit tė Muhamedit”. Ndėrsa kur je e hidhėruar thua: “Jo, pėr hir tė Zotit tė Ibrahimit.3

Do tė thotė se kur ajo ishte e pajtuar me tė, ia pėrmendte emrin, ndėrsa kur ishte e hidhėruar nuk ia pėrmendte emrin atij, por nė vend tė tij ia pėrmendte emrin e tė Dėrguarit Ibrahim.


Pėr fund, lus Allahun e Lartėsuar t’ju bekojė tė dyve dhe t’ju jap martesė tė lumtur me sa mė pak probleme dhe t’ju shpėrblejė me tė mira nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. Amin!

 

Alaudin Abazi
11.10.2009


 

1 Hadithin e shėnon Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Albani e cilėson Hasen.

2 Shėnon Ebu Daudi, dhe Ibėn Haxheri e cilėson Hasen.

3 Hadithin e cilėson tė saktė Albani nė Sahihul Xhami.

                                             www.klubikulturor.com