Jam duke e ndjekur me kujdes faqen tuaj, Allahut ju
shpėrbleftė me tė mirat e Tij pėr punėn qė po bėni dhe
kėshillat qė po jepni.
Unė kam disa ēėshtje preokupuese, pyetje.
Jam 30-vjeēare, kam kryer fakultetin, punoj po ashtu, po
nganjėherė po ndihem ashtu e padisponim, e pamotivuar
pėr jetė, tė gjitha arritjet i arrij me vėshtirėsi,
ashtu gjithēka nė minutėn e fundit, nuk di pse po me tė
vėrtetė mundohem shumė dhe arrij pak. Namazin e fal, ama
jo rregullisht. Me sa kam lexuar disa faqe muslimane nga
pėrgjigjet tuaja, se ėshtė mirė tė shkohet te hoxha qė
bėjnė ruku dhe kėndim tė Kuranit, ju lutem a ka mundėsi
tė kem njė nr kontaktues tė kėtyre hoxhallarėve, nėse
mund tu them kėshtu. Besoj se do tė mė kishin ndihmuar
se kohėn e fundit kam problem se edhe rrobat mė humbin
shumė, brenda kėtij viti diku mė kanė humbur 6 bluza,
brenda shtėpisė kur po i kėrkoj nuk i gjej nė dollap tė
rrobave.
Po ashtu jam e pafejuar, tash jam duke u takuar me njė
djalė qė fal 5 kohė namaz, i ngritur profesionalisht,
njė njeri shumė i mirė, ai ėshtė i gatshėm qė tė fejohet
me mua, po unė jam shumė e pasigurt me atė njeri, herė
mė pėlqen pamja e tij herė jo, megjithėse e di se nuk ka
peshė pamja fizike e njė njeriu po shpirti i tij, po unė
po e kam shumė tė vėshtirė tė marr njė hap tė tillė, kam
bėrė namazin e istihares po nuk po di si tė veproj
mendja thotė ndryshe zemra ndryshe, mos po e humb njė
njeri tė mirė qė e ka frikė Allahun xh.sh..
Ju lutem qė tė mė pėrgjigjeni sa mė shpejt qė mundeni,
se jam nė hall tė madh me tė vėrtetė, nuk po kam as
gjumė, as oreks, as qetėsi shpirtėrore, jam nė njė
mjegull tė madhe besomėni.
Zoti ju shpėrbleftė!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja
dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen e tij,
mbi
shokėt
e tij
dhe mbi
tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
Pyetėse e nderuar, selam alejkum ue rahmetullahi ue
berekatuh! Jemi mirėnjohės pėr besimin qė keni treguar
te faqja jonė, lusim Allahun e Lartėsuar tė na bėjė nga
ata qė pėrpiqen tė mbjellin fatbardhėsi e begati nė
shpirtrat e njerėzve, ndėrsa ju tju ruajė, tju
saktėsojė, t`ju furnizojė me dituri tė dobishme dhe
vepra tė mira, amin!
Ēėshtja e parė me tė cilėn do ta filloja kėtė pėrgjigje
ėshtė rreth namazit, pasi bėhet fjalė pėr njė adhurim
shumė tė rėndėsishėm pėr besimtarin dhe besimtaren.
Motėr e nderuar, ju porosisim qė nė kėtė tė mos
neglizhoni, por tė mundoheni ta falni atė me rregull e
pėrpikėri. Me kėtė ju pėrmirėsoni raportin me Krijuesin
tuaj, i cili ka nė dorė ēdo gjė, Ai ėshtė i vetmi qė me
lejen e vullnetin e Tij bėhen gjėrat. Prandaj hapi parė
qė duhet ta ndėrmerrni pėr t`i zgjidhur problemet tuaja,
pėr tė cilat na shkruani, ėshtė qė ta pėrmirėsoni
raportin me Zotin tuaj.
Pėr sa u pėrket problemeve tė natyrės qė kanė nevojė pėr
trajtim nga hoxhallarėt e mirėfilltė tė cilėt shėrojnė (bėjnė
rukje) me Kuran dhe lutje pejngamberike, do t`ua
dėrgojmė adresat e tyre me lejen e Allahut.
Ndėrsa nė lidhje me fejesėn qė po ju ofron djali nė
fjalė, nuk themi se ėshtė njė mundėsi qė nuk duhet
lėshuar, por prolongimi i kėsaj ėshtė i dėmshėm pėr tė
dy ju. Prandaj sa mė shpejt pėrfundojeni kėtė kontakt
ose me fejesė ose me ndėrprerje (nėse nuk doni tė
bashkoheni me tė). Dijeni se vazhdimi i kontaktit nė
kėtė formė ėshtė i jashtėligjshėm nė Islam. Ne do t`ju
kėshillonim qė ta vlerėsoni ofertėn, pasi ai ėshtė
besimtar dhe keni vėrejtur cilėsi tė mira tek ai,
fatkeqėsisht vėshtirė tė gjenden kėto nė kohėn tonė.
Pamja ėshtė diēka dytėsore, madje edhe e pavlerė nėse
poseduesi ėshtė me karakter e veēori tė kėqija.
Mbėshtetuni nė Allahun dhe bėjeni zgjedhje duke e lutur
Atė t`ju japė hairin dhe inshallah, me lejen e Tij, do
ta arrini atė. Allahu e di mė sė miri!