Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Jam 20-vjeēare dhe kam probleme tė mėdha nė jetė

Pyetja:

Selam alejkum! Jam njė vajzė 20-vjeēare, kam probleme tė mėdha nė jetė. Kam shumė pak fat qė dy herė tentoj tė regjistrohem nė fakultet, por nuk mundem herėn e dytė isha shumė afėr pastaj kam problem intime. Kam nevojė shumė pėr dikė edhe gjatė Ramazanit mė ka ndodhur tė kem epsh, por s'mundem ta gjej fatin e jetės edhe pse falem dhe lutem gjithmonė dhe Allahu e di se nuk e kam mendjen te harami. Kur dal me dikė, edhe pse ai person bėn shumė pas meje pas takimit mė ka ndodhur sė fundmi qė kėrkon t'i ndėrpresė kontaktet. Kam pasur edhe dy raste tė ngjashme tani. Jam shumė e dėshpėruar kudo mė shkojnė mendtė edhe se dikush ka mundur tė mė bėjė magji. Pyetja ime ėshtė pse po mė ndodhin kėto, pse s'kam pėrgjigje nė lutjet e mia a ėshtė ēėshtje pėrcaktimi nga ana e Allahut apo mund tė jetė magji apo ndonjė problem tek unė dhe ju lutem tė mė tregoni si t'i kaloj nėse ėshtė si pasojė e kėtyre dy tė fundit dhe si tė ruhem qė tė mos kem epsh dhe kėtė nevojė qė ta kem afėr vetes dikė? Faleminderit, Allahu ju shpėrbleftė!


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit!
Motėr e nderuar, nė pyetjen tuaj ngrini njė numėr problemesh, tė cilat ju shqetėsojnė dhe kėrkoni sqarime rreth tyre. Ne do tė mundohemi me lejen e Zotit t`ju japim njė pėrgjigje duke u ndalur nė secilin shqetėsim tuajin, por paraprakisht ju bėjmė me dije se problemet qė paraqisni se ju preokupojnė, janė tė natyrave normale dhe me to ballafaqohet ēdo i ri i cili ka moshėn tuaj. Prandaj ju kėshillojmė qė mos t'i trajtoni si probleme tė mėdha ashtu si shpreheni ju qė nė fillim, pasi me plot pėrgjegjėsi ju themi se nuk janė ashtu. Nė vazhdim do tė ndalemi nė secilin shqetėsim tuajin, qė edhe ju tė bindeni se nuk janė probleme qė trazojnė, kėto gjėra qė ju preokupojnė.
- Nė lidhje me mospranimin tuaj nė fakultet, edhe pse ju pėr kėtė keni provuar dy herė themi se kjo ėshtė mė se normale, madje nėse dėshirojmė tė jemi real, nė kohėt e sotme mė e panatyrshme ėshtė qė njeriu tė pranohet me herėn e parė apo tė dytė nė fakultet se sa mos tė pranohet. Ne njohim shumė njerėz dhe kolegė qė kanė provuar me dhjetėra herė, tė hynė nė fakultete, por tani kanė mbetur pa tė. Po ua themi edhe kėtė, qė tė jemi tė sinqertė me ju se edhe ne vetė jemi ballafaquar me probleme tė shumta derisa kemi arritur tė hymė nė fakultet. Disa herė jemi pėrpjekur dhe kemi hulumtuar forma tė mundshme derisa Allahu e bėri tė mundshme kėtė. Sido qė tė jetė, ju themi se nuk duhet t`ju mėrzisė jashtė mase kjo pamundėsi, pasi qė ėshtė njė problem real dhe i natyrshėm, me tė cilin ballafaqohen shumė njerėz, duke i pasur parasysh rrethanat e kohės sonė. Gjithashtu e kemi parasysh ndjenjėn e mėrzisė qė keni, kjo ėshtė mė se e natyrshme dhe kėtė e ka secili, por nuk guxon qė kjo t’u kaloj nė depresion dhe ta lidhni tėrė ardhmėrinė tuaj me vijimin e shkollimit dhe nėse kjo nuk ndodh, atėherė ta mendoni se jeta juaj do tė jetė errėsirė. Duhet ta keni parasysh se suksesi, respektivisht mossuksesi i njeriut nuk ėshtė nė dorėn e tij dhe nuk ndėrlidhet detyrimisht vetėm nė mundin dhe sakrificėn qė ne e japim, por ajo ndėrlidhet me caktimin e Allahut dhe nė Dorėn e Tij ėshtė ēdo gjė. Pastaj ju duhet ta dini se njeriu nė jetė shumė gjėra i mendon se janė mira pėr tė, kurse nė fakt ato janė tė dėmshme dhe anasjelltas. Allahu i Madhėruar thotė nė Kuran:
“Por ju mund ta urreni njė gjė, ndėrkohė qė ajo ėshtė e mirė pėr ju e mund ta doni njė gjė, ndėrkohė qė ajo ėshtė e dėmshme pėr ju. Allahu di, kurse ju nuk dini.” (Bekare, 216)
Gjithashtu thotė:
“...ėshtė e mundur qė juve tė mos ju pėlqejė diēka, por qė Allahu nė atė do t’ju sjellė shumė tė mira.” (Nisa, 19)
- Problemi i epshit tė cilin e pėrmendni prapė ėshtė njė natyrshmėri me tė cilėn ballafaqohen tė gjithė njerėzit, posaēėrisht tė moshės suaj dhe kjo ėshtė e njėjtė sikur te meshkujt ashtu edhe te femrat. Instinkti seksual dhe prirja apo nevoja pėr tė qenė afėr bashkėshortit respektivisht bashkėshortes (palės tjetėr), ėshtė njė dėshirė e vetvetishme me tė cilėn njeriu ėshtė krijuar nga Zoti i tij. Prandaj femra e ka kėtė instinkt dhe kjo ėshtė pjesė e karakterit tė saj ashtu sikurse edhe mashkulli. Me njė fjalė, kjo ēėshtje nė asnjė formė nuk ėshtė e pakėndshme apo e pėshtirė dhe nuk duhet tė jetė shqetėsim qė ju preokupon se pse e keni. Pastaj edhe njeriu nė kėtė pikėpamje ėshtė i dobėt dhe ka nevojė pėr martesė dhe plotėsimin e kėtyre nevojave me metodė tė lejuar. Pėr kėtė, kur Allahu i Madhėruar flet pėr martesėn dhe disa dispozita qė kanė tė bėjnė me tė, nė fund tė ajeteve thotė:
“Allahu dėshiron qė t’jua lehtėsojė (barrėt), pasi njeriu ėshtė krijuar si njė qenie e pafuqishme (dobėt).”(Nisa, 28). Pra njeriu ėshtė qenie e dobėt dhe e ka vėshtirė tė pėrmbahet, posaēėrisht nė ēėshtjen e marrėdhėnies bashkėshortore.
Duke e pasur parasysh kėtė ju kėshillojmė pikėsėpari tė jeni e vetėdijshme se ju keni nevojė ta plotėsoni veten tuaj duke gjetur partnerin jetės. Gjithashtu duhet ta keni parasysh se kjo realizohet duke u mbėshtetur nė Allahun dhe lutur Atė, ashtu si theksoni edhe ju, por nė tė njėjtėn kohė edhe duke mos tejkaluar kufijtė e pėrcaktuara nga Allahu i Gjithėfuqishėm. Forma e takimeve me meshkujt tė huaj dhe zgjerimi i raporteve me ta, duke u shoqėruar, dalė, argėtuar, etj., pa qartėsuar formėn e raportit nė mes juve, nė Islam kjo nuk lejohet. Me fjalė tjera nė mėsimet islame ėshtė e vėrtetuar shumė qartė se lidhjet tė cilat krijohen nė mes tė njė ēifti dhe shoqėrimi i ndėrsjellė para martese ose fejese ėshtė i papranuar dhe ky veprim ėshtė shkelje e dispozitave islame. Femra nuk e ka tė ndaluar qė tė takohet me personin qė i propozon martesė atij dhe tė bisedojė e tė sqarohet pėr gjėrat tė cilat i interesojnė dhe anasjelltas, por atyre nė asnjė formė nuk u lejohet tė fillojnė shoqėrimin, tė dalin, tė zbaviten, tė takohen e tė bisedojnė, pa lidhur kontratė fejese ose martese. Prandaj ju kėshillojmė qė ta keni parasysh kėtė dhe mundohuni ta aplikoni, gjatė shanseve qė ju ofrohen nga ata njerėz qė ju propozojnė martesė. Dilni me ta, por gjithmonė duke u shoqėruar nga dikush i afėrm i juaji, pastaj nėse pėlqeheni nė mes vete, mos lejo ta zgjeroni raportin pa u qartėsuar dhe lidhur fejesė. Kėshtu ju i pėrmbaheni dispozitave tė Allahut dhe arrini kėnaqėsinė e Tij dhe pa dyshim kjo do tė jetė edhe shkak qė ju tė arrini sukses nė gjetjen e partnerit tė jetės suaj. Allahu i Lartėsuar thotė:
“Ata qė pendohen, e adhurojnė Allahun, e falėnderojnė Atė, agjėrojnė, pėrkulen (nė namaz), bien nė sexhde (gjatė namazit), urdhėrojnė vepra tė mira, pengojnė tė kėqijat dhe u pėrmbahen kufijve tė caktuar nga Allahu. Jepu myzhde (lajmin e mirė) besimtarėve!” (Teube, 112). Pra jepu tė tillėve qė u pėrmbahen dispozitave tė Allahut se do tė jenė tė shpėtuarit.

- Pėr sa i pėrket magjisė themi se ėshtė vėshtirė tė pėrcaktohet pėr njė problem me tė cilėn ballafaqohet njeriu, a mund tė jetė arsye magjia apo jo. Por nga pėrshkrimi i shqetėsimeve tuaja nė letėr mendojmė se nuk keni ndonjė problem tė tillė, qė do tė na bėnte tė besonim se keni magji apo diēka tė ngjashme. Kjo pėr faktin se tė gjitha preokupimet tuaja janė gjėra me tė cilat ballafaqohen njerėzit. Pastaj edhe mosha e juaj dhe karakteri (mund tė jeni mė e ndjeshme) luan rol. Ndoshta ju i merrni disa situata me tė cilat ballafaqoheni si tragjike, por nė realitet nuk janė edhe aq tė jashtėzakonshme.
- Nė lidhje me lutjet tė cilat ia drejton Allahut por nuk gjen pėrgjigje, mund tė lexosh kėtu:
http://www.klubikulturor.com/pyetje/2008/i_lutem_zotit_per_dicka

_por_zoti_nuk_ma_kthen_lutjen.htm

Motėr e nderuar, ju falėnderojmė pėr besimin qė keni treguar me letrėn tuaj dhe ne edhe njė herė ju kėshillojmė se njeriu sa tė jetė nė kėtė botė do tė sfidohet me probleme tė shumta. Mos lejoni qė kėto t`ju dobėsojnė nė atė masė sa tė dorėzoheni, por pėrvishuni punės dhe vazhdoni jetėn duke u munduar ta tejkaloni ēdo vėshtirėsi dhe kėshtu tė arrini suksesin me tė cilin pa dyshim do tė krenoheni dikur. Lusim Allahun e Lartėsuar qė t`ju forcojė, t'ua lehtėsojė dhe ta arrini qetėsinė, rehatinė dhe suksesin nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. Amin!

 

Alaudin Abazi
13.12.2009

                                             www.klubikulturor.com