Selam alejkum. Ju pėrgėzoj pėr faqen. Kam njė pyetje.
A mund tė shkoj nė mbrėmjen e maturės, ama normal
kuptohet tė mos zhvishem lakuriq, tė mos pėrdor alkoole,
gjėra haram?
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Me kėtė rast nuk kemi kohė tė zgjerohemi shumė nė lidhje
me mbrėmjen e maturės dhe pjesėmarrjes nė te, por themi
se njė besimtar ose njė besimtare e cila dėshiron ta
mbrojė fenė e vet dhe qė Allahu tė jetė i kėnaqur me tė,
nuk do tė duhej qė tė merrte pjesė nė takime tė kėtilla.
E kemi parasysh se ēfarė momenti pėrjeton njė i ri i
cili arrin fundin e shkollės sė mesme dhe ai ndoshta e
ndien nevojėn qė ta shėnojė atė me njė manifestim, por
fatkeqėsisht manifestimet nė kėto mbrėmje tejkalojnė ēdo
dinjitet dhe mirėsi.
Shpenzimet, pėrzierja mes dy gjinive, lakuriqėsia,
muzika, alkooli, amoraliteti, janė ato qė e shoqėrojnė
kėtė natė. Prandaj ju kėshillojmė qė t'i largoheni
shkuarjes nė kėtė natė, pasi nuk ekziston asnjė moment
qė do tė ishte nė favor tuajin dhe qė do tė pėrfitonit
ndonjė gjė.