A lejohet tė vendoset nė mur emri Allah ose
Muhamed ose ajete te Kuranit?
Pyetja:
Eselamu alejkum! A lejohet tė vendoset nė mur emri Allah
ose Muhamed ose ajete tė Kuranit? Gjithashtu a lejohet
t’i lėsh kėto si foto nė display nė msn ose si walpaper
nė PC?
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Ka mendime nė kėtė problematikė te dijetarėt. Disa nga
ata kanė thėnė se ėshtė e ndaluar vėnia e ajeteve ose
emrit Allah nėpėr mure dhe vende tė ndryshme, pasi me
kėtė devijohet qėllimi se pse ėshtė zbritur Kurani dhe
nėnvlerėsohet vlera dhe madhėrimi i kėtyre ajeteve. Kjo
pėr faktin se familjarėt mėsohen me ato pamje dhe humbin
ndjenjėn se ato janė fjalė tė Allahut dhe mund tė
nėnvlerėsohen ose tė bien nė tokė dhe tė mos nderohen
nga dikush qė nuk e di vlerėn e tyre. Gjithashtu pasi
kjo edhe nuk ishte traditė e muslimanėve tė hershėm.
Ndėrsa disa tė tjerė kanė thėnė se lejohet pasi nė kėtė
formė njeriu rikujtohet nė raste tė ndryshme kur i lexon
ato, madje ata thonė se ndoshta nė disa situata ka
mundėsi qė njeriu tė kėshillohet nga leximi i atyre
ajeteve dhe ka mundėsi tė heqė dorė nga mėkati, etj.
Sido qė tė jetė themi se tė dyja kėto mendime janė tė
drejta varėsisht se pėr ēfarė qėllimi bėhet vėnia e
kėtyre ajeteve nė mure dhe vende tė tjera. Prandaj nėse
ėshtė pėr qėllimi rikujtimi dhe kėshillimi, atėherė
inshallah nuk ka tė keqe, por nėse ėshtė pėr qėllimi
zbukurimi dhe dukja apo edhe pėr bereqet, atėherė duhet
tė largohemi nga kjo. Allahu e di mė sė miri!