Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
A lejohet tė dal imam pasi e kam falur drekėn?

Pyetja:

A lejohet tė dal imam? P.sh., e kam falur drekėn dhe vijnė dhe mė thonė “a po na fal drekėn?” A mė lejohet tė dal imam kur unė e kam falur drekėn njė herė?


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Ndryshimi i nijetit gjatė faljes, nė mes imamit dhe xhematit, ėshtė njė ēėshtje pėr tė cilėn ka mendime tė fukahatė. Pėr shkak tė kohės, nuk do tė zgjerohemi nė sjelljen e mendimeve dhe argumenteve, por themi se mė e sakta ėshtė se lejohet dallimi i nijetit nė mes imamit dhe xhematliut qė falet pas tij. Kėshtu qė lejohet imami qė ta falė drekėn pėr herė tė dytė (qė pėr tė ajo ėshtė nafile), kurse njerėzit tė cilėt falen pas tij falin drekėn obligative. Ose edhe e kundėrta, qė imami tė falė drekėn obligative, kurse xhematlinjtė tė falin nafile pas tij.

Shkaku pse lejohet kjo ėshtė se kemi njė numėr citatesh qė vėrtetojnė saktėsinė e kėsaj praktike. Ne do tė pėrmendim mė tė saktat dhe mė tė qėndrueshmet:

- Me njė rast i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, e fali namazin dhe kur u kthye, pa dy persona qė nuk ishin falur nė njė qosh tė xhamisė. Ai i thirri dhe i pyeti se pse nuk u falėn. Ata thanė se ishin falur nė vendin e tyre para se tė vinin nė xhami. Atėherė Muhamedi salallahu alejhi ue selem u tha: “Mos veproni kėshtu mė, nėse dikush falet nė shtėpi dhe e arrin imamin (nė xhami) para se tė jetė falur, le tė falet me tė dhe kjo llogaritet nafile pėr tė.” Shėnon Ebu Davudi dhe hadithi ėshtė i saktė.

- Muadh Ibėn Xhebeli, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, e falte namazin e jacisė me tė Dėrguarin, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, pastaj shkonte te farefisi i tij dhe ua falte jacinė atyre, kurse pėr tė ajo ishte nafile. Shėnon Buhariu dhe Muslimi.

 


Alaudin Abazi
11.1.2009

                                             www.klubikulturor.com