Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
A kam pėr tė qenė ndonjėherė e lumtur?

Pyetja:

Selam alejkum!

Jam njė vajzė 20-vjeēare. Jam fejuar nė moshėn 18-vjeēare dhe jemi martuar. Para se tė fejohem dhe tė martohem nuk kam pasur tė dashur dhe ky ka qenė i pari pėr mua. As marrėdhėnie nuk kemi pasur deri natėn e martesės. Por vetėm 4 muaj pasi isha e martuar, pėr shkak qė ish-burri ka pasur njė femėr tjetėr, bile e fesė katolike- njė kohė tė gjatė e kam duruar dhe e kam toleruar qė tė mos ndodhte ndarja- u ndamė. Nuk e di pėr ēka mė ka dėnuar Allahu mua. Besoj qė nuk kam bėrė asnjė gjė kaq tė keqe qė tė mė dėnojė Zoti kėshtu. Unė e kam dashur shumė atė dhe krejt gjėrat i kam bėrė siē ka dashur ai, vetėm qė tė mos ndahemi, por ai ka luajtur me mua dhe nuk e ka pasur seriozisht. Ne u bashkuam me shkesė. Po mė vjen ēudi pėr ēka ėshtė martuar me mua dhe ma ka shkatėrruar jetėn. Unė veē kam ndenjur me nėnėn dhe babanė e tij, kurse ai mė ka lėnė gjithmonė vetėm. Dua tė di a ka pėr ta dėnuar Allahu atė dhe si ka pėr ta dėnuar. Dhe po ju lutem tė mė shpjegoni se ku kam gabuar unė qė Allahu mė ka dėnuar deri nė kėtė situatė. Dhe a kam pėr tė qenė ndonjėherė e lumtur, sepse po mėrzitem shumė. I kam humbur shpresat dhe nuk i besoj askujt.
Faleminderit shumė pėr pėrgjigjen.


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Motėr e nderuar, ju pėrshėndesim me selam dhe ju urojmė mirėseardhjen nė faqen tonė dhe tuajėn. Nga leximi i letrės suaj, edhe ne e ndjemė dhimbjen dhe mėrzinė qė keni si rezultat i problemeve me tė cilat jeni ballafaquar mu nė ato momente kur keni pritur se ēdo gjė do tė jetė si ėshtė mė sė miri pėr ju. Lusim Allahun e Lartėsuar qė t`jua kompensojė kėtė sprovė tuajėn me mirėsi dhe shpėrblime.
Jeta e njeriut ashtu si ėshtė ka lumturi, gėzime e hare, ka edhe momente mėrzie, hidhėrimi dhe sprovash. Pastaj ju duhet ta dini edhe atė se ashtu si janė tė shpėrndara te njerėzit format e gėzimit ashtu janė tė shpėrndara edhe llojet e sprovave. Pėr kėtė dikush sprovohet me sėmundje, dikush me vdekjen e ndonjė tė dashuri, dikush sprovohet me mungesė tė pasurisė, dikush me probleme dhe kėshtu me radhė. Allahu i Lartėsuar ua bėn me dije besimtarėve kėtė ligj tė Tij. Ai nė Kuran thotė:
“Sigurisht qė Ne do t’ju provojmė me frikė dhe uri, me dėmtim tė pasurisė, tė njerėzve dhe fryteve! Prandaj, pėrgėzoji tė duruarit, tė cilėt, kur i godet ndonjė fatkeqėsi thonė: “Tė Allahut jemi dhe vetėm tek Ai do tė kthehemi!” (Bekare, 155)

Problemi qė ju ka ndodhur vėrtet ėshtė njė sprovė e madhe pėr ju, por ju duhet ta keni parasysh se Allahu nė caktimin e Tij tė ndodhive (kader) ka dituri dhe urtėsi, tė cilat nuk mund t’i kuptoj gjithherė besimtari, ose mund t’i kuptojė, por shumė mė vonė sesa nė ato momente tė fatkeqėsisė, prandaj edhe besimtari i dorėzohet Allahut gjithmonė.

Nė pėrgjithėsi, vėshtirėsitė, fatkeqėsitė dhe mėrzitė me tė cilat ballafaqohet besimtari nė jetėn e pėrditshme mund tė jenė pėr tė njėra nga kėto gjėra tė cilat do t’i pėrmendim:

- Njeriu sprovohet me fatkeqėsi dhe vėshtirėsi qė tė vėrtetojė besimin e tij nė Allahun e Madhėruar, pasi nė raste normale, kur njeriu ėshtė mirė dhe pa lėkundje nga dallgėt e jetės, atėherė edhe besimi i Tij ndaj Allahut nuk ėshtė i thellė.
Allahu i Madhėruar nė Kuran thotė: “A menduan njerėzit tė thonė: “Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?” Ne i sprovuam ata qė ishin para tyre, ashtu qė Allahu gjithqysh do t’i dallojė ata qė e thanė tė vėrtetėn e do t’i dallojė edhe gėnjeshtarėt.” (El Ankebut: 2-3)

- Shpagim dhe shlyerje pėr mėkatet e shkaktuara dhe kjo ėshtė vėrejtje pėr besimtarin, si p.sh. njė njeri bėn mėkate tė shumta, vjedh e tradhton dhe me kėtė pasuri blen njė makinė dhe pas njė kohe bėn ndeshje me tė, ai menjėherė nė veten e tij e kupton arsyen e kėsaj fatkeqėsie.
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Ēdo sprovė me tė cilėn goditet muslimani, si: lodhjet, sėmundjet, preokupimet, dėshpėrimet, mundimet, ngushtimet, saqė edhe njė therė nėse hyn nė trupin e tij, me kėto Allahu ia shlyen mėkatet.” (Buhariu dhe Muslimi)
Kėto fatkeqėsi gjithashtu janė vėrejtje pėr besimtarin, qė ai tė kėndellet nga mėkatet dhe t’i kthehet Krijuesit tė Tij.

- Ngritja e shkallėve nė xhenet dhe fitimi i shpėrblimeve. Fillimisht me kėtė janė sprovuar tė Dėrguarit e hershėm, pastaj me kėtė sprovohen edhe besimtarėt e devotshėm. Sad ibn ebi Vekasi e ka pyetur Pejgamberin salallahu alejhi ue selem: “O i Dėrguar i Allahut, cilėt njerėz mė sė shumti do tė sprovohen?” Pejgamberi alejhi selatu ve selam tha: “Pejgamberėt, pastaj njerėzit e devotshėm, pastaj ata qė u ngjajnė atyre. Njeriu sprovohet sipas besimit qė ka; nėse ėshtė i fortė nė fe, sprovohet mė shumė; nėse ėshtė i dobėt nė fe, sprovohet mė pak.” (Buhariu)

Motėr e nderuar, ju duhet ta kuptoni se bota ėshtė vendi i sprovės dhe Allahu e sprovon njeriun me kėnaqėsi dhe vėshtirėsi. Pra, prej ligjeve tė Allahut tė Lartėsuar ėshtė qė robėrit e Tij nuk kanė vetėm njė gjendje tė pandryshueshme dhe tė mbetet besimtari pa u testuar dhe sprovuar. Por ata do t’u nėnshtrohen testeve tė shumta, vetėm nė kėtė mėnyrė ndahen besimtarėt e durueshėm dhe zbulohen besimtarėt e pasinqertė.
Allahu i Madhėruar kėtė tė vėrtetė nė Kuranin Famėlartė e tregon kėshtu : “Para teje (o Muhamed), Ne nuk e kemi bėrė asnjė tė pavdekshėm. Nėse ti vdes, a do tė mbesin ata tė pėrjetshėm?! Ēdo njeri do ta shijojė vdekjen! Ne ju vėmė nė provė me tė keqe dhe me tė mirė dhe te Ne do tė ktheheni.” (Enbija, 34-35).

Sipas kėtyre ajeteve uranore, njeriu mund tė sprovohet nė mėnyra tė ndryshme. Pėr shembull, derisa ėshtė duke shijuar tė mirat e pasurisė me bollėk, njeriu duhet tė jetė i kujdesshėm qė tė sillet me atė moral me tė cilin ėshtė i kėnaqur Allahu, tė kthehet nga Ai nė tė gjitha qėllimet dhe veprat, t’u bindet urdhrave tė Tij dhe tė pasojė kėshillat e Tij. Pastaj njeriu mund tė sprovohet me sėmundje, fatkeqėsi, kurthe, mėrzi, shpifje… etj. Jobesimtarit, kur i ndodh ndonjėra nga kėto gjėra, mėrzitet, shqetėsohet dhe brengoset e i tejkalon tė gjitha kufijtė, kurse besimtarit, kur i ndodhin kėto, fort mirė e di se kėto janė njė pjesė e sprovave dhe nuk harron se duhet tė bėjė durim, qė pėrfundimisht do ta shpjerė nė tė mirė.

Motėr e nderuar, ti je sprovuar me kėtė tė keqe, por duhet tė kesh mendimi tė mirė ndaj Allahut dhe mos shpejto nė pėrfundime qė tė shqetėsojnė, dėshpėrojnė e mėrzisin, pasi e keqja mund tė sjellė tė mira!
Allahu i Madhėruar thotė: “Por mund ta urreni njė gjė, ndėrkohė qė ajo ėshtė e mirė pėr ju e mund ta doni njė gjė, ndėrkohė qė ajo ėshtė e dėmshme pėr ju. Allahu di, kurse ju nuk dini.” (Bekare, 216)

Kjo ėshtė kėshtu nė lidhje me ty, ndėrsa personi i cili tė tradhtoi dhe e pėrdori besimin tėnd dhe tė bėri padrejtėsi ai pa dyshim do tė japė llogari para Allahut dhe do ta paguajė pėr kėtė tradhti dhe mashtrim.
Lusim Allahun e Lartėsuar t`ua kompensojė kėtė mėrzi dhe sprovė me mirėsi dhe rehati, tė cilin do ta gjeni nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. Amin!

 

Alaudin Abazi
11.10.2009

                                             www.klubikulturor.com