Ēfarė gjuhe
do tė flitet nė botėn tjetėr (xhenet, xhehenem)?
Pyetja:
Ēfarė gjuhe
do tė flitet nė botėn tjetėr (xhenet, xhehenem)?
Pėrgjigjja:
Falėnderimi i takon Allahut. Lavdėrimi dhe shpėtimi i
Allahut qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij. E lus Allahun e
Lartėsuar tė na lehtėsojė llogarinė para Tij nė botėn
tjetėr dhe tė pėrfundojmė nė xhenetin e premtuar!
Nė Kuranin e Madhėruar dhe nė Sunetin e pastėr nuk ka shėnime se nė
cilėn gjuhė do tė flitet nė botėn tjetėr, edhe pse ėshtė
shėnuar njė hadith, i cili i atribuohet tė Dėrguarit tė
Allahut, se gjoja ka thėnė: Admironi (respektoni)
arabėt pėr tri arsye: unė jam arab, Kurani ėshtė nė
gjuhėn arabe dhe gjuha e banorėve tė xhenetit ėshtė
arabishtja.
Por nė realitet kjo thėnie qė i ėshtė atribuuar Muhamedit,
lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, nuk
ėshtė e saktė. Edhe shejh Albani e vlerėson si hadith
mevdu.
Edhe Ibni Tejmije ėshtė pyetur pėr mėnyrėn e tė folurit nė Ditėn e
Ringjalljes dhe ėshtė pėrgjigjur se nuk ėshtė e njohur
pėr ne gjuha e komunikimit nė atė ditė, ngase Allahu i
Lartėsuar nuk na lajmėroi, as i Dėrguari i Tij. Po
ashtu, as nė mesin e sahabėve nuk pati rrahje tė
mendimeve pėr kėtė gjė. Allahu e di mė sė miri!