A lejohet qė
dhikri i mėngjesit tė bėhet pasi tė lindė dielli?
Pyetja:
A lejohet
qė dhikri i mėngjesit tė bėhet pasi tė lindė dielli dhe
a lejohet tė bėhet komplet kur ėshtė muslimania me tė
pėrmuajshmet? Allahu ju shpėrbleftė me xhenet dhe Allahu
ju ruajttė!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe
bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed,
mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė
ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
1. E sakta ėshtė se lutjet e mėngjesit dhe tė mbrėmjes
kanė kohė tė pėrcaktuar, pėr shkak se hadithet tė cilat
nxisin pėr thėnien e kėtyre lutjeve kanė ardhur nė
formėn se kush thotė kėshtu e kėshtu kur tė gdhijė apo
kur tė bjerė terri, pra do tė thotė se ndėrlidhen me
lindjen dhe perėndimin e diellit. Por ka shtjellime mes
ulemave, pėr sa i pėrket asaj se kur fillon koha e tyre.
Pėr disa koha e dhikrit tė mėngjesit fillon me daljen e
mėngjesit dhe pėrfundon me lindjen e diellit, disa tė
tjerė thonė se koha e saj shkon deri nė kohėn e duhasė,
por pėr tė gjithė koha mė e preferuar ėshtė prej pas
daljes sė agimit, mė saktė pas namazit tė sabahut, deri
nė lindje tė diellit. Ndėrsa koha pėr lutjet e akshamit
fillon pas ikindisė deri nė perėndim tė diellit. Disa
kanė thėnė se koha e tyre zgjat deri nė gjysmėn e natės.
Ibėn Kajimi nė librin El-Vabilus Sajb, f. 200, thekson:
Thėnia e Allahut tė Lartėsuar: ...dhe madhėroje
Zotin tėnd e falėnderoje Atė para lindjes sė diellit dhe
para perėndimit (Sure Kaf, 39), sqaron domethėnien
e haditheve qė kanė ardhur: Kush thotė kėshtu dhe
kėshtu kur tė gdhijė dhe kur tė terrohet. Qėllimi
me para lindjes sė diellit dhe para perėndimit ėshtė
se kohėt e kėtyre lutjeve janė nė mes tė sabahut dhe
lindjes sė diellit dhe nė mes tė ikindisė dhe perėndimit
tė diellit. Gjithashtu, Allahu i Lartėsuar thotė:
...Lartėsoje Zotin tėnd me falėnderim, nė mbrėmje (ashij)
dhe mėngjes (ibkar)! (Gafir, 55). Fjala
ashij dhe ibkar (tė pėrmendura nė kėtė ajet) kanė
pėr qėllim fundin e ditės dhe fillimin. Kėshtu qė koha e
kėtyre lutjeve ėshtė pas sabahut dhe pas ikindisė.
Nė fund tė kėtij trajtimi themi se koha e preferuar kur
duhet tė thuhen kėto lutje janė pas sabahut deri nė
lindje tė diellit dhe pas ikindisė deri nė namaz tė
akshamit. Por edhe nėse zgjerohemi mė shumė nė kohė, si
deri pas lindjes sė diellit (nė kohė tė duhasė) dhe pas
akshamit deri nė jaci, inshallah shpresojmė se nuk ka
gjė tė keqe, pasi disa nga fukahatė janė zgjeruar nė
kėtė ēėshtje, si shejh Muhamed Ibėn Salih Uthejmin,
Allahu e mėshiroftė. Ky shejh i mirėnjohur thekson se
nėse harrojmė thėnien e kėtyre lutjeve dhe bėhen kaza,
atėherė ka shpėrblim pėr kėtė pėrkujdesje. Allahu e di
mė sė miri!
2. Ndėrsa nė lidhje me ēėshtjen se a lejohet tė lexohen
tė gjitha lutjet e mėngjesit dhe tė mbrėmjes gjatė
periudhės sė menstruacioneve pėr femrėn, me siguri e
keni fjalėn se a lejohet tė thuhen edhe suret e Kuranit
tė cilat janė sunet tė thuhen sė bashku me lutjet. Pėr
kėtė kemi shtjellime nė disa pėrgjigje tė mėhershme dhe
kemi theksuar se ėshtė e diskutueshme, pasi ka tė bėjė
me esencėn se a lejohet tė lexohet Kuran nga gruaja me
menstruacione apo jo.
Prandaj, nė kėtė rast themi se edhe pse mendimi i shumicės ėshtė se
nuk lejohet, nuk ka ndonjė argument tė fuqishėm qė do ta
ndalonte kėtė. Prandaj, nuk prish punė nėse ajo i lexon
kėto sure, por tė ketė kujdes mos ta prekė Kuranin.
Allahu e di mė sė miri!