Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
A ka vdekur Isai alejhi selam?

Pyetja:

Selam alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Allahu ju shpėrbleftė me xhenetin Firdeus pėr kanalin e mrekullueshėm qė keni
!
Unė kisha njė debat me njė vėlla musliman rreth Isait alejhi selam. Ai vėllai ėshtė (torbesh), pra e lexon Kuranin nė boshnjakisht.
Pra, tema ishte se Isai alejhi selam ėshtė i ngritur tek Allahu i gjallė apo i vdekur. Unė i thashė se Isai alejhi selam ėshtė i ngritur tek Allahu (sipas Kuranit) dhe se para Kiametit do tė zbresė nė tokė (sipas haditheve) dhe se ne besojmė se ai ėshtė i gjallė. Ai mė tregoi ajetin kuranor: “Kur Allahu tha: “O Isa, Unė po tė marr ty, po tė ngre tek Unė, po tė shpėtoj prej sherrit tė atyre qė nuk besuan..." (Ali Imran, 55)
Kurse ajo ēfarė unė kam dėgjuar ėshtė se Isai alejhi selam ėshtė gjallė dhe se do tė zbresė para Kiametit pėr tė vrarė Dexhalin (e shumė hadithe tė tjera qė tregojnė pėr zbritjen e Isait alejhi selam).
Pra, tė lutem vėlla i dashur ma trego njė tė vėrtetė me argumente se Allahu thotė: “Nėse ti nuk e di pyet ata qė dinė (dijetarėt)”. Tek kjo uebfaqe kam parashtruar shumė pyetje, pėr tė cilat mė jeni pėrgjigjur nė mėnyrė tė mrekullueshme (tė drejtė).
Cili ėshtė haku i Ehli Sunetit nė kėtė ēėshtje?


Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Besimi i Ehli Sunetit rreth Isait alejhi selam ėshtė se atė e ka ngritur Allahu i Lartėsuar me trup dhe me shpirt dhe se atė nuk e kanė vrarė e as nuk e kanė gozhduar. Allahu i Lartėsuar thotė: “Po ata as nuk e mbytėn (Isain) e as nuk e gozhduan (nuk e kryqėzuan me gozhda), por atyre u pėrngjau.” (Nisa, 157)
   Gjithashtu, Ehli Suneti beson se ai do tė zbresė nė fund tė jetės sė kėsaj bote (para Kiametit) dhe do tė vrasė Dexhalin, do tė thyejė kryqin, do tė vrasė derrin dhe do tė anulojė xhizjen (tatimi qė paguajnė jobesimtarėt nė shtetin islam, qė tė jenė tė mbrojtur nga shteti) dhe nuk do tė pranojė asgjė tjetėr pėrveē Islamit. Zbritja e Isait alejhi selam ėshtė edhe njė nga shenjat e Kiametit.
   Pėr kėtė qė thamė mė lart ka konsensus te tė gjithė muslimanėt e mirėfilltė tė cilėve u pranohet thėnia. Ėshtė njė mendim i cili nuk ēon peshė rreth ngritjes sė Isait alejhi selam, se ėshtė ngritur lart dhe ėshtė i vdekur nė njė formė tė caktuar, derisa tė vijė prapė, por kjo nuk ėshtė e saktė dhe nuk e ka thėnė askush nga imamėt e Ehli Sunetit, tė cilėt janė tė dėshmuar dhe pasohen.
   Transmeton Ebu Hurejra nga i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, se ka thėnė: “Nuk do tė ndodhė Dita e Kiametit derisa tė zbresė Isai i biri i Merjemes si gjykatės i saktė (i paanshėm) dhe udhėheqės i drejtė. Ai do tė thyejė kryqin, do tė vrasė derrin dhe do tė anuloj xhizjen...” (Shėnon Buhariu, Muslimi dhe tė tjerė)
   Kurani Fisnik tregon shumė qartė historinė e Isait alejhi selam. Nė tė tregohet se si se jobesimtarėt planifikuan njė komplot pėr t'ia marrė jetėn atij, mirėpo dėshtuan. Pėr kėtė Kurani shpall: “E, ata (jehuditė) i kurdisėn njė dredhi (mbytjen e Isait), Allahu iu kundėrvu dredhisė sė tyre, Allahu ėshtė asgjėsuesi mė i fuqishėm kundėr atyre qė bėjnė dredhi.” (Nisa, 54)
   Gjithashtu, Allahu i Lartėsuar tregon edhe supozimin e tyre, se e kanė vrarė atė, dhe se si nė mesin e tyre mbretėrojnė mendime tė ndryshme: “Madje pėr shkak tė thėnies sė tyre: "Ne e kemi mbytur Mesihun, Isain, birin e Merjemes, tė Dėrguarin e Allahut". Po ata as nuk e mbytėn as nuk e gozhduan (nuk e kryqėzuan nė gozhda), por atyre u pėrngjau. Ata qė nuk u pajtuan rreth (mbytjes sė) tij, janė nė dilemė pėr tė (pėr mbytje) e nuk kanė pėr tė kurrfarė dije tė saktė, pėrveē qė iluzojnė. E ata me siguri nuk e mbytėn atė.” (Nisa, 157).  Ajeti pasues tregon shumė qartė se ēfarė ka ndodhur me tė: “Allahu e ngriti atė pranė Vetes. Allahu ėshtė i plotfuqishėm, i dijshėm.” (Nisa, 158)
   Realiteti i shpallur nė ajet ėshtė i qartė. Ata qė tentuan ta vrasin Isain, nuk arritėn. Shprehja "por atyre u pėrngjau" e shfaq kėtė fakt. Zoti u paraqiti atyre dikė qė i pėrngjante atij dhe e ngriti Isain pranė Tij. Zoti ynė gjithashtu tregon se ata qė kanė pretenduar ashtu nuk kanė pasur njohuri pėr tė vėrtetėn. Kurse sa i pėrket ajetit qė pėrmendni ju:
 
إِذْ قَالَ اللهُ يَا عِيسَى إِنِّي مُتَوَفِّيكَ وَرَافِعُكَ إِليَّ وَمُطَهِّرُكَ مِنَ الذِّينَ كَفَرُوا...

“(Pėrkujto, o Muhamed) Kur Allahu tha: “O Isa, Unė po tė marr ty, po tė ngre te Unė, po tė shpėtoj prej sherrit tė atyre qė nuk besuan. E ata qė tė besuan ty, do t’i ngrejė lart mbi ata qė nuk besuan deri nė Ditėn e Kiametit, pastaj vetėm tek Unė ėshtė kthimi juaj, e Unė gjykoj mes jush pėr atė qė kundėrshtoheshit.” (Ali Imran, 55)

fjala "متوفيك" -“muteveffike” nė gjuhėn arabe ka disa kuptime, si: gjumi, vdekja dhe marrja apo tėrheqja (nxjerrja nga vendi ku ėshtė). Mufesiri i njohur, Imam Ibėn Xherir Taberiu, i cili llogaritet nga komentuesit mė tė vjetėr, pėrcjell shumė qartė transmetimet e selefit rreth kėtij ajeti. Ai sqaron dhe pėrzgjedh se fjala “mutevefike”, e cila ka ardhur nė kėtė ajet, ka pėr qėllim marrjen dhe tėrheqjen e Isait alejhi selam nga kjo botė dhe ngritjen e tij nė qiell. Kėtė e vėrtetojnė edhe komentuesit tė cilėt kanė ardhur pas tij, si Ibėn Kethiri, Kurtubiu, Shevkani dhe shumė tė tjerė. Allahu e di mė sė miri!
 

Alaudin Abazi
25.4.2008

                                             www.klubikulturor.com