Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Pyetja:

Selam alejkum! Nė lidhje me ajetin kuranor nė vijim do tė dėshiroja tė dija a ekziston ndonjė hadith rreth kėsaj ngjarjeje: “E kėshtu Ibrahimit ia mundėsuam t’i shohė madhėsitė e qiejve e tė tokės pėr t’u bėrė edhe mė i bindur.” (6:75)


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Sa i pėrket ajetit pėr tė cilin ju shtroni pyetjen, “E kėshtu Ibrahimit ia mundėsuam t’i shohė madhėsitė e qiejve e tė tokės pėr t’u bėrė edhe mė i bindur.” (En’am, 75), komentuesit e Kuranit kanė dhėnė mendime tė ndryshme, mirėpo ato mund tė pėrmblidhen duke thėnė: Pasi Allahu i Lartėsuar ia dha mundėsinė tė Dėrguarit Ibrahim t’i shohė tė kėqijat qė bėnin babai dhe populli i tij, respektivisht adhurimin e idhujve, ia dha atij mendjemprehtėsinė nė fe, Allahu ia mundėsoi atij t’i shohė edhe madhėsinė, mbretėrinė e qiejve dhe tė tokės, si Diellin, Hėnėn, yjet, kodrat, pemėt, detet.
Ndėrsa fjala e Allahut: “...pėr t’u bėrė edhe mė i bindur”, ka kuptimin qė tė argumentohet me ato (krijesat e Allahut) dhe tė jetė prej atyre tė cilėt vėrtetojnė njėshmėrinė e Allahut tė Lartėsuar. Kėsisoj qė tė jetė edhe mė i bindur dhe tė bėhet prej atyre qė i besojnė Allahut vendosmėrisht.
Lidhur me kėtė ajet komentuesit e Kuranit, si Taberiu, Kurtubiu, Ibn Kethiri dhe tė tjerė kanė pėrmendur edhe thėnien e Muxhahidit, Atait, Seid b. Xhubejrit dhe tė tjerėve tė cilėt thonė: “Ibrahimit i janė hapur qiejt dhe ka shikuar ēka ka nė to, derisa shikimi i tij pėrfundoi tek Arshi, i janė hapur shtatė palė tokė dhe shikoi ēka ka nė tė.”

Disa tė tjerė kanė shtuar edhe kėtė: “Filloi tė shikojė robėrit tė cilėt bėnin mėkate dhe bėri lutje kundėr tyre. Allahu i tha: “Unė jam mė i Mėshirshėm se ti ndaj robėrve tė Mi; me shpresė se ata do tė kthehen dhe tė pendohen.”
Lidhur me kėtė Ibn Merdevejh ka transmetuar dy hadithe tė tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, nga Muadhi dhe Ali b. Ebi Talibi, mirėpo zinxhiri i transmetuesve nuk ėshtė i saktė. Allahu e di mė sė miri!

 

Almedin Ejupi
19.9.2008

                                             www.klubikulturor.com