Eselamu
alejkum hoxhė ef. Alaudin!
Allahu ju shpėrbleftė pėr punėn e mrekullueshme qė po
bėni pėr ngritjen e
fjalės sė Allahut. Allahu ju dhėntė gjitha tė mirat dhe
shėndet tė gjatė!
I kam Tri pyetje nė lidhje me namazin:
1) A mjafton 30 min. para imsakut falja e vitrit dhe
pastaj lexoj Kuran deri
15 pas imsakut dhe fal namazin e sabahut? Ju lutem mė
tregoni nėse nuk prish punė.
2) A ėshtė mė mirė tė falen sunetet nė 2+2 rekate apo si
zakonisht?
3) A prish punė
qė,
kur
tė hyjmė nė xhami dhe gjejmė xhematin ulur, ndėrsa imaminuk
ligjėron, t`i falim 2 rekate namaz?
Allahu ju shpėrbleftė! Ju pėrshėndes me selamu alejkum
nga Zvicra.
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshim mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen,
mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
1. Namazi i vitrit lejohet tė falet prej pas namazit tė
jacisė deri nė hyrjen e kohės sė sabahut, mė saktėsisht
deri nė ezanin e namazit tė sabahut. Kėshtu qė ju
lejohet ta falni atė qoftė 30 minuta para imsakut apo
edhe mė vonė, deri nė hyrjen e kohės sė namazit tė
sabahut.
Sa i pėrket faljes sė namazit tė sabahut, koha e saj hyn
18 minuta pas imsakut. Kjo ėshtė kėshtu duke pasur
parasysh takvimat, tė cilat bėjnė llogaritjen e kohėve
nė rajonin e Ballkanit; nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni,
Bosnje, etj.. Pasi nėpėr kėto takvima pėrpiluesit e tyre
bėjnė vėrejtje se kanė lėnė 18 minuta kohė nga imsaku
deri nė kohėn e sabahut, prandaj edhe ne duhet tė presim
pėr aq kohė pas imsakut qė ta falim namazin e sabahut.
Kurse pėr nė vendet e Perėndimit nuk kemi njohuri pėr
formėn e takvimit qė pėrdoret dhe se a ekziston ky
interval prej 18 minutash ndėrmjet imsakut dhe kohės sė
sabahut apo jo. Nėse ekziston, atėherė edhe ju duhet tė
veproni njėsoj. Nėse nuk ekziston, atėherė nuk bėhet
pritja prej 18 minutash nga imsaku deri nė hyrjen e
kohės sė namazit tė sabahut. Pėr ta kuptuar mė qartė
kėtė pyetni hoxhallarėt qė keni atje. Allahu e di mė sė
miri!
2. Sunetet apo nafilet qė falen gjatė ditės dhe natės.
Sė pari: Nafilet qė falen gjatė natės
Namazi i natės ėshtė sunet tė falet me nga dy rekate dhe
kjo ėshtė e vėrtetuar me hadithin e Muhamedit salallahu
alejhi ue selem, kur ėshtė pyetur rreth namazit tė
natės, se si duhet tė falet. Ai ka thėnė: Namazi i
natės ėshtė me nga dy rekate... (Shėnon Buhariu dhe
Muslimi).
Nė sahihun e Muslimit tregohet se Ukbe Ibėn Hurejthi
(nga tabinėt) e ka pyetur Abdullah Ibėn Omerin se ēfarė
do tė thotė methna, methna (nga dy rekate) nė
hadith. Ai ėshtė pėrgjigjur se do tė thotė tė japėsh
selam pas ēdo dy rekatėshi qė falemi. Prandaj, edhe pse
disa nga fukahatė kanė lejuar qė ajo tė falet me nga
katėr, duke argumentuar me disa hadithe tė pėrgjithshme,
hadithi i lartpėrmendur qartėson se duhet tė japim selam
ēdo dy rekate.
Sė dyti: Nafilet e ditės
Sa i pėrket nafileve tė ditės, sikurse katėr rekate
sunet para dreke ose katėr para ikindisė, ka mospajtim
te fukahatė se a falen nga dy apo me nga katėr rekate.
Qėndrimi i Ebu Hanifes dhe i dy nxėnėsve tė tij, Ebu
Jusufi dhe Muhamedit, ėshtė se preferohet tė falen duke
dhėnė selam pas katėr rekatesh. Ata argumentojnė me
praktikėn e Ibėn Omerit, nga i cili shėnohet te Ibėn Ebi
Shejbe tė ketė falur gjatė ditės nafile duke dhėnė selam
nė katėr rekate. Ky qėndrim tregohet tė ketė qenė edhe i
Evzaiut.
Mendimi i Shafiut, i Malikut, i Ahmedit dhe i xhumhurit
ėshtė se namazi nafile i ditės preferohet tė falet duke
dhėnė selam pas dy rekatesh. Ibėn Ebi Shejbe tregon se
ky mendim ishte i Ebu Hurejres, i Hasan Basriut, i Ibėn
Sirinit, i Seid Ibėn Xhubejrit. Ibėn Abdulberri thotė se
ky ishte qėndrimi i Ebu Jusufit dhe i Muhamedit (dy
nxėnėsit e Ebu Hanifes), por e sakta ėshtė se kėta tė dy
e pėrmbajnė mendimin e parė.
Ata argumentojnė me hadithin tė cilin e shėnon Ebu
Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibėn Maxheh, Ibėn Huzejme dhe
tė tjerėt. Se Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka
thėnė: Namazi i natės dhe i ditės ėshtė me nga dy
rekate.
Nė vlerėsimin e kėtij hadithi kemi ndryshime, por e
sakta ėshtė se hadithi ėshtė i saktė. Buhariu ėshtė
pyetur pėr kėtė hadith dhe ka thėnė se ėshtė i saktė.
Gjithashtu, Shafiu dhe Bejhikiu e bėjnė njė gjė tė
tillė. Kurse nga muhadithinėt bashkėkohorė shejh Albani
e cilėson tė saktė. Prandaj mendimi mė saktė ėshtė qė
edhe namazi i ditės tė falet duke dhėnė selam pas ēdo dy
rekateve. Allahu e di mė sė miri!
3. Nėse hyjmė nė xhami, atėherė ėshtė e kėrkuar tė mos
ulemi pa i falur dy rekate nafile. Ky namaz quhet
tehijetul mesxhid dhe Resulullahu salallahu alejhi ue
selem ka thėnė: Kur tė hyjė ndonjėri nga ju nė xhami
mos tė ulet pa i falur dy rekate. Falja e kėtyre dy
rekateve ėshtė e kėrkuar pa marrė parasysh kur hyjmė nė
xhami, qoftė edhe nėse imami ka filluar hytben e
xhumasė. Allahu e di mė sė miri!