Selamu
alejkum tė nderuar!
Kam vėrejtur nė TV nga kanalet e shteteve arabe gjatė
faljeve tė teravive se asnjėri nuk jep ligjėratė, kurse
unė shkoj nėpėr namazet e teravive d.m.th. ēdoherė pas 4
rekateve imami jep ligjėratė. A ka ndonjė argument nga I
Dėrguari alejhi selam apo sahabėt, apo nga selefėt tanė
se ata kanė dhėnė ligjėratė nė kohėn e teravive, qofte 8
rekate apo 20 rekate. Nėse nuk ka argument, a hyn kjo nė
ēėshtjen e bidatit? Ju lutem mė jepni ndonjė argument.
Me respekt, selam alejkum!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i
takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė
Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe
mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn
e Gjykimit.
Ligjėratat ose pėrkujtimet tė cilat zakonisht mbahen
para fillimit tė namazit tė teravive ose nė mes tyre
lejohet tė mbahen, por nuk ėshtė mirė qė tė jenė tė
pėrhershme, pėr shkak se vazhdueshmėria me kėto
ligjėrata ka mundėsi qė dikė ta bėjė tė mendojė se kjo
ėshtė pjesė e namazit tė teravive ose ėshtė nga gjėrat e
preferuara.
Hoxhallarėt tė cilėt kanė folur pėr kėtė dukuri, kanė
thėnė se imami (posaēėrisht nė trojet tona) nuk ka
rastin tė takojė xhematin e tij nė kėtė formė tė
rregullt (ēdo ditė) vetėm se gjatė Ramazanit, pasi te ne
shkojnė nė teravi edhe njerėz tė cilėt nuk vijnė gjatė
xhumave, apo gjatė kėtyre ditėve janė mė tė pėrkushtuar
se herėve tė tjera dhe u japin rėndėsi teravive mė shumė
se tė tjerave. Prandaj ėshtė e nevojshme qė imami ta
shfrytėzojė kėtė tubim qė t`i mėsojė, kėshillojė dhe
t`ua tėrheq vėrejtjen pėr gjėrat elementare tė cilat
duhet t`i dijė ēdo musliman, por qė pėr fat tė keq shumė
nga ata nuk kanė njohuri pėr to.
Duke mos u zgjeruar shumė, themi se ajo qė dihet nga
Muhamedi salallahu alejhi ue selem dhe shokėt e tij
gjatė namazit tė teravive ėshtė se nuk ėshtė mbajtur
ndonjė ligjėratė e veēantė nė kėtė rast as para fillimit
tė tyre e as nė ndonjė kohė tjetėr gjatė teravive.
Mirėpo ajo qė vėrtetohet nga ata ėshtė se pasi koha e
faljes tek ata ishte e gjatė dhe falėsit kishin nevojė
pėr njė pushim tė vogėl, ata pas dy apo katėr rekateve
pushonin, para se ta vazhdonin namazin.
Ndoshta dikush do tė thoshte se pse tė mos praktikohet
edhe te ne falja e teravive ashtu si nė kohėn e sahabėve
dhe pse tė mbahen ligjėrata nė kėtė kohė? Themi se kjo
do tė ishte mė e drejta, por realiteti i muslimanėve
tani ėshtė ndryshe, pasi sahabėt gjatė gjithė kohės, ēdo
ditė ishin tė lidhur me xhaminė, kurse te ne, si thamė
mė herėt, kemi muslimanė qė nuk e njohin shkuarjen nė
xhami vetėm se gjatė Ramazanit, prandaj ėshtė e qėlluar
qė prezenca e kėtij muslimani tė shfrytėzohet dhe tė
mundohemi sa mė shumė ta vetėdijesojmė atė rreth
rėndėsisė sė Islamit pėr jetėn e tij.
Megjithėkėtė, themi se nuk ėshtė e qėlluar qė kėto
ligjėrata tė jenė tė pandėrprera ose sė paku ėshtė e
nevojshme t`ua tėrheqim vėrejtjen qė tė mos mendojė
dikush se kėto ligjėrata janė pjesė tė pandashme tė
namazit tė teravive. Allahu e di mė sė miri!