Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Kur nuk lejohet tė presėsh thonjtė dhe tė shkurtosh flokėt?

Pyetja:

Selam alejkum! Kam njė pyetje qė ka tė bėjė me haxhin e ajo ėshtė: Kur nuk lejohet tė presėsh thonjtė edhe tė shkurtosh flokėt, pasi kam bėrė nijet tė shkoj nė haxh. Ju lutem mė tregoni mė gjerėsisht. Selam alejkum!


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Sė pari, ju uroj pėr vendimin qė keni marrė pėr tė kryer obligimin e haxhit. E lus Allahun e Lartėsuar t’ua lehtėsojė kėtė rrugė dhe t’ju japė sinqeritet dhe durim gjatė kryerjes sė tė gjitha riteve!
Ashtu si e pėrmendėt edhe ju, muslimani gjatė kryerjes sė riteve tė haxhit, nė njė kohė tė caktuar, i ka tė ndaluara disa veprime qė janė tė lejuara zakonisht. Ne do t'i pėrmendim ato, por nuk ėshtė edhe vendi kėtu qė tė zgjerohemi shumė. Prandaj, pėr ēdo sqarim tė mėtutjeshėm mund t'u drejtoheni librave dhe temave qė i shpjegojnė mė gjerėsisht kėto gjėra ose mund tė dėrgoni edhe pyetje tė tjera.
Gjėrat e ndaluara pėr haxhiun janė:
1. Rruajtja e kokės. Allahu i Lartėsuar thotė: “E kryeni haxhin dhe umren pėr hir tė Allahut, po nė qoftė se pengoheni, atėherė (therni pėr kurban) ēka t’ju vijė mė lehtė prej kurbaneve, e mos i rruani kokat tuaja derisa tė arrijė kurbani vendin e caktuar. Po kush ėshtė prej jush i sėmurė ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensimi ėshtė agjėrim, sadaka ose kurban. E kur jeni tė sigurt, ai qė bėn umren para haxhit (duhet tė therė) njė kurban qė i vjen mė lehtė, mirėpo nėse nuk ka, le tė agjėrojė tri ditė gjatė haxhit e shtatė ditė kur tė ktheheni, kėto janė dhjetė ditė tė plota. Ky ėshtė rregull pėr ata qė nuk e kanė familjen pranė xhamisė sė shenjtė. Pra kini dro Allahun dhe dijeni se Allahu ėshtė ndėshkues i rreptė.” (El Bekare, 196)
Nė kėtė ndalesė bėjnė pjesė edhe rruajtja apo mėnjanimi i qimeve nga i tėrė trupi, gjithashtu edhe shkurtimi i thonjve.
2. Pėrdorimi i parfumeve dhe i erėrave aromatike nė rrobat e ihramit, nė trup, nė ushqime apo edhe gjatė pastrimit.
3. Lidhja e kontratės sė fejesės apo martesės.
4. Marrėdhėniet seksuale mes bashkėshortėve.
5. Kontakti ndėrmjet gruas dhe burrit me epsh, pa marrėdhėnie seksuale, si prekja, puthja, etj.. Gjithashtu ndalohet edhe biseda rreth kėtyre gjėrave nė pėrgjithėsi.
6. Bisedat jo tė mira, sikurse sharjet, fyerjet, ofendimet, fjalėt e kota, etj..
7. Gjuetia nė tokė.
8. Ndėr ndalesat e posaēme pėr burrat ėshtė veshja e rrobave tė qepura, kėshtu qė burri mban nė trup dy ihramė (qė janė si peshqir tė mėdhenj) dhe me ata tė dy mbulon trupin.
9. Gruaja e ka tė lejuar tė mbajė tė gjitha llojet e rrobave, pėrveē nikabit (perēja qė ėshtė e posaēme pėr mbulimin e fytyrės dhe ka vrima pėr sy) dhe dorezat. Nė kėtė rast, gratė tė cilat e mbulojnė fytyrėn pėrdorin mbulesa tė formave tė tjera, tė cilat zėvendėsojnė nikabin.
Kėto nė pėrgjithėsi janė gjėrat tė cilat i ndalohen personit i cili futet nė ihram. Pėr secilėn prej tyre kemi argumente, por nga frika e zgjerimit nuk i kemi pėrmendur.
Kurse koha kur janė tė ndaluara kėto gjėra ėshtė koha kur bėjmė nijetin dhe futemi nė ihram. Mė qartė, kėto gjėra janė tė ndaluara gjatė kohės kur kemi veshur veshjet e ihramit dhe kryejmė ritet qoftė tė umres apo tė haxhit. Allahu e di mė sė miri!

Alaudin Abazi
30.11.2007

                                             www.klubikulturor.com