Kam dėgjuar se nė mes tė sunetit tė sabahut dhe farzit
tė sabahut nuk bėn tė falėsh namaz (nafile).
Gjithashtu ėshtė edhe prej sunetit qė sunetet tė falen
nė shtėpi. Pyetja ime ėshtė kėshtu: Nėse unė fal sunetin
e sabahut nė shtėpi dhe kur mbėrrij nė xhami e gjej
xhematin duke falur sunetin, a bėn ti fal dy rekate
tehijjatul mesxhid apo duhet tė qėndroj nė kėmbė dhe tė
pres derisa ata tė pėrfundojnė sunetin dhe pastaj tė
vazhdoj me farzin?
Selam alejkum!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i
takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė
Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe
mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn
e Gjykimit.
Ajo qė ju veproni ėshtė e saktė, pasi nga praktika e
Muhamedit salallahu alejhi ue selem ishte falja e
sunetit tė sabahut nė shtėpi. Kurse praktika e sahabėve
ishte qė ta presin Muhamedin salallahu alejhi ue selem
pėr tė filluar farzin e sabahut. Kėshtu qė kur hynte ai
nė xhami, bėhej ikameti dhe fillonte namazi. Nė rastin
tuaj, nėse ju arrini nė xhami herėt dhe mendoni se ka
kohė deri nė ikamet, atėherė ėshtė mė e drejtė qė ju t`i
falni dy rekate (tehijetu mesxhidin) sesa tė prisni nė
kėmbė ose tė uleni pa u falur. Allahu e di mė sė miri!