Ja, ju jeni ata qė polemizuat edhe pėr atė qė e dinit (pėr
Isain) e pėrse polemizoni pėr atė qė skeni kurrfarė
dije (pėr Ibrahimin)? Allahu e di tė vėrtetėn e ju nuk
dini (3:66)
Jo, pse,
sikur ta dinit me njė dije tė sigurt (nuk do tė bėnit
ashtu). (102:5)
I lartė
ėshtė Allahu, Sundimtar i vėrtetė. Ti mos nxito me
Kuranin para se tė pėrfundojė shpallja e tij te ti,
thuaj: Zoti im, mė shto dituri! (20:114)
Allahu
ėshtė Ai qė krijoi shtatė palė qiej dhe prej tokės aq sa
ata; nė to zbatohet vendimi i Tij pėr ta ditur ju se
Allahu ka fuqi pėr ēdo send dhe qė me tė vėrtetė Allahu
ka pėrfshirė ēdo send me dijen e vet. (65:12)
Mos iu
qas asaj pėr tė cilėn nuk ke njohuri, pse tė dėgjuarit,
tė pamurit dhe zemra, pėr tė gjitha kėto ka pėrgjegjėsi.
(17:36)
Allahu ju
krijoi, pastaj Ai ua merr shpirtin. E ka prej jush qė
shtyhet deri nė jetėn mė tė vjetėr, ashtu qė tė mos dijė
asgjė nga ēka ka ditur. Allahu ėshtė mė i dijshmi, mė i
fuqishmi. (16:70)
Allahu
vėrtetoi se nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij, e dėshmuan
edhe engjėjt e dijetarėt, dhe se Ai ėshtė Zbatues i
drejtėsisė. Nuk ka zot pėrveē Tij, Fuqiplotit e tė Urtit.
(3:18)
E ka
ndonjė prej njerėzve qė bėn polemikė rreth ēėshtjes sė
Allahut, duke mos pasur kurrfarė dije, kurrfarė udhėzimi
dhe kurrfarė libri tė besueshėm. (22:8)
A mos
ėshtė qė tek ai ka njohuri pėr tė fshehtėn (ēėshtjen e
dėnimit nė Ahiret) dhe ai po e ditka? (53:35)
Ata nuk
dinė asgjė pėr atė (emėrtim), ata nuk ndjekin tjetėr
vetėm paragjykime, e paragjykimi nuk ėshtė asgjė ndaj sė
vėrtetės. (53:28)
Ajo ėshtė
e tėrė dituria qė kanė arritur ata, e Zoti yt ėshtė ai
qė di mė sė miri pėr atė qė ėshtė larguar nga rruga e
Tij dhe Ai ėshtė qė e di mė sė miri pėr atė qė ėshtė nė
rrugėn e drejtė. (53:30)
Prej
tyre ka asish qė vijnė tė dėgjojnė ty, por kur largohen
prej teje, u drejtohen atyre qė kanė dije u thonė: ēka
tha ai (Muhamedi) mė parė? Ata janė zemrat e tė cilėve
i ka vulosur Allahu e ata udhėhiqen pas dėshirave tė
veta. (47:16)
Kur
u erdhėn atyre tė dėrguarit me argumente tė qarta, ata
ju gėzuan dijenisė sė vet dhe atėherė i pėrfshiu ajo qė
e tallnin. (40:83)
A e
ke parė ti (Muhammed) atė qė duke e ditur, dėshirėn e
vet e respekton si zot tė vetin, atė Allahu e ka humbur,
ia ka mbyllur tė dėgjuarit dhe zemrėn e tij, i ka vėnė
perde mbi tė parit e tij, mė thuaj, pos Allahut, kush
mund ta udhėzojė atė? A nuk merrni mėsim? (45:23)
(Jehuditė
i thanė se nuk tė besojmė nė shpallje Muhammedit) Por
Allahu dėshmon pėr atė qė tu zbrit ty, atė ta zbriti
sipas dijes sė Vet, edhe engjėjtė dėshmojnė, po mjaft
ėshtė Allahu dėshmues. (4:166)
Dhe ashtu,
Ne e shpallėn atė (Kuranin) kushtetutė nė arabishte. E
nėse ti pasi tė kanė ardhur argumente tė qarta shkon pas
dėshirave tė tyre, ti nuk ke prej Allahut as ndihmė as
mbrojtje. (13:37)
Por jo,
ai ėshtė plot argumente tė qarta nė zemrat e atyre qė u
ėshtė dhėnė dituria, e argumentet Tona nuk i mohon kush
pos tė shfrenuarve. (29:49)
Ndėrsa
atyre qė u ėshtė dhėnė dijenia, e dinė se kjo qė tė
ėshtė shpallur ty nga Zoti, ėshtė e vėrtetė dhe se
udhėzon pėr nė rrugėn e Fuqiplotit, tė lavdishmit.
(34:6)
E, edhe
pėr ta vėrtetuar tė dijshmit se me tė vėrtetė ai (Kurani)
ėshtė i vėrtet prej Zotit tėnd dhe kėshtu ti besojnė
atij (Kuranit) dhe (zemrat e tyre) tė binden ndaj tij.
E Allahu patjetėr do ti udhėzojė ata qė besuan (pėrqafuan)
nė rrugėn e drejtė. (22:54)
Thuaj: I
besuat ju atij ose nuk i besuat (atij nuk i bėhet dėm),
e atyre qė u ėshtė dhėnė dijeni (nga librat e parė) para
tij, kur u lexohet atyre, ata hedhen me fytyra (pėrdhe)
duke i bėrė sexhde. (17:107)
Ka ndonjė
nga njerėzit qė kundėrshton nė ēėshtjet rreth Allahut,
pa kurrfarė dije dhe ndjek ēdo djall tė mbrapshtė.
(22:3)
Ata
pastaj thanė: Sikur tė kishte dashur Allahu, ne nuk do
ti adhuronim ata (as idhujt e as melaiket). Ata nuk
kanė pėr kėtė (qė thonė) ndonjė fakt, ata vetėm gėnjejnė.
(43:20)
Ata edhe
thanė: Nuk ka tjetėr, vetėm se kjo jetė jona nė kėtė
botė, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjė nuk na
shkatėrron tjetėr pos kohės. Ata pėr kėtė nuk dinė asgjė,
ata vetėm fantazojnė. (45:24)
"Thuaj:
Mė thuani pėr ata qė pos Allahut i adhuroni, mė tregoni
se ēka krijuan ata nė tokė dhe a kanė pjesėmarrje nė (krijimin
nė) qiejtė? Nėse e thoni tė vėrtetėn, mė sillni ndonjė
libėr para kėtij ose ndonjė gjurmė tė mbetur prej
diturisė. (46:4)
Mė
thirrni ta mohoj Allahun dhe adhuroj atė qė nuk di asgjė
pėr tė, ndėrsa unė ju thėrras pėr te i gjithfuqishmi,
mėkatfalėsi! (40:42)
E nėse
nuk u pėrgjigjen juve, atėherė pra ta keni tė qartė se
ai (Kurani), ėshtė i zbritur me dijen e Allahut dhe se
nuk ka zot pos Tij. A jeni pra muslimanė? (11:14)
Ne u
sollėm atyre (mekasve) njė libėr (Kuranin) qė ua
shkoqitėm nė baza tė diturisė, e qė ėshtė udhėrrėfyes e
mėshirė pėr ata qė besojnė. (7:52)
Po ka nga
njerėzit qė blenė tregime boshe e me qėllim qė ti
largojnė njerėzit prej rrugės sė Allahut pa pasur
kurrfarė fakti dhe pėr ti marrė ato (ajetet e) Allahut
si tallje. Pėr ta me siguri ėshtė pėrgatitur dėnim i
turpshėm. (31:6)
Feja e
pranueshme tek Allahu ėshtė Islami, e atyre qė u ėshtė
dhėnė libri, pasi mėsuan pėr tė vėrtetėn, vetėm nga
zilia mes vete kundėrshtuan. E kush mohon argumentet e
Allahut, le ta dijė se Allahu shpejtė do ti japė
llogarinė. (3:19)
Po ata,
vetėm pasi qė u erdhi e vėrteta, nuk u pėrēanė pėr
tjetėr, por nga zilia mes tyre. E sikur tė mos ishte
fjala (vendimi) e hershme nga Zoti yt pėr deri nė njė
afat tė caktuar, do tė kryhej (dėnimi) me ta. Nuk ka
dyshim se ata qė e trashėguan librin prej tyre (prej tė
parėve) janė nė dyshim tė thellė ndaj tij (ndaj librit,
Tevrat e Inxhil). (42:14)
U patėm
dhėnė edhe fakte tė qarta pėr ēėshtjen e fesė. Mirėpo,
pėr shkak tė zilisė qė kishin ndėrmjet vete, ata u
pėrēanė vetėm atėherė kur u erdhi dija qė ta kuptojnė, e
ska dyshim se Zoti yt nė ditėn e kijametit do tė
gjykojė nė mes tyre pėr shkaqet e pėrēarjes sė tyre.
(45:17)
Por ja,
ata pėrgėnjeshtruan atė (Kuranin) pa e kuptuar dhe pa
ju ardhur shpjegimi i tij. Po kėshtu, gėnjenin edhe ata
qė ishin mė pėrpara. Shiko si ishte pėrfundimi i
zullumqarėve. (10:39)
Jo (ata
nuk kanė fakt), por ata qė i bėnė tė padrejtė vetes, pa
ndonjė fakt tė dijes, shkuan pas dėshirave tė epshit tė
vet. Po kush mund ta vėrė nė rrugė tė drejtė atė qė
Allahu e ka lėnė tė humbur, e ata nuk do tė kenė
ndihmėtarė. (30:29)
Ne e kemi
obliguar njeriun me punė tė mira ndaj prindėrve tė vet,
e nėse ata tė dy pėrpiqen tė shpiejnė ty qė tė mė
pėshkruash Mua shok (zot tjetėr) pėr ēka ti nuk di asgjė,
atėherė ti mos i respekto ata. Kthimi juaj ėshtė tek Unė,
e Unė do tju njoftoj pėr atė qė keni vepruar. (29:8)
E nėse
ata tė dy tentojnė qė ti tė mė pėrshkruash Mua shok, pėr
ēka ti nuk ke kurrfarė fakti, atėherė mos i respekto ata,
po nė ēėshtjet e jetės sė kėsaj bote tė keshė mirėkuptim
ndaj tyre, e ti ndiqe rrugėn e atij qė ėshtė i kthyer
kah Unė, mandej kthimi juaj ėshtė tek Unė, e Unė do tju
njoftoj pėr atė qė keni punuar. (31:15)
Kur ju
atė (shpifjen) e pėrcollėt me gjuhėn tuaj dhe pėr atė qė
nuk kishin kurrfarė dije folėshit duke menduar se ajo
ishte imtėsi e parėndėsishme, ndėrsa te Allahu ajo ėshtė
e madhe. (24:15)
As
jehuditė, e as krishterėt kurrė nuk do tė jenė tė
kėnaqur me ty deri sa ta pasosh fenė e tyre. Thuaju:
Udhėzimi i Allahut ėshtė udhėzim i drejtė. E nėse pasi
qė tė ka ardhur ty e vėrteta shkon pas mendimeve tė tyre,
nuk ka kush tė tė ndihmojė e as tė mbrojė nga Allahu.
(2:120)
Po edhe
sikur tu sillshe ti ēdo lloj argumenti atyre qė u ėshtė
dhėnė libri, ata nuk pasojnė kiblen tėnde, e as ti nuk
do tė pasosh kiblen e tyre, po asnjėra palė nuk do ta
pasojė kiblen e tjetrės. E pas dijes, e cila tė ka
ardhur, po e zėmė se ishe vėnė pas dėshirave tė tyre,
atėherė ti do tė ishe mizor. (2:145)
Por ata,
prej tyre qė kanė thesar tė diturisė, dhe besimtarėt,
besojnė atė qė tu shpall ty dhe atė qė u shpall para
teje, besojnė edhe ata qė e falin namazin dhe japin
zeqatim dhe besimtarėt nė Allahun e nė jetėn e ardhshme.
Tė tillėve do tu japim shpėrblim tė madh. (4:162).
"E kush tė
kundėrshton ty nė ēėshtjen e tij (Isait) pasi tė ėshtė
bėrė e ditur e vėrteta, ti thuaj: Ejani i thėrrasim
bijtė tanė dhe bijtė tuaj, gratė tona dhe gratė tuaja,
vetė ne dhe vetė ju, mandej sinqerisht tė lutemi pėr
mallkim, dhe mallkimin nga ana e Allahut ta hedhim
kundėr gėnjeshtarėve. (3:61).
Ju mos ua
shani ata (zota) qė u luten (idhujtarėt), pos Allahut, e
(si hakmarrje) tė fyejnė Allahun nga armiqėsia, duke mos
ditur (pėr madhėrinė e Tij). Kėshtu Ne ia kemi zbukuruar
ēdo populli veprimin e vet, mandej e ardhmja e tyre
ėshtė te Zoti i tyre, e Ai i shpėrblen pėr atė qė
vepruan. (6:108).
Ska
dyshim se kanė dėshtuar keq ata qė mbytėn fėmijėt e tyre
nga mendjelehtėsia e pa kurrfarė dije dhe ata qė duke i
shpifur Zotit, shpallėn tė ndaluar atė qė Zoti u kishte
dhuruar. Ata kanė humbur rrugėn e drejtė dhe prej
fillimit nuk ishin nė udhėzim. (6:140).
Derisa tė
arrijnė (nė vendin e llogarisė), Ai u thotė: A ju i
mohuat argumentet e Mia duke mos i menduar dhe formuar
dije pėr to? E ēka vepronit ju ashtu (nė Dunja)?
(27:84).
E atyre
qė u ėshtė dhėnė dija dhe besimi thonė: Ju keni
qėndruar aq sa u pat caktuar Allahu deri nė ditėn e
ringjalljes, e kjo pra ėshtė dita e ringjalljes, por ju
ishit qė nuk e pranonit!. (30:56).
Njerėzit
tė pyesin pėr kijametin (katastrofėn) e ti thuaj: Pėr
atė di vetėm Allahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta
ėshtė afėr!. (33:63)
Thuaj:
Atė e di vetėm Allahu, e unė jam vetėm njė qortues qė
ju bėj me dije!. (67:26)
Unė nuk
kam pasur kurrfarė dije pėr elitėn e lartė (melaiket)
kur ata bėnė polemikė (rreth Ademit). (38:69)
Tė pyesin
ty (Muhammed) pėr ēastin (katastrofėn e pėrgjithshme) se
kur do tė ndodhė ai. Thuaj: Atė e di vetėm Zoti im,
kohėn e tij nuk mund ta zbulojė kush pos Tij (e sjell
kijametin pa e hetuar asnjė nga krijesat). Cėshtja e tij
(se kur do tė ndodhė) ėshtė preokupim i rėndė (pėr
krijesat) nė qiej e nė tokė. Ai (katastrofa) nuk ju vjen
ndryshe, vetėm befas. Tė pyesin ty sikur ti di pėr tė.
Thuaj: Pėr tė di vetėm Allahu, por shumica e njerėzve
nuk e dinė (pse ėshtė e fshehtė).(7:187)
E ai (Isai)
ėshtė parashenjė e momentit (e kijametit), pra kurrsesi
mos dyshoni nė tė (nė katastrofė) dhe eni pas meje, kjo
ėshtė rruga e drejtė. (43:61). I lartėsuar qoftė Ai,
qė vetėm i Tij ėshtė sundimi i qiejve e i tokės dhe ēka
ka ndėrmjet tyre dhe vetėm Ai di pėr momentin e
kijametit dhe te Ai ktheheni. (43:85)
Vetėm Ai
e di pėr katastrofėn (pėr kijametin). Asnjė frut nuk del
prej lėvozhgės sė vet dhe asnjė femėr nuk bart e as nuk
lind pa dijen e Tij. E ditėn kur Ai i thėrret ata se ku
janė ata qė mi bėnit shokė? Ata thonė: Ne tė kemi
njohur Ty, nuk ka ndonjė prej nesh qė dėshmon se ke shok!.
(41:47)
Ska
dyshim se vetėm Allahu e di kur do tė ndodhė kijameti,
Ai e di kur e lėshon shiun. Ai e di se ēka nė mitra (tė
nėnave), nuk e di kush pos Tij se ēka do tė ndodhė (ēka
do tė punojė) nesėr, dhe askush nuk e di, pos Tij, se nė
ēvend (ose kohė) do tė vdesė. Allahu ėshtė mė i dijshmi,
mė i njohuri. (31:34)
Tė pyesin
ty pėr shpirtin; Thuaj: Shpirti ėshtė ēėshtje qė i
pėrket vetėm Zotit tim, e juve ju ėshtė dhėnė fort pak
dije. (17:85)
E ata qė
mohuan thonė: Ti nuk je i dėrguar! Thuaj: Mjafton qė
Allahu ėshtė dėshmitar midis meje dhe midis jush dhe (ėshtė
dėshmitar) ai qė ka njohuri tė librit (tė shpalljeve).
(13:43)
E xhinėt
ia bėjnė shokė Allahut, e nė tė vėrtetė Ai i krijoi ata
(xhinėt) dhe duke mos patur kurrfarė dije, ata shpifėn
se Ai (Zoti) ka djem e vajza. Larg (shpifjeve) ėshtė
madhėria e Tij e lartė. (6:100)
Por,
dijenia e tyre arrihet nė botėn tjetėr (kur tė
pėrjetojnė ēka u ėshtė premtuar). Ja, ata dyshojnė pėr
kėtė (pėr botėn tjetėr), bile janė tė verbėr ndaj saj.
(27:66)
Dhe pėr
atė (fėmijė), as ata, e as tė parėt e tyre nuk kanė
kurrfarė dijenie. Sa e madhe ėshtė ajo fjalė qė del nga
gojėt e tyre, e ata nuk thonė tjetėr vetėm se gėnjeshtėr.
(18:5)
I
adhuruari juaj ėshtė vetėm Allahu, qė pėrveē Tij nuk ka
zot tjetėr, e dituria e Tij ka pėrfshirė ēdo send.
(20:98)
Ai i di
ato qė ishin para tyre dhe ato qė vijnė pas, po dija e
tyre nuk mund ta pėrfshijė atė. (20:110)
Ata (idhujtarėt)
adhurojnė nė vend tė Allahut (idhuj) pėr tė cilėt nuk u
ka ardhur kurrfarė fakti dhe nuk kanė kurrfarė dije, pra
pėr idhujtarėt nuk ka ndonjė ndihmėtar. (22:71)
(E thonė
atė shpifje) Sa pėr ti bartur nė ditėn e gjykimit
mėkatet e veta tė plota dhe njė pjesė tė mėkateve tė
atyre qė, pa farė arsye i mashtruan dhe i humbėn. Sa e
keqe ėshtė ajo me ēka ngarkohen. (16:25)
Mandej,
nė ditėn e gjykimit Ai i turpėron ata dhe thotė: Ku
janė ata qė mi bėnit shokė Mua dhe pėr hir tė tyre
grindeshit? E ata qė ishin tė zotėt e dijes, do tė
thonė: Vėrtet, sot turpėsia dhe e keqja i pėrfshiu
jobesimtarėt. (16:27)
A nuk e
dini ju se Allahu nėnshtroi pėr tė mirėn tuaj ēka nė
qiej e ēka nė tokė dhe plotėsoi ndaj jush tė mirat e
Tij tė dukshme e tė fshehta, e megjithatė prej njerėzve
ka qė polemizojnė ēėshtjen e Allahut duke mos pasur as
dituri, duke mos qenė i udhėzuar dhe duke mos pasur
libėr tė ndritshėm. (31:20)
Allahu ju
krijoi prej dheu, mandej prej njė pike uji, e pastaj ju
bėri ēift. E asnjė femėr nuk bart e as nuk lind ndryshe,
vetėm se me dijen e Tij, dhe nuk i jepet kujt tė jetojė
gjatė ose ti shkurtohet jeta e tij, vetėm se ajo ėshtė
e shėnuar nė Libėr (Levhi Mahfudh), e kjo pėr Allahun
ėshtė lehtė. (35:11)
Kur e
godet njeriun ndonjė e keqe, ai na lutet Neve, e kur nga
ana Jonė ia shndėrrojmė atė nė ndonjė tė mirė, ai thotė:
Kjo mė ėshtė dhėnė nė bazė tė dijes sime! Jo, por ajo
ėshtė njė sprovė, por shumica e tyre nuk e dinė.
(39:49)
Ndėrsa
ata (engjėjt) qė e bartin Arshin edhe ata qė janė
pėrreth e tij, lartėsojnė me falėnderim Zotin e tyre, i
besojnė Atij dhe i luten Atij ti falė ata qė besuan
(duke thėnė): Zoti ynė, Ti me mėshirėn dhe me diturinė
Tėnde ke pėrfshirė ēdo send, andaj falju atyre qė u
penduan dhe ndoqėn rrugėn Tėnde, e edhe ruaji ata nga
dėnimi i xhehennemit! (40:7)
O ju qė
besuat, kur tju thuhet: zgjerohuni (bėni vend) nė vend
ndeje, zgjerohuni, se Allahu bėn zgjerim pėr ju, e kur
tju thuhet: ngrihuni! Atėherė ju ngrihuni, Allahu i
lartėson ata qė besuan prej jush, i lartėson nė shkallė
tė lartė ata tė cilėve u ėshtė dhėnė dituri. Allahu
ėshtė i njohur mirė me atė qė punoni. (58:11)
E ata qė
i shoqėruan Zotit, do tė thoshin: Sikur tė donte Allahu
nuk do ti bėnim shok (nuk do tė ishim idhujtarė) as ne,
as prindėrit tanė, e as nuk do tė ndalonim asnjė send. "Kėshtu
patėn gėnjyer edhe ata qė ishin para tyre derisa (pėr
shkak tė mėkatit) pėrjetuan dėnimin tonė tė ashpėr.
Thuaj: A mos keni ndonjė fakt e tė na e prezentoni atė
neve? Ju i mbėshteteni vetėm hamendjes, nė tė
vėrtetė,vetėm gėnjeni. (6:148)
Ai (krijoi)
tetė lloje (nga kafshėt shtėpiake): prej deleve dy (dash
e dele), prej dhive dy (cjap e dhi). Thuaj: A janė tė
ndaluar (haram) dy meshkuj apo dy femra apo ēka mbanė (pjell)
mitra e dy (llojeve tė tyre) femrave? Mė tregoni, pra,
me fakte tė ditura (e jo me trillime) nėse jeni tė
sinqertė. (6:143)
Ēkeni ju
qė tė mos hani nga ajo pėr tė cilėn ėshtė pėrmendur emri
i Allahut, e Ai ju sqaroi juve se ēka ėshtė e ndaluar
pėr ju, pėrveē kur jeni detyruar (atėherė edhe harami
ėshtė hallall). Njė shumicė (e mohuesve), duke mos pasur
kurrfarė dije, por vetėm nga pasionet e tyre, duan ti
largojnė nga e vėrteta (njerėzit). Po Zoti yt di mė sė
miri pėr ata qė i shkelin dispozitat. (6:119)
(Pėrkujtojeni o njerėz) Ditėn kur Allahu i tubon tė
dėrguarit e u thotė: Cfarė pėrgjigje (popujt) u dhanė
juve? Ata (pejgamberėt) thonė: Ne nuk dimė, vėrtet Ti
je qė i di tė gjitha tė fshehtat!. (5:109)
(Engjėjt)
Thanė: Ti je i pa tė meta, ne nuk kemi dije tjetėr
pėrveē atė qė na e mėsove Ti. Vėrtetė, Ti je i
Gjithėdijshmi, i Urti!. (2:32)
Dhe duke
e ditur mirė Ne do tu rrėfejmė atyre (pėr atė qė punuan),
se Ne nuk ishim qė mungonim (ishim tė pranishėm). (7:7)
(Zoti)
Tha: O Nuh, ai (djali) nuk ishte nga familja jote (pėr
tė cilėn tė premtova se do ti shpėtoj), ai ishte
punėkeq, e ti mos mė kėrko Mua atė qė nuk di, Unė tė
kėshilloj qė tė mos bėhesh nga injorantėt!. (11:46)
Ai tha:
Unė nuk di se ēpunuan ata (qė ju u thoni tė ulėt).
(26:112)
(Nuhu)
Tha: Zoti im, unė mbėshtetem nė mbrojtjen Tėnde qė tė (mos)
kėrkoj prej Teje atė pėr ēka nuk kam njohuri, e nė qoftė
se nuk mė fal mua dhe nuk mė mėshiron Ti, do tė jem i
humbur!. (11:47)
O babai
im, mua mė ėshtė dhėnė nga dituria ēka ty nuk tė ėshtė
dhėnė, andaj mė dėgjo se unė tė udhėzoj nė rrugė tė
drejtė. (19:43)
Po atė e
(me Ibrahimin) polemizoi populli i tij e ai tha: A
polemizoni me mua, rreth Allahut e Ai mė udhėzoi? Unė
nuk u frikohem atyre qė ju ia bėni shok, vetėm nėse Zoti
im do ndonjė send (tė mė godas, ai mė godet). Me dijen e
Tij Zoti im ka pėrfshirė ēdo send, a nuk e merrni me
mend?. (6:80)
Dhe Ne
Lutit i dhamė tė jetė pejgamber dhe i dijshėm, andaj
edhe e shpėtuam prej atij fshati (vendbanimi) qė bėnte
punė tė ndyra, ata ishin popull i dėmshėm e i prishur.
(21:74)
Dhe ata
hynė ashtu si i porositi babai i tyre, po ajo nuk ishte
gjė qė do tu ndihmonte asgjė nga caktimi i Allahut,
pėrveē njė dėshire tė Jakubit qė e kishte nė vete dhe e
kreu. Po ai (Jakubi) ishte i dijshėm pėr tė, ngase Ne e
kemi mėsuar pėr atė, por shumica e njerėzve nuk e dinė.
(12:68)
E kur e
arriti pjekurinė e tij, Ne i dhamė pushtet e dituri. E
kėshtu Ne i shpėrblejmė punėmirėt. (12:22)
Nė tė
vėrtetė, Ne i vendosėm beni israilėt (pas shkatėrrimit
tė armiqve tė tyre) nė njė vend tė mirė, i furnizuam ata
me ushqime tė dobishme dhe nuk ishin tė pėrēarė (rreth
fesė), vetėm pasi qė u erdhi atyre dituria (Tevrati).
Zoti yt, do tė gjykojė mes tyre nė ditėn e kijametit,
pėr atė qė ishin pėrēarė. (10:93)
Dhe e
gjetėn njė nga robtė Tanė, tė cilit i kemi dhuruar
mėshirė nga ana Jonė dhe e kemi mėsuar me njė dituri tė
posaēme nga Ne. (18:65) E pasi ai (Musai) e arriti
moshėn madhore dhe u bė i pjekur, Ne i dhamė urtėsi e
dituri. Kėshtu Ne i shpėrblejmė bamirėsit. (28:14)
Ne i
patėm zgjedhur ata (besimtarėt beni israilitė) me
vetėdije ndėr njerėzit e asaj kohe. (44:32)
(Musai)
Tha: Dija pėr ata ėshtė te Zoti im, e shėnuar nė njė
libėr. Zoti im nuk gabon e as nuk harron. (20:52)
Ai tha:
Vetėm Allahu e di atė, ndėrsa unė po ju kumtoj atė pėr
ēka jam i dėrguar, por unė po ju shoh se jeni popull
injorant. (46:23)
Ai (Karuni)
tha: Mė ėshtė dhėnė vetėm nė saje tė dijes sime! Po a
nuk e di ai se Allahu shkatėrroi para tij nga popujt e
lashtė asish qė ishte edhe mė i fuqishėm e mė i pasur se
ai, po mėkatarėt kriminelė as qė do tė pyeten pėr fajet
e tyre (meqė Allahu e di). (28:78)
E ata qė
ishin tė zotėt e diturisė thanė: Tė mjerėt ju,
shpėrblimi i Allahut ėshtė shumė mė i mirė pėr atė qė
besoi dhe bėri vepėr tė mirė, po atė nuk mund ta arrijė
kush pėrveē tė durueshmėve!. (28:80)
Ne i
patėm dhėnė Davudit dhe Sulejmanit dituri, e ata tė dy
thanė: I falėnderohemi vetėm Allahut qė na dalloi (me
tė mira) mbi shumė robėr tė Tij besimtarė. (27:15)
E
Sulejmanit Ne ia mėsuam atė (pėrgjigjen e saktė), po
secilit (prej tyre) u patėm dhėnė urtėsi e dije. Ne bėmė
qė kodrat dhe shpezėt tė madhėrojnė (bėjnė tesbih) sė
bashku me Davudin. Ne kemi mundėsi (ta bėjmė kėtė) edhe
e bėmė. (21:79)
E ai i
cili kishte dituri nga libri tha: Unė ta sjell atė ty
sa ēel e mshel sytė (kėtij i tha sille)! E kur e pa atė
(fron) tė vendosur pranė tij, (Sulejmani) tha: Kjo
ėshtė dhuntia e Zotit tim qė tė mė sprovojė mua se a do
ta falėnderoj, apo mos do ta pėrbuz. E kush falėnderon,
ai falėnderon pėr tė mirėn e vet, e kush pėrbuz, Zoti im
(ska nevojė), ėshtė i pa nevojė e bujar!. (27:40)
E kur
erdhi ajo, iu tha: A ėshtė i kėtillė froni yt? Ajo tha:
Si tė ishte vetė ai?! (Sulejmani tha:) Neve na ėshtė
dhėnė dituria pėrpara saj dhe ne ishim besimtarė para
saj. (27:42)
Madje pėr
shkak tė thėnies sė tyre: Ne e kemi mbytur Mesihun,
Isain, birin e Merjemes, tė dėrguarin e Allahut. Po ata
as nuk e mbytėn as nuk e gozhduan (nuk e kryqėzuan nė
gozhda), por atyre u pėrngjau. Ata qė nuk u pajtuan
rreth (mbytjes sė) tij, janė nė dilemė pėr tė (pėr
mbytje) e nuk kanė pėr tė kurrfarė dije tė saktė, pėrveē
qė iluzojnė. E ata me siguri nuk e mbytėn atė. (4:157)
Pėrmblodhi:
Mr. Fehim Dragusha
26.7.2009
Tė gjitha
ajetet kur'anore janė marrė nga Kur'ani (Pėrkthimi me
komentim), tė pėrkthyera e tė komentuara nga H.Sherif
Ahmeti, botuar nė Prishtinė mė 1988. Do theksuar se pas
mbarimit tė qdo ajeti kam sjellur numrin e surės dhe
numrin e ajetit, pra shifra e parė tregon numrin e
kaptinės, kurse shifra e dytė tregon numrin e ajetit.