Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Vlera e leximit tė Kuranit

Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm Allahut tė Lartėsuar, i Cili e bėri obligim haxhin pėr ata qė kanė mundėsi. Salavatet qofshin mbi tė Dėrguarin e tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė muslimanėt deri nė Ditėn e Gjykimit.

Me tė vėrtetė Kurani ėshtė fjala e Allahut tė Madhėrishėm, qė ia zbriti Pejgamberit Muhamed salallahu alejhi ue selem pėr t’i treguar njerėzimit rrugėn e drejtė dhe ai i cili i pėrmbahet Kuranit, do tė jetė i udhėzuar. E kush largohet nga ai, do tė jetė nė njė humbje tė mjerueshme.

Duke e ditur vlerėn e Kuranit, siē e cekėm nė temėn e kaluar (Vlera e Kuranit), Allahu i Lartmadhėrishėm na e obligoi leximin e Kuranit dhe tė praktikuarit e tij duke thėnė: “Ata qė lexojnė librin e Allahut, e falin namazin dhe nga begatitė qė Ne u kemi dhėnė japin fshehtazi e haptazi, ata e shpresojnė nė njė fitim qė kurrė nuk humbet. Qė Ai (Allahu) do t’ju plotėsojė shpėrblimin e tyre, e edhe do t’ju shtojė nga mirėsia e Tij, vėrtet Ai ėshtė mėkatfalės dhe shumė mirėnjohės.” (Fatir, 29-30)

Po ashtu, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem na ka lajmėruar pėr shpėrblimin e madh qė ka ai i cili lexon Kuran. Prej haditheve qė flasin pėr vlerėn e leximit tė Kuranit veēojmė:

- Trasnmeton Ibn Mesudi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Ai i cili lexon njė shkronjė prej librit tė Allahut e ka njė sevap dhe njė sevap shpėrblehet dhjetė fish. Nuk po them (ELIF- LAM -MIM) njė shkronjė, mirėpo Elifi njė shkronjė, Lami njė shkronjė dhe Mimi njė shkronjė.” Tirmidhiu nr. 2910 dhe hadithi ėshtė hasen-sahih.
Pra, ai qė lexon vetėm kėto tri shkronja ka 30 sevape.

- Transmeton Ebu Umame, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Lexojeni Kuranin sepse ai do tė vijė si ndėrmjetėsues pėr ata qė e lexojnė atė.” Muslimi nr. 804.

- Transmeton Abdullah ibn Amri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “(Nė Ditėn e Gjykimit) Do t’i thuhet atij qė e lexon Kuranin: “Lexo dhe ngrihu, lexo ashtu siē ke lexuar nė dynja, se me tė vėrtetė vendi yt ėshtė nė ajetin e fundit qė do tė lexosh.” Tirmidhiu nr. 2914 dhe ka thėnė se ky hadith ėshtė hasen-sahih.
Atij qė lexon nė kėtė botė Kuran, nė Ditėn e Gjykimit do t’i ngrihet grada nė xhenet me aq Kuran sa ka mėsuar nė dynja (pėrmendėsh) dhe sa mė shumė qė di pėrmendėsh. aq mė shumė do t’i rritet grada nė xhenet.

Dhe ėshtė pėr t’u ēuditur qė shumica prej nesh e lė anash leximin e Kuranit dhe praktikimin e tij, edhe pse e di vlerėn e tij.
Prijėsi i muslimanėve, Othmani, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė: “Sikur tė ishin zemrat tona tė pastra, nuk kishin pėr t’u ngopur nga fjalėt e Allahut.” Dhe pėr kėtė Allahu i Lartmadhėrishėm ka thėnė: “E kur zbret ndonjė kaptinė, ka prej tyre qė thonė: “Cilit prej jush ia shtoi kjo besimin?” Sa u pėrket atyre qė besuan, atyre u shtohet besimi dhe gėzohen pėr tė. E sa u pėrket atyre qė kanė sėmundje nė zemrat e tyre, ajo (zbritja e kaptinės) ndytėsisė sė tyre u shton ndytėsi dhe ata vdesin si jobesimtarė.” (Et-Teube, 124-125)
Ky ajet ka treguar gjendjen e besimtarėve dhe gjendjen e munafikėve kur dėgjojnė Kuran; kur muslimanėve u shtohet besimi gjatė dėgjimit tė tij, munafikėve u shtohet hipokrizia e tyre, prandaj le tė kenė kujdes besimtarėt qė tė mos jenė prej grupit tė hipokritėve.

Dhe pėr kėtė shkak besimtari duhet t’u kushtojė kujdes kėtyre gjėrave:

1. Ta lexojė Kuranin me pėrkushtim: Allahu i Lartmadhėrishėm thotė: “(Ky ėshtė) Libėr i begatshėm, Ne ta shpallėm ty kėtė, qė t’i studiojnė argumentet e tij dhe qė tė marrin mėsim prej tij ata qė kanė mend.” (Sad, 29)

2. Tė pėrsėritet ajo qė ėshtė mėsuar pėrmendėsh: Transmeton Ebu Musa, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Angazhohuni me kėtė Kuran, se pasha Atė nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti i Muhamedit, ky Kuran ikėn mė shpejt sesa deveja nga litari.” Buhariu nr. 5033 dhe Muslimi 1/545.
Kėtu Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e ka krahasuar Kuranin me lidhjen e devesė. Pra, ai i cili nuk i kushton rėndėsi lidhjes sė devesė ka mundėsi t’i ikė deveja. Ai qė nuk i kushton rėndėsi Kuranit duke mos e pėrsėritur atė qė ka mėsuar, atėherė Kurani do t’i ikė nga memoria.

3. Nuk bėn tė braktiset kurani: Allahu i Lartmadhėrishėm thotė: “Pastaj i Dėrguari (Muhamedi a.s.) do tė thotė: “O Zoti im! Vėrtet qė populli im e braktisi kėtė Kuran.” (El Furkan, 30)
Pėr kėto shkaqe duhet t’i kushtojmė rėndėsi Kuranit si nė lexim edhe nė mėsimin e tij pėrmendėsh dhe nė praktikimin e tij.
Allahu na bėftė prej atyre qė e lexojnė Kuranin dhe e praktikojnė atė!

 


Pėrktheu Eroll Nesimi
25.1.2009

                                          www.klubikulturor.com