Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Namazi i xhumasė (1)

Vlera e ditės sė xhuma

Xhumaja ėshtė njė ditė e shenjtė dhe festė pėr ēdo musliman. Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Dita mė e mirė nė tė cilėn ka lindur dielli ėshtė dita e xhumasė. Nė kėtė ditė ėshtė krijuar Ademi (alejhi selam), nė kėtė ditė ėshtė futur nė xhenet, nė kėtė ditė ėshtė nxjerrė nga xhenneti dhe nuk do tė bėhet kiameti vetėm se nė kėtė ditė.” Muslimi.

Gjithashtu, transmetohet nga Ibn Abasi se e ka dėgjuar Pejgamberin salallahu alejhi ue selem duke thėnė: “Kush i pluhuros kėmbėt nė rrugėn e Allahut (nė shkuarjen nė namazin e xhumasė), Allahu do ta ruajė nga zjarri i xhehenemit.” Buhariu.

Ē’duhet tė bėhet para namazit tė xhumasė?

Pastrimi i trupit apo marrja gusėl ėshtė obligim pėr ēdo musliman qė shkon pėr tė falur xhumanė
Lidhur me kėtė Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Larja nė ditėn e xhuma ėshtė obligim pėr ēdo moshėrritur.” Buhariu dhe Muslimi.


Veshja e rrobave tė pastra dhe parfumimi i trupit para shkuarjes nė xhami pėr namazin e xhumasė


Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Pastrimi nė ditėn e xhuma ėshtė obligim i ēdo muslimani dhe atė ditė duhen veshur rrobat mė tė pastra. Dhe nėse ka parfum, le tė parfumohet prej tij.” Ahmedi.

Shkuarja sa mė herėt nė xhami

Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Nė ditėn e xhuma melekėt qėndrojnė nė dyert e ēdo xhamie dhe i regjistrojnė njė nga njė (personat tė cilėt shkojnė pėr ta falur xhumanė). Kur imami ngjitet nė minber, ata i mbyllin regjistrat dhe shkojnė tė marrin pjesė nė pėrmendjen e Allahut tė Lartėsuar. Ai qė shkon mė herėt nė xhuma, ėshtė sikur tė ketė therur njė deve, pastaj ai pas tij sikur tė ketė therur njė lopė, pastaj ai pas tij sikur tė ketė therur njė dele, ai pas tij sikur tė ketė therur njė pulė, ndėrsa ai i fundit sikur t“i jetė falur njė vezė.” Buhariu dhe Muslimi.

Dijetarėt islamė kanė thėnė se momenti i shkuarjes sė hershme nė ditėn e xhuma fillon menjėherė pas zenitit tė diellit (koha e fillimit tė namazit tė drekės) dhe pėrfundon me qėndrimin e imamit nė minber.

Preferohet qė tė lexohet surja El-Kehf nė ditėn e xhuma. Transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Kush e lexon suren El-Kehf ditėn e xhuma, e mbulon drita prej kėmbėve e deri nė kupėn qiellore, dritė qė do tė ndriēojė nė Ditėn e Gjykimit, dhe i falen tė gjitha mėkatet (e vogla) midis dy xhumave.” Hakimi.

Gjithashtu, preferohet qė tė shtohen lutjet nė ditėn e xhuma, sepse nė atė ditė ėshtė njė kohė kur Allahu i Lartėsuar i pranon lutjet. Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Me tė vėrtetė, nė ditėn e xhuma ėshtė njė kohė nė tė cilėn, nėse muslimanėt e kalojnė duke iu lutur Allahut, Allahu me tė vėrtetė do t`u pėrgjigjet atyre.” Buhariu dhe Muslimi.

Nė komentin e caktimit tė kohės sė kėtij momenti nė ditėn e xhuma disa dijetarė islamė kanė thėnė se kjo kohė ėshtė pas hytbes sė parė e deri nė pėrfundimin e namazit, ndėrsa disa dijetarė tė tjerė thonė se kjo kohė ėshtė pas namazit tė ikindisė e deri nė perėndimin e diellit.

 

Pėrgatiti: Eroll Nesimi
7.6.2009

                                         www.klubikulturor.com