Nuk lejohet qė rroba tė jetė e parfumuar dhe pėr
kėtė kanė ardhur shumė hadith, tė cilat ndalojnė
qė gruaja tė parfumohet kur del jashtė shtėpisė sė
saj. Ne do tė sjellim disa hadithe tė sakta nė
lidhje me kėtė kusht.
1. Transmeton Ebu Musa El Eshari se Pejgamberi
salallahu alejhi ue selem ka thėnė: Ajo grua e
cila parfumohet, pastaj del pėr ta ndier meshkujt
erėn e saj, ajo ėshtė lavire. Ahmedi 4/418,
4/400, 4/413, Nesaiu 8/153, Termidhiu 5/106, Ibn
Huzejme ka thėnė se hadithi ėshtė sahih 3/91,
gjithashtu edhe shejh Albani ka thėnė se hadithi
ėshtė hasen. Shih Sahih En-Nesai 5141.
2. Transmeton Zejneb Eth-Thekafije se Pejgamberi
salallahu alejhi ue selem ka thėnė: Nėse njėra
prej jush (femra) del pėr nė xhami, mos tu
afrohet (le tu largohet) parfumeve. Muslimi
443, Sherh En-Nevevi 4/163.
3. Transmeton Ebu Hurejra se Pejgamberi salallahu
alejhi ue selem ka thėnė: Ajo grua e cila
ėshtė parfumuar, mos tė jetė e pranishme me ne nė
faljen e namazit tė jacisė. Muslimi 444.
Them (pėrkthyesi) se fjala e Pejgamberit salallahu
alejhi ue selem, mos tė jetė e pranishme me ne
nė faljen e namazit tė jacisė, nuk ka pėr
qėllim qė vetėm nė namazin e jacisė nuk bėn tė
parfumohet, mirėpo nė tė gjitha namazet nė xhami
nuk lejohet parfumimi, siē ka thėnė shejh Albani,
se fitneja nė kėtė kohė ėshtė mė e madhe dhe nga
kjo ndalesė e kemi tė qartė se gruaja e ka haram
tė parfumohet kur del prej shtėpisė, saqė edhe
nėse e ka pėr qėllim tė shkojė ta adhurojė Allahun
nė xhami, ajo e ka haram tė parfumohet. Kėtė qė
thashė e vėrteton hadithi tjetėr.
4. Transmeton Musa ibn Jesari, ky nga Ebu Hurejra,
se njė grua kishte kaluar pranė tij dhe ishte
ndier aroma e saj. Ebu Hurejra i tha: O motėr, a
pėr nė xhami je nisur? Tha: Po. Ebu Hurejra ia
ktheu: Dhe pėr kėtė shkak je parfumua? Tha:
Po. Ebu Hurejra i tha: Kthehu dhe lahu, se unė
e kam dėgjuar Pejgamberin salallahu alejhi ue
selem duke thėnė: Ajo grua e cila del nė xhami
dhe i vjen era (e parfumit), Allahu nuk ia pranon
namazin e saj derisa tė kthehet nė shtėpi dhe tė
pastrohet. Bejhakiu 3/133-246, Ebu Davudi
4174.
Them (pėrkthyesi) se nė ditėt e sotme motrat jo
vetėm dalin tė parfumuara pėr nė xhami, por edhe
kur dalin pėr tė blerė diēka apo nė shėtitje,
dalin tė parfumuara!
Them (vazhdon shejh Albani): Dhe kėto hadithe janė
tė qarta nė ndalimin e parfumimit tė gruas kur ajo
del prej shtėpisė dhe parfumimi i ndaluar ėshtė
sikurse nė trup ashtu edhe nė rroba.
Dhe shkaku i ndalesės ėshtė mė se i qartė,
tėrheqja e vėmendjes dhe e epshit tė meshkujve.
Ibn Dekik el Idi ka thėnė: Shkaku i ndalesės sė
parfumimit tė gruas kur ka pėr qėllim daljen nė
xhami ėshtė se kjo ngacmon epshin e meshkujve.
Fethul Bari 2/407.
Them (vazhdon shejh Albani): E nėse parfumimi pėr
tė shkuar nė xhami ėshtė haram, si do tė jetė
hukmi i atyre femrave qė dalin nė rrugė apo treg?
Ska dyshim se kjo ėshtė edhe mė haram dhe mė
mėkat. Kurse El Hejthemiu nė Ez-Zevaxhir e ka
cekur se dalja e gruas prej shtėpisė e parfumuar
dhe e zbukuruar ėshtė prej mėkateve tė mėdha, edhe
nėse njė gjė tė tillė ia lejon burri i saj. (Ez-Zevaxhir
2/37)
Pastaj duhet ditur se kėto hadithe janė tė
pėrgjithshme, pra pėrfshijnė tė gjitha kohėrat, pa
marrė parasysh a ėshtė natė apo ditė.
Shejh Albani
Pėrktheu dhe pėrshtati: Eroll Nesimi 16.11.2008