Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Sunetet e abdestit

1. Pėrmendja e Allahut nė fillim tė abdestit

Thėnia e “Bismilahit” para fillimit tė abdestit ėshtė sunet, pasi nga tradita e tė Dėrguarit alejhi selam ishte qė ta fillonte ēdo vepėr me tė dhe se pėr kėtė janė transmetuar hadithe.

A ėshtė vaxhib “besmeleja” gjatė abdestit?
Dijetarėt e medh`hebit hanbeli kanė thėnė se “besmeleja” para abdestit ėshtė vaxhib, duke argumentuar me hadithin qė pėrcillet nga Muhamedi alejhi selam: “Nuk ka abdest ai qė nuk e pėrmend emrin e Allahut nė fillim.” (Shėnon Tirmidhiu dhe Albani e cilėson tė saktė.)
Kurse shumica e dijetarėve tė tjerė (hanefi, maliki dhe shafi) i pėrmbahen qėndrimit se thėnia e “bismilahit” ėshtė sunet. Ata kanė argumentuar me kėto argumente:

a) Me hadithin qė transmetohet nga Muhamedi alejhi selam, se ka thėnė: “Merr abdest ashtu si tė ka urdhėruar Allahu.” (Shėnon Tirmidhiu dhe Albani e cilėson tė saktė) E, nė ajet nuk pėrmendet “bismilahi”.
b) Ebu Davudi shėnon njė hadith nga Ebu Hurejra, edhe mė tė qartė nė kėtė. I Dėrguari alejhi selam thotė: “Nuk do tė pranohet namazi i ndonjėrit nga ju derisa mos t`i paraprijė abdesti ashtu si ka urdhėruar Allahu i Lartėsuar; ta pastrojė fytyrėn e tij, duart deri nė bėrryla, t`i japė mes`h kokės sė tij, t`i pastrojė kėmbėt deri nė nyje...”, nė kėtė hadith nuk ėshtė pėrmendur “besmeleja”, me ēka nėnkuptohet se nuk ėshtė obligative kjo gjatė abdestit. Po tė ishte, do ta pėrmendte i Dėrguari alejhi selam.
c) Tė gjithė ata qė pėrcjellin formėn e abdestit tė Muhamedit alejhi selam nuk pėrmendin “besmelėn”.

Kurse pėrgjigja ndaj hadithit me tė cilin ata argumentojnė se ėshtė vaxhib “besmeleja” ėshtė se hadithi ėshtė daif (i cilėsuar ashtu nga njė numėr i madh i muhadithinėve, si, Neveviu, Bejhkiu, Bezari, Ahmedi, etj.). por edhe nėse themi se ėshtė i saktė (apo hasen), atėherė nga hadithi nuk nėnkuptohet mohimi i vėrtetėsisė sė abdestit, por mohimi i pėrsosmėrisė sė abdestit.

2. Larja e duarve deri nė nyje tri herė

Pasi vėrtetohet nė hadithin tė cilin e shėnon Buhariu se kur i Dėrguari alejhi selam fillonte tė merrte abdest, sė pari i lante grushtet tri herė.
Nėse muslimani zgjohet nga gjumi, atėherė duart duhet tė lahen tri herė para se tė futen nė enė pėr tė marrė abdest, duke u bazuar nė thėnien e Profetit: “Nėse dikush zgjohet nga gjumi, tė mos i fusė duart nė enė pa i larė mė parė tri herė, sepse nuk dihet ku e ka vėnė dorėn gjatė gjumit
"1, kjo ka tė bėjė me personin qė bėn gjumin e natės. Ndėrsa nėse njeriu do tė marrė abdest nė kohė tė zakonshme, atėherė nuk ka gjė nėse i fut duart direkt nė enė pėr t`i larė duart.

3. Tė filluarit me larjen e gojės dhe hundės tri herė para fytyrės, do tė thotė pas larjes sė grushteve. Mė e mira ėshtė qė me njė grusht tė lahet hunda edhe goja. Argument pėr kėtė ėshtė hadithi i Abdull-llah Ibn Zejdit radijall-llahu anhu, i cili tregonte mėnyrėn e abdestit tė Resulullahut salallahu alejhi ue selem dhe ndėrmjet tė tjerash tha: “Lau gojėn dhe hundėn me njė grusht dhe kėshtu veproi tri herė.”
2

4. Larja mirė e gojės me kujdes tė veēantė duke e lėvizur ujin brenda nga njėra anė nė tjetrėn dhe nxjerrjen e tij, pastaj edhe hundėn duke e thithur ujin brenda nė hundė dhe shfryrjen e tij ėshtė gjithashtu e preferuar pėr atė qė nuk ėshtė agjėrues. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thotė:
“Laje hundėn mirė, nė pėrjashtim tė rastit kur je agjėrueshėm.”3

5. Pėrdorimi i misvakut gjatė pastrimit tė gojės. Muhamedi salallahu alejhi ue selem thotė:
“Sikur mos t’i vinte rėndė umetit tim, do t’i urdhėroja ta pėrdornin misvakun nė ēdo abdest.”4

6. Larja e mjekrės duke futur nė tė gishtat e lagur.5

7. Larja ndėrmjet gishtėrinjve tė duarve dhe tė kėmbėve, pasi edhe kjo vėrtetohet nė disa transmetime nė tė cilat tregohet forma e abdestit tė tė Dėrguarit alejhi selam.

8. Dhėnia pėrparėsi anės sė djathtė, duke u bazuar nė hadithin e Aishes radijall-llahu anha, e cila ka thėnė: “Muhamedi salallahu alejhi ue selem e donte anėn e djathtė gjatė mbathjes sė nallaneve tė tij, gjatė krehjes sė flokėve dhe gjatė larjes sė tij dhe nė ēdo veprim (tė mirė).”
6 Gjithashtu duke u bazuar nė hadithin e Uthmanit, i cili tregonte abdestin e Resulullahut salallahu alejhi ue selem, ku fillonte me larjen e anės sė djathtė e pastaj tė sė majtės.
9. Pastrimi i gjymtyrėve gjatė marrjes sė abdestit nga tri herė. E argument pėr kėtė ėshtė hadithi i Uthmanit. Gjithashtu transmetohen hadithet se Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka larė pjesėt e trupit nga njė herė dhe nga dy herė, pėrveē kokės dhe veshėve.
7

10. Fėrkimi gjatė larjes, do tė thotė qė shuplakat e dorės tė pėrfshijnė tėrė pjesėt gjatė larjes.
8

11. Duaja pas abdestit
Muhamedi salallahu alejhi ue selem thotė:
“Kur dikush prej jush merr abdest mirė e pastaj thotė: “Eshhedu en la ilahe il-lall-llah vahdehu la sherike lehu ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu”, (dėshmoj se s’ka hyjni tjetėr pėrveē Allahut, i Cili ėshtė Njė pa ortak dhe dėshmoj se Muhamedi ėshtė robi dhe i Dėrguari i Tij) i hapen tetė dyer tė xhenetit pėr tė hyrė nga cila derė dėshiron.”9
Kurse te Tirmidhiu gjejmė edhe kėtė shtesė: “All-llahummexha’lni minet-tevvabine vexhe’alni minel-mutetaharine.”
(Allahu ynė, na bėj nga ata qė pendohen dhe na bėj nga ata qė pastrohen).

Kurse Ebu Seid el-Hudriu radijall-llahu anhu transmeton nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem, i cili thotė:
“Kush merr abdest dhe thotė: “Subhanekell-llahumme ve bihamdike Eshhedu en la ilahe il-la ente, estagfiru ve etubu ilejke”, (I lavdėruar dhe i falėnderuar qofsh Allahu ynė, dėshmoj se s’ka hyjni tjetėr pėrveē Teje, kėrkoj falje dhe pendohem te Ti). Kjo thėnie shkruhet nė njė fletė, pastaj vuloset e nuk thyhet deri nė Ditėn e Kiametit.”
10


*A ėshtė sunet dhėnia mes`h qafės gjatė abdesit?
Fėrkimi i qafės, apo dhėnia mes`h gjatė abdesit, ėshtė e njohur tek dijetarėt e medhhebit hanefi. Imam Kasani (nga dijetarėt hanefi) nė librin e tij “Bedaiu sanai”, pėrmend se te dijetarėt hanefi ka mendime rreth dhėnies mes`h qafės. Ai thotė: “Disa nga kėta dijetarė tė nderuar kanė mendimin se ajo ėshtė sunet, kurse disa tė tjerė thonė se kjo konsiderohet nga edukata (adabet) e abdestit.”
11
Duket se ata qė kanė thėnė se ėshtė sunet, kanė marrė pėr bazė njė hadith qė transmetohet nga Abdullah Ibėn Umeri, se i Dėrguari salallahu alejhi ue selem ka thėnė: ”Kush merr abdest dhe i jep mes`h qafės, Ditėn e Gjykimit do tė jetė i shpėtuar nga lidhja (me zinxhirė) pėr qafe.”
Por hadithi ėshtė cilėsuar nga shumė dijetarė si hadith i dobėt. Autori i librit “Kenzu umal”, dijetari Mufti Hindi, thekson se hadithi pėr dhėnien mes`h qafės ėshtė batil (i kotė), (d.m.th. shumė i dobėt). Ibėn Kajimi nė njė libėr tė tij me titull “Menaru Munif”, ku sqaron kriteret dhe format se si duhet tė dallohen hadithet e dobėta nga tė saktat, e pėrmend kėtė hadith si shembull pėr hadithet e dobėta.
Kurse ata dijetarė hanefi tė cilėt nuk thonė se ėshtė sunet, por e konsiderojnė nga normat (adabet) e abdesit, marrin pėr bazė se Ebu Hurejra, kur merrte abdest, i lante krahėt mbi bėrryla dhe kėmbėt mbi nyje (pra mė shumė seē kėrkohej). Njėherė, kur u pyet se pėrse vepronte kėshtu, ai u pėrgjigj: “Ky ėshtė forcim i shkėlqimit (tė dritės).” duke aluduar pėr hadithin e Resulullahut: “Umetit tim do t`i shkėlqejnė me rrezet e dritės gjurmėt e abdestit.” Ebu Hurejra shton dhe thotė: “Nėse ndonjėri prej jush mund t`i forcojė rrezet e dritės, atėherė ai duhet tė bėjė kėtė gjė.” (Transmeton Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi)
Pra, ata kanė thėnė se nga normat gjatė marrjes sė abdestit ėshtė qė muslimani tė zgjerojė pjesėt tė cilat i lan, ashtu siē vepronte Ebu Hurejra, qė do tė thotė se nėse e lagim qafėn gjatė adestit, atėherė ajo do tė na shndrisė nė Ditėn e Gjykimit.
Kėto ishin qėndrimet e kėtyre dijetarėve qė thonė se preferohet dhėnia mes`h qafės. Vlen tė pėrmendet kėtu edhe ajo se ky mendim thuhet se ėshtė edhe thėnie e dijetarėve shafi, por Imam Neveviu e mohon kėtė pretendim dhe thotė se kjo nuk qėndron te shafitė, por ajo qė qėndron tek ata ėshtė se kjo nuk ėshtė e preferuar.
Nė fund, themi se dhėnia mes`h qafės nuk ka argument as nga Kurani e as nga hadithi, pėrveē disa haditheve tė dobėta, ashtu siē i pėrmendėm mė lart. Mendimi mė i saktė nė kėtė ėshtė se ajo nuk ėshtė sunet, pasi nuk ka bazė dhe ky ėshtė mendimi i shumicės sė medh`hebeve (maliki, shafi, hanbeli). Gjithashtu edhe fukahatė e mėvonshėm qė kanė ardhur e vėrtetojnė se ajo nuk qėndron se ėshtė sunet. Ėshtė e njohur te juristėt islamė se hadithi i dobėt nuk mund tė jetė argument bazė pėr tė ligjėsuar ndonjė dispozitė e nė kėtė rast thėnia se kjo (dhėnia mes`h qafės) ėshtė sunet.
Argumentimi me hadithin e Ebu Hurejrės gjithashtu nuk qėndron, pėr shkak se ky ėshtė vetėgjykim (ixhtihad) i Ebu Hurejrės dhe nuk aludon qė kjo tė bėhet dispozitė dhe me tė tė punojnė tėrė muslimanėt, pasi atė nuk e kanė bėrė mė tė mirėt e umetit, Resulullahu, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, dhe sahabėt, tė cilėt kanė qenė shoqėruesit e tij dhe asnjėri nga ata nuk tregon se i Dėrguari salallahu alejhi ue selem e bėnte njė gjė tė tillė.
Nė librin e Dusukit (nga dijetarėt maliki) thuhet: “Nuk preferohet zgjerimi i pjesėve tė abdestit nga ajo qė ėshtė e caktuar, por shtimi konsiderohet i urryer, pėr shkak se kjo ėshtė nga teprimi (ekstremiteti) nė fe. Ajo qė preferohet ėshtė pastrimi i kėtyre pjesėve vazhdimisht dhe pėrtėritja e abdestit dhe nuk preferohet pastrimi i qafės”.
Nė kėtė qė u tha aludon edhe hadithi i tė Dėrguarit salallahu alejhi ue selem, qė e transmeton Buhariu dhe Muslimi, se njė njeri erdhi tek i Dėrguari alejhi selam dhe ai i tregoi formėn e abdestit, pastaj tha: “Kėshtu merret abdesti dhe kush shton nė kėtė, ai vetėm ka bėrė keq, i tejkaloi kufijtė dhe ka bėrė zullum.”
Nė fund, pasi kuptuam se mendimi mė saktė ėshtė se ajo nuk ėshtė sunet e as prej normave (adabeve) tė abdestit, tani mbetet tė kuptojmė se a ėshtė bidat.
Dhėnia mes`h qafės nuk ėshtė bidat dhe nuk ėshtė fare e drejtė qė ajo tė quhet bidat, pasi praktikimi i tij ėshtė qėndrim i disa dijetarėve, ashtu siē sqaruam mė lart dhe nė kėtė ēėshtje ka mospajtim te dijetarėt. Rregulli i pėrgjithshėm nė sheriatin islam ėshtė nėse nė njė ēėshtje ka mospajtim te fukahatė dhe ka mendime tė ndryshme nė tė, nuk lejohet tė injorohet ai mospajtim dhe tė themi se mendimi i parė apo i dytė ėshtė bidat. Kuptohet, kėtu ėshtė fjala pėr ato mospajtime qė janė tė lejuara nė Islam. Prandaj, nė kėtė rast shfrytėzojmė rastin qė t`i kėshillojmė vėllezėrit tanė qė tė kenė kujdes dhe mos tė nxitojnė nė nxjerrjen e gjykimeve qoftė ndaj disa ēėshtjeve, apo edhe njerėzve. Pothuajse kjo tani ėshtė bėrė fenomen te disa prej djemve, qė pa dyshim nuk cenojmė qėllimin e tyre, por mosnjohja si duhet e disa ēėshtjeve i bėn ata tė nxitojnė nė gjykime tė tilla. Allahu e di mė sė miri!

Pėrgatiti: Alaudin Abazi
10.8.2007

1 Shėnon Buhariu, Muslimi dhe tė tjerėt.
2 Muslimi.
3 Ebu Davudi.
4 Ahmedi.
5 Dijetarėt bėjnė dallimin ndėrmjet mjekrės sė rrallė, nė tė cilėn shihet lėkura e fytyrė dhe mjekrės sė shpeshtė. Mjekra e rrallė duhet tė laget e tėra dhe tė depėrtoj uji deri nė brendi, pasi kjo e tėra hyn nė domethėnien e fytyrės (ajo me ēka ballafaqojmė). Kurse mjekra e shpeshtė nė tė cilėn nuk duket fytyra, mjafton t`i hedhim ujė dhe t`i fusim gishtat nė tė qė ta depėrtojmė ujin “Muhamedi salallahu alejhi ue selem kur merrte abdest, merrte njė grusht me ujė dhe e fuste nė brendi tė mjekrės, e fėrkonte kėtė me ujė dhe thoshte:“Kėshtu mė ka urdhėruar Zoti im (subhanehu ve teala).”
6 Buhariu dhe Muslimi.
7 Buhariu dhe Muslimi.
8 Kjo ėshtė vaxhib te malikitė.
9 Muslimi.
10 Hakimi.
Shėnim i pėrkthyesit: Sa i pėrket leximit tė sures Kadėr pas marrjes sė abdestit nuk ka argument tė vėrtetė, bile disa dijetarė e konsiderojnė prej haditheve qė nuk kanė bazė nė librat e hadithit, kurse disa tė tjerė e konsiderojnė si tė rrejshėm. Kurse sa i pėrket larjes sė qafės, nuk ka argument tė vėrtetė pėr tė, prandaj ėshtė bidat. Gjithashtu nuk ka argument tė vėrtetė pėr leximin e lutjeve tė caktuara gjatė larjes sė ēdo gjymtyre tė trupit.
11 “Bedaiu sanai”, vėll. I, f. 222.

                                         www.klubikulturor.com