1. Lejohet mes`hu mbi ēorapė, por vetėm mbi
ato qė janė nga lėkura dhe ky ėshtė qėndrimi
i malikive1.
2. Lejohet mes`hu mbi ēorapė, por me kusht
qė poshtė saj tė jenė lėkurė. Pra, nuk ėshtė
kusht qė e tėra tė jetė lėkurė, por vetėm
pjesa e poshtme. Ky ėshtė mendimi i parė i
Ebu Hanifes para se ta ndryshonte mendimin
ashtu si do tė shohim mė poshtė. Dhe ky
ėshtė mendimi tė cilin e pėrmban Shafiu nė
librin El`um2.
3. Lejohet mes`hu mbi ēorapė edhe nėse nuk
janė nga lėkura, por nėse ato janė tė trasha.
Ky ėshtė qėndrimi i dy nxėnėsve tė Ebu
Hanifes, Ebu Jusufit dhe Muhamed Hasenit3.
Vėrtetohet se nė kėtė qėndrim ėshtė kthyer
edhe Ebu Hanifja nė fund tė jetės, kur u
sėmur. Dijetari i njohur hanefit imam
Serhesiu nė librin El-Mebsut thotė:
Tregohet se Ebu Hanifja (Allahu e
mėshiroftė) nė fund tė jetės sė tij i ka
dhėnė mes`h ēorapėve dhe u thoshte atyre qė
e vizitonin: Kam vepruar njė gjė qė i kisha
ndaluar njerėzit tė veprojnė. Dhe me kėtė
kanė argumentuar se ai ėshtė kthyer nga
qėndrimi i parė4.
Gjithashtu ky ėshtė qėndrimi mė i
pėrzgjedhur te shafitė dhe ky ėshtė mendimi
i medhhebit hanbeli.
4. Lejohet mes`hu mbi ēorapė edhe nėse nuk
janė tė trasha. Neveviu tregon se kjo tė
ketė qenė thėnia e Omerit, Aliut, Is`hakut,
Davudit. Ai nė librin Mexhmu thotė:
Tregojnė njerėzit tanė se transmetohet nga
Omeri dhe Aliu (Allahu i mėshiroftė) se kanė
lejuar dhėnien mes`h ēorapėve edhe nėse janė
tė holla.5
Sqarim: Kur kemi folur rreth mes`hut nė
fillim, kemi thėnė se ai ėshtė lehtėsim (ruh`se)
pėr besimtarin. Me lehtėsim nėnkuptojmė se
fėrkimi nuk ėshtė esencė gjatė abdestit, por
larja ėshtė esencė kurse mes`hu ėshtė
zėvendėsues. Me fjalė tė tjera, nė mes`h
kalohet vetėm nė rastet kur i kemi
pėrmbushur kushtet qė e lejojnė atė.
Nė anėn tjetėr, kur fukahatė e kanė trajtuar
kėtė lehtėsim, atėherė tek ata ėshtė dalluar
forma e vėshtrimit qė ia kanė bėrė se pėr
ēfarė arsye ėshtė lejuar tė kalohet nė
shfrytėzimin e kėtij lehtėsimi.
Disa nga ata e kanė shikuar mes`hun nga
kėndvėshtrimi se nė tė kalohet gjatė kohės
sė tė ftohtit, kur mbajmė ēorapė e kėpucė tė
trasha dhe kur ėshtė vėshtirė dhe dėm pėr
besimtarin zbathja nga tė ftohtit.
Kurse disa tė tjerė e kanė shikuar nga njė
kėndvėshtrim tjetėr rreth motivit dhe arsyes
se pse ėshtė pėrligjur ky lehtėsim. Ata kanė
thėnė se arsyeja e lejimit tė mes`hut ėshtė
vėshtirėsia e zbathjes sė tyre gjatė
abdestit, pastaj edhe mbathja e tyre dhe kjo
ėshtė evidente edhe gjatė verės, edhe gjatė
dimrit si me ēorapet e holla, edhe me tė
trasha.
Nėse kuptohen kėto dy kėndvėshtrime tė
dallueshme mes tyre me tė cilat janė nisur
fukahatė, atėherė ėshtė shumė lehtė tė
kuptohen edhe arsyet e ekzistimit tė
mospajtimit nė kėtė. Pasi tė gjithė ata, kur
kanė thėnė se lejohet, respektivisht nuk
lejohet mes`hu mbi ēorapė, qėndrimi i tyre
ka qenė rezultat i formės sė qasjes qė ia
kanė bėrė kėtij lehtėsimi tė pėrligjur nga
Allahu i Lartėsuar.
Pėrzgjedhja e mendimit tė saktė
Ne nuk do tė zgjerohemi nė sjelljen e
argumenteve, pasi kjo kėrkon zgjerim, por
themi se qėndrimi i pėrzgjedhur nė kėtė
ėshtė se lejohet t`u japim mes`h ēorapėve
edhe nėse janė tė holla, pasi qėllimi i
mes`hut ėshtė lehtėsim dhe besimtari kur ka
tė mbathur ēorapė, pa marrė parasysh tė
holla6
apo tė trasha, ai ka vėshtirėsi nė zbathjen
e tyre dhe i lejohet ta shfrytėzojė kėtė
lehtėsim nga Allahu i Lartėsuar. Kurse ēdo
kushtėzim (sikurse trashėsia, apo qė tė jenė
mestet prej lėkure, etj.) i cili nuk ėshtė i
bazuar nė argumente tė shėndosha nuk ėshtė e
drejtė tė merret.
Kėsaj mund t`ia shtojmė edhe atė se kemi njė
numėr transmetimesh ku tregohet se Muhamedi
u ka dhėnė mes`h ēorapėve dhe kėto
transmetime duke i pėrmbledhur arrijnė
shkallėn e argumentimit me to7.
Ebu Davudi tregon se mes`hu mbi ēorapė ka
qenė praktikė e njė numri sahabėsh. Ai
thotė: Ēorapėve u kanė dhėnė mes`h Ali Ibėn
Ebi Talibi, Ibėn Mesudi, Bera ibėn Azibi,
Enes Ibėn Maliku, Ebu Umame, Sehl Ibn Sadi,
Amėr ibėn Huvejrithi, gjithashtu
transmetohet njė gjė e tillė edhe nga Omeri
e Ibėn Abasi.8
Gjithashtu kjo ėshtė edhe pėrzgjedhje e njė
numri tė ulemave si Sufjan Thevriu, Abdullah
ibėn Mubareku, Atau, Hasan el Basriu, Seid
Ibėn Musejibi dhe tė njė numri ulemash tė
tjerė.
Ēfarė e bėn meshun tė pavlerė
Meshu prishet me njėrėn nga kėto gjėra:
1. Kalimi i afatit tė caktuar. E pasi afati
i mesteve ėshtė i caktuar, atėherė nuk
lejohet shtimi i kėsaj kohe. Mirėpo kėtu
duhet ta kemi tė qartė se nėse ne jemi me
abdest, qė e kemi marrė para kalimit tė
afatit tė caktuar, atėherė nuk prishet
abdesti nėse kalohet afati, por ai abdest
vlen derisa nuk prishet. E kur tė prishet,
atėherė nuk lejohet dhėnia mes`h.
2. Xhunubllėku. Safvani thotė: Resulullahu
salallahu alejhi ue selem na urdhėronte qė
kur jemi nė udhėtim mos ti nxjerrim mestet
tona tri ditė e tri net, pėrveē nėse ishim
xhunubė, kurse sa i pėrket nevojės sė madhe,
urinės dhe gjumit, nuk ka nevojė tė hiqen
mestet.9
A prishet abdesti me zbathjen e mesteve
Nėse besimtari ka marrė abdest duke i dhėnė
mes`h mesteve dhe nė kėtė gjendje i zbath
mestet, a prishet abdesti apo jo? Nė kėtė ka
mendime te fukahatė:
1. I mjafton atij t`i pastrojė vetėm kėmbėt
pasi t`i ketė zbathur mestet, edhe nėse pas
zbathjes kalon njė kohė dhe ky ėshtė mendimi
i hanefive10
dhe i njė grupi shafish. Ata nisen nga
esenca se nuk ėshtė kusht gjatė abdestit tė
pastrohen pjesėt e abdestit njė pas njė, por
lejohet tė ketė ndėrmjet tyre ndarje. Kėshtu
qė ai numėrohet se i ka pastruar tė gjitha
pjesėt e abdestit pėrveē kėmbėve, pasi atyre
u ka dhėnė mes`h. Kur i zbath ato, atėherė
duken pjesėt tė cilėt nuk i ka pastruar, ai
i pastron ato dhe me kėtė konsiderohet se e
ka plotėsuar abdestin.
2. Nėse i pastron kėmbėt menjėherė si i
zbath, atėherė nuk llogaritet se e ka
prishur abdestin, por nėse i vonon, atėherė
duhet ta pėrsėrisė abdestin nga fillimi. Ky
ėshtė qėndrimi i malikive, ashtu si
vėrtetohet nga Imam Maliku.
3. Nėse i zbath duke pasur abdest, atėherė
nuk prishet abdesti dhe ky ėshtė mendimi i
Ibėn Hazmit dhe kėtė e pėrzgjedh Ibėn
Tejmije dhe disa fukaha tė tjerė si Ibėn
Uthejmini.
4. Abdesti prishet nėse mestet zbathen dhe
ky ėshtė mendimi i hanbelive dhe i njė grupi
hanefish dhe shafish. Kėshtu thotė Ibrahim
Nehaiu, Tavusi Atau dhe Katade.
Kėto janė qėndrimet e fukahave dhe tė gjithė
janė nisur nga njė numėr argumentesh,
qofshin tė drejtpėrdrejta ose tė
pėrgjithshme.
Mendimi i pėrzgjedhur ėshtė se abdesti nuk
prishet nėse zbathen mestet, pasi pėr kėtė
kemi njė hadith ku Ali ibėn Talibi (Allahu
qoftė i kėnaqur me tė) mori abdest duke iu
dhėnė mes`h mbathjeve dhe kur hyri nė xhami
i zbathi ato dhe e fali namazin duke qenė
imam11.
Gjithashtu argument pėr kėtė ėshtė edhe duke
bėrė analogji me mes`hun mbi kokė. Ata thonė
nėse i japim mes`h kokės dhe mė pas e
rruajmė kokėn, atėherė nuk prishet abdesti
edhe pse duket njė pjesė e cila nuk i ėshtė
dhėnė mes`h mė parė.
Por megjithėkėtė mė mirė do tė ishte tė
lihet praktikimi i kėsaj, pasi ėshtė mė
sigurt qė nėse zbathen mestet ai tė marrė
abdest dhe kėtė qėndrim e pėrmbajnė njė grup
fukahash. Gjithashtu, kėsaj mund t`ia
shtojmė edhe atė se thėnia se zbathja e
mesteve nuk prish abdestin mund tė shpjerė
qė njeriu tė ketė abdest gjatė gjithė kohės
pa i pastruar kėmbėt.
Allahu e di mė sė miri!
Alaudin Abazi
2.11.2007
1
El Mudvene, vėll.1, f. 143.
2Mebsut,
vėll.1, f. 102.
3Ahkamul
Kuran ElXhasas, vėll.2, f.494; Mebsut, vėll.1,
f. 102
4
Mebsut, vėll.1, f. 102. Gjithashtu shih: Bedaiu
Sanai, vėll.1, f.10. edhe Zejleiu vėrteton
kthimin e tij nė librin Tebjinu Hakaik, vėll. 1,
f. 51.
5
Mexhmu Neveviu vėll.1, f. 527.
6
E sakta ėshtė se ēorapeve me tė cilat duket kėmba
(tė tejdukshme) nuk lejohet t'u jepet mes`hi, pasi
ato nuk mbulojnė kėmbėn.
7
Prej kėtyre haditheve sjellim hadithin e Mugire
Ibn Shube ku thotė: Muhamedi salallahu alejhi ue
selem mori abdest dhe u ra mesh ēorapeve dhe
nallaneve. Shėnon Ebu Davudi. Kurse Ubejd Ibn
Xhurejxhi thotė: I ėshtė thėnė Ibn Umerit
radijallahu anhu: Po tė shohim se je duke bėrė
diēka e qė askend pėrveē teje nuk e kemi parė duke
e bėrė. E ai tha: Ēėshtė ajo? I thanė: Po tė
shohim se mbath nallane sebtijje, e ai tha: E
kam parė Resulullahun salallahu alejhi ue selem me
kėso nallanesh, merrte abdest me to dhe u jepte
mesh. Pėr mė gjerėsisht rreth transmetimeve tė
kėtilla, Ahkamu Mes`h Ala Hail, f. 53-82.
8
Fikhu Ibadat, vėll.1, f.66.
9
Shėnon Tirmidhiu.
10
Bedai Sanai, vėll.1, f.12; Mebsut, vėll.1,
f.102-103; Tebjin Hakaik, vėll.1, f.51.
11
Shėnon Ibėn Ebi Shejbe, dhe Bejhikiu dhe hadithi
ka zinxhir tė saktė transmetimi.