Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Mėnyrat e largimit tė ndyrėsirave


Nė kėtė shkrim do tė pėrmendim mėnyrėn e pastrimit tė ndyrėsirave, tė cilat janė vėrtetuar me Kuran dhe Hadith. Shumė nga metodat e pastrimit dhe hadithet tė cilat do tė ceken kėtu janė tė pėrmendura nė temėn ku klasifikohen ndyrėsirat, por ėshtė e nevojshme tė pėrsėriten kėtu pėr shkak tė pėrmbledhjes sė tė gjitha mėnyrave me tė cilat largohen papastėrtitė nga njė vend:


1. Regjja


Me regjje pastrohen lėkura e cofėtinės dhe pas kėsaj lejohet tė pėrdoret.
Ibn Abbasi radijallahu anhu thotė: “Kam dėgjuar Resulullahun salallahu alejhi ue selem duke thėnė: “Ēdo lėkurė qė regjet, pastrohet.”
1


2. Pastrimi i enės nė tė cilėn ha ose pi qeni


Ebu Hurejra transmeton se Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Pastrimi i enės, nė tė cilėn ka pirė apo ka ngrėnė qeni, ėshtė shtatė herė, e herėn e parė me dhe.”
2


3. Pastrimi i rrobave nė tė cilat gjendet gjaku i menstruacioneve


Transmeton Esma bintu Ebi Bekr radijallahu anhuma, e cila ka thėnė: “Njė ditė prej ditėsh njė grua erdhi te Resulullahu salallahu alejhi ue selem dhe i tha: “Ndodh qė nė teshat tona tė pikojė gjaku i menstruacioneve. Si tė veprojmė?” Resulullahu salallahu alejhi ue selem i tha: “E fėrkon (tė thatė), pastaj e lan me ujė, e ter dhe falesh me tė.”
3
E po qe se mbetet gjurmė gjaku? Atėherė Ebu Hurejra radijallahu anhu thotė: “Havle bin Jesat radijallahu anhu erdhi te Resulullahu salallahu alejhi ue selem dhe i tha: “O i Dėrguar i Allahut, e nėse mbetet gjurmė nė rroba?” Ai tha: “Tė mjafton uji, s’tė bėn dėm gjurma.”
4


4. Pastrimi i pjesės sė poshtme tė rrobave tė grave (pjesa e cila e prek tokėn)


Transmetohet nga nėna e djalit tė Abdurrahman Ibn Aufit radijallahu anhu, e cila e ka pyetur Ummi Selemen radijall-llahu anha, (gruan e Muhamedit alejhi selem): “Unė jam njė grua qė i zgjas rrobat e mia shumė dhe eci nėpėr vende ku ka ndyrėsira.” Ummu Selemeja radijallahu anha iu pėrgjigj: “Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “E pastron ajo qė vjen pas.”
5 (domethėnė dheu ėshtė pastrues i saj.)


5. Pastrimi i rrobave nga urina e fėmijės qė pi qumėsht gjiri

Transmetohet nga Ebu Semhi, shėrbėtori i Resulullahut salallahu alejhi ue selem, i cili thotė: “Muhammedi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Lahet rroba (e ndotur) nga urina e vajzės, kurse nga urina e djalit stėrpiket.”
6


6. Pastrimi i rrobave nga medhijju

Transmetohet nga Sehl Ibn Hunejfi, i cili thotė: “Mundohesha shpesh nga medhijju dhe ēdo herė lahesha pėr kėtė shkak. Ia pėrmenda kėtė Resulullahut salallahu alejhi ue selem e ai mė tha: “Tė mjafton pėr kėtė gjė abdesti.” E pastaj e pyeta Resulullahun salallahu alejhi ue selem se si tė veproja me vendin e rrobave ku binte ky ujė, kurse ai mė tha: “Tė mjafton tė marrėsh njė grusht ujė dhe ta hedhėsh nė vendin ku ka pikuar ai lloj uji.”
7


7. Pastrimi i anės sė poshtme tė kėpucėve

Transmetohet nga Ebu Seid el-Hudriu radijallahu anhu, i cili thotė se Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Kur ndokush prej jush tė vijė nė xhami, le t’i kthejė (rrokullisė) kėpucėt, le t’i shikojė; e nėse vėren nė to ndyrėsirė, le t’i fėrkojė pėr toke dhe tė falet me to.”
8


8. Pastrimi i tokės qė ndotet nga papastėrti

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijallahu anhu, i cili thotė: “Njė ditė prej ditėsh, njė beduin bėri urinėn nė xhami dhe u ngritėn njerėzit pėr ta ndalur. Resulullahu salallahu alejhi ue selem u tha: “Lėreni tė qetė, merreni njė kovė me ujė dhe derdheni aty, sepse ju jeni tė dėrguar tė lehtėsoni e jo tė vėshtirėsoni.”
9
Resulullahu salallahu alejhi ue selem urdhėroi qė tė hidhet ujė mbi atė vend ku beduini derdhi urinėn, nė mėnyrė qė tė pastrohej toka, mirėpo, po ta linte qė tė thahej dhe tė largoheshin gjurmėt e ndyrėsirės, atėherė gjithashtu ai vend do tė pastrohej.
Transmeton Ibn Umeri radijallahu anhu, se ai ka thėnė: “Qentė e kryenin urinėn nė xhami gjatė kohės sė Resulullahut salallahu alejhi ue selem dhe askush nuk derdhte ujė aty (domethėnė, mjafton qė atė vend ta thajnė rrezet e Diellit).”
10

9. Fshirja- mes`hi
Me anė tė mes`hit (duke e fshirė) mundet tė pastrohet shpata, qelqi, pasqyra, thoi, etj.. Kjo vėrtetohet nga praktika e sahabėve, tė cilėt, kur luftonin, shpatat i kishin tė pėrgjakura, i pastronin ato duke i fshirė, pastaj faleshin me to.
 

Alaudin Abazi
11.5.2007
 

[1] Shėnon Ibn Maxhe.
[2] Shėnon Muslimi.
[3] Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
[4] Shėnon Ebu Davudi dhe Bejhekiu.
[5] Shėnon Ibn Maxhe dhe Ebu Davudi.
[6]
Shėnon Ebu Davudi.
[7] Shėnon Ibn Maxhe, Tirmidhiu dhe Ebu Davudi.
[8] Shėnon Ebu Davudi.
[9] Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
[10] Shėnon Ebu Davudi.

                                         www.klubikulturor.com