Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

A mbaroi me kaq Ramazani?

emėr tė Allahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

E lusim Allahun e Lartėsuar tė na falė gabimet tona, tė na pastrojė zemrat tona, tė na ruajė familjet tona dhe tė na bėjė durimtarė nė vazhdimin e punėve tė hairit.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi krijesėn tonė mė tė dashur, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė e kanė pasuar dhe do ta pasojnė rrugėn e tij!

Ndonėse muaji i Ramazanit shkoi, njerėzit vėrtet nė kėtė muaj i ke vėrejtur duke bėrė diēka mė tepėr se muajt e tjerė sa i pėrket anės sė ibadeteve.
Vėrenim kėtė muaj njerėz qė agjėronin, falnin namazet farze, falnin teravitė, xhamitė tona ishin plot, falnin namaz nate, bėnin dhikėr, lexonin Kuran, jepnin sadaka, shumė e shumė veprime qė janė hair pėr njeriun.

Mirėpo, ēfarė pas Ramazanit?! A mbaroi Ramazani me kaq?
Muslimanėt pas muajit tė shenjtė tė Ramazanit nisin dhe bėhen neglizhues e koprracė dhe bėhen dembelė kur ėshtė fjala pėr namazin, sadakanė, leximin e Kuranit, etj.
Tė nderuar muslimanė, veprat e mira duhet tė vazhdohen, se vdekjes nuk i dihet. Ramazani shkoi dhe ti ende je gjallė, vdekja nuk tė ka ardhur. Ata qė i pėrcollėm, lusim Allahun t’i mėshirojė, kurse ne qė jemi ende gjallė e lusim Allahun tė na falė.

Pra, vdekjes nuk i dihet, mund tė tė takojė edhe pas disa muajsh, kur tė jesh bėrė neglizhues i ibadeteve drejtuar Allahut tė Madhėruar. Allahu i Lartėsuar thotė: “Dhe adhuroje Zotin tėnd derisa tė vijė ty e vėrteta (vdekja).” (El-Hixhr: 99)

Pse xhamitė tona zbrazen nga namazlinjtė qė mbushin rreshtat nė muajin e Ramazanit? Pyete, o rob i Allahut, veten se pėr kė agjėrove? Pėr kė u fale ti, pėr kė lexove Kuran? A s’i bėre kėto pėr Allahun?
Nėse i ke bėrė pėr hir tė Allahut, Allahu ėshtė edhe tani i gjithhershėm, ėshtė i gjallė dhe nuk e kap gjumi; nėse ke agjėruar pėr Ramazanin, vėrtet Ramazani ka shkuar!
Atėherė edhe veprat e tua pėr fat tė keq kanė shkuar nėse s’ke agjėruar pėr hir tė Allahut.
Robėr tė Allahut, vazhdimi i veprave tė mira ėshtė shenjė prej shenjave se agjėrimi juaj ėshtė pranuar inshallah. Thonė dijetarėt islamė: “Shpėrblimi i njė tė mire ėshtė njė e mirė pas saj; ai qė e vepron njė vepėr tė mirė dhe pastaj e pason me njė vepėr tjetėr tė mirė, kjo ėshtė shenjė se Allahu ia ka pranuar kėtė tė mirė. E, nėse pas ndonjė vepre tė mirė ka bėrė njė vepėr tė keqe, kjo ėshtė sinjal se Allahu ia ka refuzuar atė vepėr tė mirė.”
Vazhdo pra me vepra tė mira dhe vepra tė hairit, se nuk ke dėm, vetėm dobi!

Rob i Allahut, vazhdimi i veprave tė mira ėshtė shkak qė ti tė hysh nė xhenet inshallah. Thotė Muhamedi salallahu alejhi ue selem: ''Nė xhenet ėshtė njė dhomė, shihet pjesa e jashtme nga ajo e brendshmja dhe gjithashtu e brendshmja nga e jashtmja, tė cilėn e ka pėrgatitur Allahu i Lartėsuar pėr ata qė ushqejnė tė varfrit, ata qė janė fjalėmbėl, e pėrcjellin agjėrimin (edhe pas Ramazanit) dhe falen natėn, kur njerėzit janė nė gjumė.” Trasmeton Ahmedi 5/343, Ibn Huzejme 2137. Dhe thotė shejh Albani, Allahu e mėshiroftė, se ėshtė hadith i mirė (hasen).

Subhanllah, mirėsi e madhe! O ti qė jep lėmoshė, o ti qė vazhdon agjėrimin! Allahu ka pėr tė tė dhuruar njė dhomė nė xhenet, e cila shihet nga jashtė brenda dhe e kundėrta. Ėshtė ajo qė syri nuk e ka parė dhe njeriu nuk mund ta paramendojė, dhuratė prej dhuratave tė Allahut tė Lartėsuar.
Pra, le tė mos pėrfundojnė me kėtė muaj veprat tuaja tė mira, o muslimanė, le tė mos mbyllet dera e pendimit tuaj. Mos e sėmurni zemrėn pasi e keni shėruar me dritėn e besimit, se tek Allahu ėshtė shpėrblimi. A nuk ka thėnė Allahu i Lartėsuar: “Me tė vėrtetė qė pėr muslimanėt dhe muslimanet, besimtarėt dhe besimtaret, tė bindurit ndaj Allahut dhe tė bindurat ndaj Allahut, tė drejtėt (tė sinqertėt) dhe tė drejtat (tė sinqertat), duruesit dhe durueset, tė pėrulurit dhe tė pėrulurat, mirėbėrėsit dhe mirėbėrėset, agjėruesit dhe agjėrueset, ruajtėsit e nderit dhe ruajtėset e nderit, pėrkujtuesit e Allahut vazhdimisht dhe pėrkujtueset, pra, pėr tė gjithė kėta Allahu ka pėrgatitur falje dhe shpėrblim tė madh.” (Ah’zab, 35)

Sė pari i drejtohem nefsit tim e pastaj juve, qė tė mos i neglizhojmė punėt e hairit pas kėtij muaji. Puna mė e mirė ėshtė puna e vazhdueshme. Ka thėnė Muhamedi salallahu alejhi ue selem: “Veprat mė tė dashura pėr Allahun janė ato tė vazhdueshmet, edhe nė qoftė se janė pak.” Hadith sahih.

Ku janė muslimanėt e sotėm nė praktikimin e veprave tė mira tė vazhdueshme? Ku janė muslimanėt e sotėm nė agjėrimin pas muajit Ramazan? Ku janė muslimanėt nė namazin e natės?
Ushqehemi vetėm njė herė nė vit apo ēdo ditė? Ashtu siē ka nevojė trupi tė ushqehet, ashtu ka nevojė edhe shpirti me vepra tė mira. Kujtoni gjeneratat e para tė sahabėve, tė tabiinėve dhe tė tabitabiinėve dhe dijetarėt e devotshėm, se si i kanė vepruar ata veprat e mira.
Hasan Basriu, Allahu e mėshiroftė, thotė: “Allahu i Lartėsuar nuk i ka caktuar afat veprės sė besimtarit, pėrveē vdekjes.”

Mos u ktheni pas o muslimanė dhe tė pėrsėritni mėkatet e kaluara, si shikimi haram, mosfalja e namazit, largimi nga leximi i Kuranit. Mos bėni sėrish mėkate, si ata qė i kalojnė netėt e Ramazanit nė kafene, duke kėrcyer, duke dėgjuar haram dhe duke bėrė prostitucion.
Allahu na ruajttė!

Mos e sėmurni zemrėn pasi e keni shėruar!

Mundohuni t’i vazhdoni punėt tuaja tė mira, vazhdoni tė agjėroni ditėt e Shevalit, pėr tė cilat nxiste edhe Pejgamberi salallahu alejhi ue selem. Ebu Ejub El-Ensariu, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, tregon se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Kush e agjėron muajin Ramazan dhe e pason me agjėrimin e gjashtė ditėve tė Shevalit, i konsiderohet sikur tė ketė agjėruar tėrė vitin."

Subhanallah, mos t’ju ikin kėto ditė pa agjėruar!
Ju uroj agjėrim tė lehtė tė ditėve tė Shevalit dhe lus Allahun qė tė na mundėsojė tė mos pėrfundojnė veprat tona me ikjen e muajit Ramazanit, po tė vazhdojnė inshallah.

 


Senada Ramadani
19.10.2008

 

Shėnim: Kjo temė ėshtė publikuar nė njė rubrikė  tė lirė dhe materialet qė publikohen nė tė nuk do tė thotė se pėrputhen kurdoherė me ato qė redaksia e Klubit Kulturor i di pėr tė vėrteta.

                                                      www.klubikulturor.com