Magjia apo sihri nga njerėzit konsiderohet si njė
dukuri mjaft e rrezikshme, e cila e tejkalon
horizontin e dijenisė sė njerėzve.
Lejthi, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: Magjia
ėshtė vepėr qė e afron njeriun te shejtani me
ndihmėn e kėtij tė fundit.
El-Ezheri, Allahu e mėshiroftė, thotė: Magjia
ėshtė transformimi i diēkaje nga thelbi origjinal
nė diēka tjetėr.
Shemri transmeton se arabėt e quajnė sihrin sihėr
sepse transformon shėndetin nė sėmundje.
Ndėrsa Ibni Kudameja sihrin e pėrkufizon nė kėtė
mėnyrė: Sihėr ėshtė lidhja e nyejve, talismanėt,
nuskat, hajmalitė; kjo ėshtė e folme me tė cilėn
flitet ose e cila shkruhet ose me tė pėrgatitet
diēka qė vepron, pa prekje fizike, nė trupin e tė
magjepsurit, ndodh me tė vėrtetė, realisht, nė
zemrėn dhe nė mendjen e tij. Sihri mund tė
shkaktojė vdekjen ose sėmundjen, mund tė shkaktojė
impotencėn, tė ndajė gruan dhe burrin, tė fusė
urrejtjen e dashurinė ose neverinė e pakontrolluar
nė mes dy personave e tė ngjashme.
Nuk diskutohet nga aspekti i sheriatit ekzistimi
dhe veprimi (ndikimi) i sihrit. Kėtė e vėrtetojnė
shumė ajete kuranore dhe hadithe tė Pejgamberit
alejhi selam. Buhariu dhe Muslimi shėnojnė
transmetimin e Aishes, Allahu qoftė i kėnaqur me
tė, ku thuhet se Lebid bin El-Easami, sihirbėrėsi
mė i njohur hebre, i kishte pėrgatitur sihėr
Pejgamberit tonė me qėllim qė ta vriste. Sihrin e
kishte pėrgatitur nė krehėr dhe kishte vėnė qime
nė lėvoren e palmės, duke e vėnė atė nė gurin e
pusit Zervan. Allahu i Madhėrishėm, siē kuptohet
nga komentimi i kėtij hadithi, e shndėrroi kėtė
magji tė fortė tė zezė, e cila mund tė shkaktojė
vdekjen, nė llojin mė tė butė tė sihrit (impotencė
e pėrkohshme) dhe i dėrgoi melekėt tė lajmėrojnė
se ku gjendet sihri. Kur u zhduk sihri, Pejgamberi
alejhi selam u shėrua.
Historiku i magjisė
Historiku i magjisė ėshtė shumė i vjetėr. Nė
shumicėn e kulturave antike, besimet dhe praktikat
magjike kane ekzistuar qė nė lindjen e
qytetėrimeve. Karakteristikat janė tė ngjashme,
ndėrsa mėnyra e zbatimit ndryshon. Magjia njihej
nė Babiloninė e lashtė, tek egjiptianėt e vjetėr,
Indi, Persi, te grekėt e vjetėr, Tibet, Kinė, etj.
Nė Francė janė gjetur disa piktura tė periudhės sė
paleolitit tė cilat provojnė pėrdorimin e magjisė
pėr ndihmė nė aktivitete tė ndryshme si gjuetia
ose pėr mėnjanimin e reshjeve. Nė librin Historia
e civilizimeve tė Will Durantit thuhet: Nė
mendjet e njerėzve nė kohėt e hershme mbretėronte
ideja se nėpėr male dhe xhungla jetojnė xhinėt,
shejtanėt, magjistarėt, lugetėrit, kukudhėt, bėhen
dasmat e xhinėve... (1/101).
Nė shkrimet e muslimanėve vėrtetohet se historia e
magjisė kthehet nė kohėn para ardhjes sė Nuhit
alejhi selam. Kjo pėr faktin se ndodhia e Harutit
dhe Marutit e pėrmendur nė Kuran ka ngjarė para
Nuhit alejhi selam. Kėtė e pėrmendin historianėt
islamtė njohur si Ibėn Ishaku dhe tė tjerėt.
Tregohet se si populli i Nuhut e akuzoi Nuhun se
ishte magjistar, nga kjo nėnkuptohet se ata dinin
pėr magjinė.
Gjithashtu nė kohėn e Ibrahimit alejhi selam ishte
e njohur magjia. Babilonasit adhuronin yjet dhe
feja e tyre ishte e pėrzier me idhujtari dhe magji.
Ndėrsa nė kohėn e faraonėve tė Egjiptit magjia
ishte shumė e pėrhapur dhe ata garonin nė magji.
Pėr kėtė Allahu i Lartėsuar e dėrgoi Musain alejhi
selam me nėntė mrekulli, me tė cilat i sfidoi
banorėt e Egjiptit dhe magjistarėt e kuptuan se
kėto nuk ishin magji sikurse tė tyret, por ishin
mrekulli (muxhize) nga Allahu i Plotfuqishėm.
Gjithashtu edhe nė kohėn e tė Dėrguarit Sulejman
magjia ishte i pėrhapur, madje ēifutėt e akuzojnė
atė se ishte magjistar. Pėr kėtė kur nė Kuran
zbritėn emrat e disa tė Dėrguarve, ndėr ta edhe
emri i Sulejmanit alejhi selam, ēifutėt refuzuan
qė Sulejmani tė ketė qenė i Dėrguar por thanė se
ai ka qenė magjistar. Prandaj zbriti ajeti:
...E Sulejmani nuk ishte mohues, por djajtė
ishin mohues, qė u mėsonin njerėzve magjinė (ndoqėn)
Edhe ēka u zbriti nė Babil dy engjėjve, Harutit
dhe Marutit. E ata tė dy nuk i mėsonin askujt
(magjinė) para se ti thoshin: Ne jemi vetėm
sprovė, pra mos u bėn i pa fe! E, mėsonin (njerėzit)
prej atyre dyve atė (magji) me ēka ndanin
burrin prej gruas sė vet, por pa lejen e Allahut
me atė askujt nuk mund ti bėnin dėm dhe ashtu
mėsonin ēka u sillte dėm e nuk u sillte dobi atyre.
E ata (jehuditė) e kanė ditur se ai qė
(hodhi librin) e zgjodhi atė (magjinė),
ai nė botėn tjetėr nuk ka ndonjė tė drejtė (nė
mėshirėn e Zotit). Po ta dinin, ata se pėr ēka
e shitėn vetveten, ajo ėshtė shumė e keqe.
(Bekare, 102)
Nė lidhje me komentimin e kėtij ajeti, Es-Sedijj
ka thėnė: Shejtanėt janė ngjitur nė qiej duke
zėnė pritat pėr tė pėrgjuar. Kanė dėgjuar bisedat
e melekėve pėr atė qė do tė ndodhė nė tokė nė
mesin e tė vdekurve ose pėr disa fshehtėsi qė do
tė ndodhin nė tė ardhmen. Kėto lajme pastaj ua
pėrcillnin falltarėve e magjistarėve. E ata lajmet
e tilla ua pėrcillnin njerėzve, tė cilėt i
pėrjetonin si tė vėrteta.
Kur e panė se falltarėt magjistarė u besojnė
xhinėve, ata filluan ti gėnjejnė ata dhe tė
vėrtetave u shtojnė edhe tė pavėrteta. Ēdo fjale
tė vėrtetė i kanė shtuar shtatėdhjetė fjalė tė
rrejshme. Njerėzit kėto i kanė shkruar nėpėr libra
dhe janė bindur se xhinėt i dinė fshehtėsitė e
gjėsendeve. Nė atė periudhė, Allahu i Madhėrishėm
e dėrgoi Sulejmanin alejhi selam dhe i mblodhi tė
gjitha ato shkrime qė kanė shkruar njerėzit nė
lidhje me sihrin. I Dėrguari Sulejman i ka vėnė nė
njė kuti kėto shkrime dhe i ka groposur nėn fronin
e tij. Shejtanėt nuk kanė mundur ti afrohen
fronit, se pėrndryshe do tė digjeshin. Ai ka
thėnė: Nuk dua tė dėgjoj askėnd tė thotė se
shejtanėt i dinė fshehtėsitė, se pėrndryshe do
tia kėpus kokėn.
Pas vdekjes sė Sulejmanit alejhi selam dhe tė
dijetarėve qė i kanė ditur fshehtėsitė e
Sulejmanit dhe pas gjeneratės pas tyre, u paraqit
shejtani nė pamje njeriut, erdhi te disa izraelitė
e u tha atyre:
-A dėshironi tju udhėzoj nė thesarin tė cilin
kurrė nuk do tė mund ta harxhoni?
-Po, dėshirojmė!
-Gėrmoni nėn fron.
Ai shkoi me ta dhe ua tregoi vendin, e pastaj
qėndroi me njė anė. Ata i thanė: -Afrohu!
-Jo! Unė do tė pres kėtu afėr jush dhe nėse nuk e
gjeni, vritmėni mua.
Duke gėrmuar gjetėn libra. Kur i nxorėn, shejtani
iu drejtua atyre me kėto fjalė:
Sulejmani me kėtė magji (sihėr) i ka sunduar
njerėzit, shejtanėt dhe shpezėt. Pas kėsaj
fluturoi e u zhduk.
Nė kėtė mėnyrė, nė mesin e njerėzve u pėrhap
mendimi se Sulejmani alejhi selam ka qenė falltar,
magjistar. Izraelitėt i morėn librat e gjetur dhe
me ta iu kundėrvunė Muhamedit salallahu alejhi ue
selem kur ai erdhi si pejgamber. Ky ajet iu
pėrgjigjet duke sjellė tė vėrtetėn mbi Sulejmanin
alejhi selam, i cili nuk ishte i pafe, por
djajtė ishin tė pafe, sepse u mėsonin njerėzve
magjinė.
Ndėrsa Ibėn Kethiri shkruan: Jehuditė kanė
konsideruar se melekėt, Xhibrili dhe Mikaili ia
kanė sjellė sihrin Sulejmanit alejhi selam, andaj
Allahu i Madhėrishėm ua zbuloi rrenėn atyre duke e
lajmėruar Pejgamberin e Vet, Muhamedin, lavdėrimi
dhe paqja qofshin mbi tė, se ajo sėshtė e vėrtetė
dhe se Sulejmani alejhi selam ėshtė i pafajshėm sa
u pėrket akuzave tė tyre, pastaj konstaton se
sihri ėshtė punė e shejtanėve, tė cilėn e
ushtronin nė Babilon duke ua mėsuar njerėzve.
Mėsues kanė qenė dy njerėz qė quheshin Harut e
Marut.
Trajtimi i magjisė (sihrit) te njerėzit
Nė tė gjitha kohėrat dhe nė tė gjitha vendet, si
nė perėndim ashtu edhe nė lindje, magjia ėshtė
trajtuar si e keqe dhe jo e mirė. Shumė shoqėri
dhe shtete nė tė kaluarėn kanė paraparė dėnime nga
mė tė rėndat pėr ata qė merren me magji. Dėnimi mė
i lehtė pėr magjistarėt ishte varja, ndėrsa ata qė
akuzoheshin se merren me magji i kaplonte tortura,
poshtėrimi, nėnēmimi, mallkimi, konfiskimi i
pasurisė, internimi i familjes dhe shumė dėnime tė
tjera. Franca, Gjermania dhe Italia i gjykonte
magjistarėt me ekzekutim duke i djegur pėr sė
gjalli. Kurse nė Skoci i ekzekutonin duke i hedhur
nė enė tė madhe tė mbushur me ujė tė vluar. Nė
Angli i ekzekutonin me varje nėpėr vende publike.
Mė tė ashprit nė dėnimin dhe gjykimin e
magjistarėve ishin inkuizitorėt e krishterė nė
Spanjė. Kjo ishte pėr shkak se magjia ishte shumė
e pėrhapur nė atė kohė dhe shkaktonte probleme dhe
rreziqe pėr njerėzit, prandaj ata pėrdornin forma
nga mė tė rėndat qė tė parandalojnė pėrhapjen e
kėtyre punėve tė kėqija. Nė anėn tjetėr, nė
kohėrat e lashta kishte edhe perandorė qė i mbanin
afėr magjistarėt pėr tė realizuar qėllimet e tyre
tė ulėta nėpėrmjet tyre gjatė sundimit.
Nga fundi i shek. 18 u hoq dėnimi i magjistarėve
me ekzekutim dhe u zėvendėsua me burgosje. Pas
kėsaj kohe prapė u ngjall interesimi i njerėzve
pėr magjinė. Kėshtu u hapėn disa vende, klube, qė
mblidhnin njerėzit e taborėve tė ndryshme te cilėt
mėsonin dhe praktikonin magjinė (sihrin).
Karakteristika e kėsaj kohe ishte se te njerėzit u
fillua tė shikohet magjia me njė sy pak mė tė mirė
dhe jo me rrezikshmėrinė qė ishte e njohur nė
kohėrat e mėhershme. Nėse dikush akuzohej pėr
magji, atėherė ai e mbulonte veten me pretendimin
se ėshtė njohės i shkencės sė kimisė dhe veprimet
qė bėnte kishin tė bėnin me eksperimente kimike.
Kėshtu filloi tė pėrhapet sihri te njerėzit nė njė
formė tjetėr dhe pranimi i njerėzve ishte mė i
lehtė.
Nė kohėn tonė sihri ėshtė gjithashtu i pėrhapur nė
forma tė ndryshme dhe perceptimet e njerėzve ndaj
tij janė tė ndryshme. Disa e mohojnė tėrėsisht,
disa ndiejnė frikė dhe nga dobėsia e besimit qė
kanė pothuajse plotėsisht i janė nėnshtruar asaj,
nuk bėjnė asnjė lėvizje nė jetė dhe pėr ēdo
vėshtirėsi e problem shkojnė te magjistarėt dhe
kėrkojnė nga ata qė t`i ndihmojnė me magji qė tė
realizojnė apo tejkalojnė problemet me tė cilat
ballafaqohen. Ndėrsa kemi edhe disa tė tjerė qė
sihrin e gjykojnė si formė e marifeteve qė
pėrdorin disa tė ashtuquajtur iluzionistė, tė
cilėt me anė tė performancave nėpėr shfaqje dhe
cirqe i joshin dhe i mashtrojnė njerėzit.
Sido qė tė jetė, bota e sihrit ėshtė botė e
ēudirave ku gėrshetohen tė vėrtetat e fesė dhe
besėtytnitė, dituria dhe shkathtėsia me iluzionin,
kurse shtytjet dhe stimulimet harmonizohen me
qėllimet dhe tendencat. Prandaj nė tė nuk ka asnjė
element tė pozitivitetit dhe tė mirėsisė, pasi
forma e arritjes te magjia ėshtė kryerja e
shėrbimeve ndaj shejtanėve dhe xhinėve. Me fjalė
tė tjera, magjia ėshtė forma mė e zezė e mė e
ndyrė e shėrbimit fizik e shpirtėror ndaj
shejtanit tė pandershėm, gjė qė e urren ēdo natyrė
e shėndoshė njerėzore.
Realiteti i magjisė dhe i magjistarėve
Sihri ėshtė njė lloj shkathtėsie dhe njohurie qė
fitohet me mėsime e ushtrime, pas bėrjes sė punėve
tė ndaluara tė cilat arrijnė shkallėn e kufrit dhe
shirkut, krejt kjo si kusht pėr tė hyrė nė
fshehtėsitė e magjisė, e cila ndalohet rreptėsisht
me sheriat. Kjo ėshtė njė kontratė e magjistarit
me xhinin (shejtanin), qė nė njė mėnyrė tė caktuar
t`i bėjė sihėr ndonjė personi. Me sihėr shkaktohen
shumė gjėra; impotenca, ndarja mes burrit dhe
gruas, probleme tė natyrave tė ndryshme, futje e
frikės nė njerėz, dhembja e kokės, migrena, marrja
e tė folurit, paralizimi i pjesshėm apo total etj.
Krejt kjo bėn pjesė nė sihėr, gjatė sė cilės
magjistari e pėrdor xhinin ose shejtanin si
shėrbėtor pėr realizimin e kėtyre tė kėqijave dhe
e drejton atė me sihėr te personi i caktuar me tė
cilin ai lidhet, hyn nė trupin e tij dhe shkakton
simptomat e sėmundjeve tė pėrmendura. Magjistari
nė kėtė rast ėshtė projektues i gjendjes sė
sėmundjes, kurse xhini realizues praktik i
projektit tė tij. Nė pėrgatitjen e sihrit
shfrytėzohen gjėra tė ndryshme qė i pėrkasin tė
sėmurit (sulmuarit), siē janė: rrobat, flokėt,
thonjtė e tė ngjashme. Pastaj, sihri i pėrgatitur
futet nė gropė apo fshihet, pasi kėndohen apo
bėhen ritualet e caktuara magjike qė pėrmbajnė
elemente tė kufrit. Pas kėsaj xhini zbaton pjesėn
e vet tė punės, qė e ka pranuar ta bėjė me
kryerjen e ritualit tė caktuar dhe kėndimit tė
magjistarit.
Thirrja e xhinit dhe kontrata nė mes magjistarit
dhe xhinit bazohet pikėrisht nė fjalė e vepra
kufri dhe shirku. Me fjalė tė tjera, sihri
pėrgatitet nė bazė tė dėgjueshmėrisė dhe adhurimit
tė shejtanit. Dėshira mė e madhe e shejtanit ėshtė
qė ti kthejė njerėzit nga adhurimi i drejtė i
Allahut tė Madhėrishėm dhe ti shtijė nė ujėrat e
mosbesimit. Nė kėtė drejtim ai ka paramenduar
forma, rrugė e programe tė mrekullueshme veprimi
qė shpijnė nė konsekuencėn e fundit, nė kufėr.
Magjia e bardhė dhe e zezė
Dy termat e lartpėrmendur rreth magjive janė tė
njohur nga kohėrat e hershme dhe janė mjaft tė
pėrhapura, posaēėrisht nė kohėn bashkėkohore.
Nocionet magji e bardhė dhe magji e zezė
interpretohen nė mėnyra nga mė tė ndryshmet, por
esenca e tyre mund tė pėrmblidhet nė atė se magjia
e zezė merret si sinonim i sė keqes (magjisė sė
rrezikshme dhe tė dėmshme), ndėrsa magjia e bardhė
ėshtė sinonim i sė mirės (magjisė sė dobishme dhe
tė mirė).
Nė shekullin e 18-tė, pas lehtėsimit tė dėnimit tė
magjistarėve, u shfaqėn disa magjistarė qė ia
mbanin vetes se janė tė dijshėm dhe merren me
shkencė, tė cilėt filluan tė pretendojnė se jo tė
gjitha veprimet e sihrit janė tė dėmshme. Kėta
argumentonin me disa veprime sihri tė cilat i
kryenin nė disa punė tė nevojshme pėr njerėzit, si
shėrimi nga sėmundjet, rregullimi i raporteve
familjare (mes burrit dhe gruas), ndihmesa nė
tejkalimin e problemeve, etj. Kėshtu ata filluan
t`i arsyetojnė magjitė e tyre dhe ti konsiderojnė
si tė dobishme dhe tė nevojshme kėto veprime tė
tyre dhe i quajtėn magji e bardhė. Mirėpo fakti qė
duhet ta kuptojė secili nė lidhje me sihrin ėshtė
se pėr t`u realizuar magjia, pa marrė parasysh pėr
ēfarė qėllimi, nevojitet bashkėpunimi me shejtanėt
dhe xhinėt. Ne duhet ta dimė se Islami ka zbritur
qė t`i mbrojė njerėzit nga tė gjitha rreziqet dhe
dėmet, kėshtu shohim se ēdo dispozitė, ndalesė
qoftė apo urdhėresė synon ruajtjen e interesit tė
njeriut e cila pėrmblidhet nė pesė gjėra: feja,
jeta, mendja, pasuria dhe nderi i njeriut. Kėto
pesė domosdoshmėri i bėri baza nė pėrligjjen e
dispozitave, prandaj ndalohet vrasja pa tė drejtė,
ndalohet zinaja, ndalohet alkooli, urdhėrohemi pėr
xhihad, etj.
Nė Islam sihri nuk ėshtė pėrligjur tė jetė njėri
nga mekanizmat me tė cilat arrihet ruajtja e
njėrit nga kėta pesė objektiva tė pėrmendur mė
lart. Sihri dhe kufri shumė pak kanė dallim nė mes
vete; magjia ėshtė formė me tė cilėn njerėzit
humbin pasuri, magjia ėshtė rrugė e pėrhapjes sė
amoralitetit, historia e sihrit ėshtė vetėm terr
dhe errėsirė. Ajo ėshtė ana e zezė e pėrparimit
njerėzor nėpėr historinė e intrigave, tradhtive e
iluzioneve tė shejtanit si mjete pėr mashtrimin e
robėrve tė Allahut, qė pėr pasojė tė fundit tė
shkrihen nė llojet mė tė rėnda tė gjynaheve tė
pafalshme tė mosbesimit (kufrit, shirkut dhe
devijimit), prej nga nuk ka mė kthim nė rrugėt e
shpėtimit.
Kur kemi folur pėr realitetin e sihrit kemi
sqaruar se pėr tė realizuar sihrin duhet tė
shkelen shumė ndalesa, pasi shėrbimi tė cilin ia
kryejnė xhinėt magjistarit bėhet duke e rikthyer
magjistari kėtė shėrbim me ndonjė vepėr tjetėr qė
arrin shkallėn e kufrit, sikurse therja kurban pėr
xhinėt, lutja e tyre, kryerja e disa veprimeve tė
kėqija dhe tė ulėt. Prandaj pretendimi se ekziston
magji e bardhė e cila ėshtė e dobishme dhe e
lejuar ėshtė njė mashtrim e magjistarėve pėr tė
legalizuar veprimet e tyre dhe pėr tė pėrfituar
nga njerėzit tė cilėt u besojnė atyre.
Dispozita sheriatike rreth magjisė dhe fallit
Magjia dhe falli janė vepra tė ndaluara dhe tė
rrezikshme nė Islam, nė kėtė ka unanimitet mes
ulemave nė pėrgjithėsi. Ibėn Kudame thotė: Mėsimi
i magjisė dhe mėsimi i tė tjerėve ėshtė haram dhe
nuk dimė se dikush nga ulematė e ka kundėrshtuar
kėtė dispozitė. Njėjtė shprehet edhe Neveviu nė
komentimin e sahihut tė Muslimit dhe shumė
dijetarė tė tjerė nė libra tė ndryshėm theksojnė
dhe tėrheqin vėrejtjen pėr kėtė vepėr tė
rrezikshme. Madje shumica e dijetarėve, si Ebu
Hanifja, Maliku, Ahmedi dhe tė tjerė janė tė
mendimit se marrja me magji ėshtė kufėr (mosbesim).
Allahu i Lartėsuar thotė: E Sulejmani nuk
ishte mohues, por djajtė ishin mohues, qė u
mėsonin njerėzve magjinė (Bekare, 102),
gjithashtu thotė: " e magjistari nuk do tė ketė
sukses kudo qoftė." (Ta Ha, 69)
Muhamedi salallahu alejhi ue selem thotė: "Largohuni
prej shtatė (mėkateve) shkatėrruese!
Thanė: Cilat janė ato, o i Dėrguari i Allahut?
Ai salallahu alejhi ue selem menjėherė pas shirkut
pėrmendi magjinė Buhariu dhe Muslimi.
Gjithashtu edhe parashikimi dhe falli ėshtė i
ndaluar me Islam. Allahu i Lartėsuar thotė: O
ju qė besuat, ska dyshim se vera, bixhozi, idhujt
dhe hedhja e shigjetės (pėr fall) janė
vepra tė ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej
tyre qė tė jeni tė shpėtuar. (Maide, 90)
Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė:
"Ai i cili shkon te njė falltar dhe i beson atij,
ai vetėm se ka mohuar atė qė i ka zbritur
Muhamedit (salallahu alejhi ue selem)."
Shėnon Ahmedi, hadithi ėshtė sahih.
Shėrimi i magjisė
Ndėr specifikat me tė cilat karakterizohet Kurani
ėshtė edhe ajo se ėshtė shėrues pėr njerėzit,
gjegjėsisht pėr besimtarėt. Allahu i Lartėsuar
thotė: Ne tė shpallim Kuranin qė ėshtė shėrim
dhe mėshirė pėr besimtarėt. (Isra, 72)
Prandaj leximi i Kuranit me qėllim tė mbrojtjes
nga magjia, mėsyshi, cytjet e shejtanit dhe tė
xhinėve ėshtė forma mė e mirė pėr besimtarin. Nuk
do tė zgjerohem shumė nė ēėshtjen e shėrimit nga
sihri, pasi nė disa raste tė tjera kemi folur pėr
kėtė, por dėshiroj t`i bėj me dije lexuesit se kur
Muhamedit salallahu alejhi ue selem i kishin bėrė
magji, ai ėshtė shėruar me Kuran. Tregohet se ky
ishte edhe shkaku i zbritjes sė dy sureve tė
fundit tė Kuranit, kapitujt Felek dhe Nas.
Udhėzimi tė cilin duhet ta pasojė muslimani nė tė
gjitha gjėrat duhet tė jetė ai i Muhamedit
salallahu alejhi ue selem. Sot ekzistojnė njerėz
tė dijshėm tė cilėt bėjnė shėrimin e sihrit me anė
tė rukjes , prandaj nga ne kėrkohet tė shkojmė
tek ata, nėse ndiejmė nevojė. Kėta njerėz mė sė
pari janė hoxhallarė tė vėrtetė, pastaj njihen te
njerėzit pėr mirėsi dhe praktikim tė denjė tė
Islamit. Gjithashtu kėta njerėz nuk pėrdorin
metoda tė ndaluara pėr shėrim, por bėjnė shėrimin
duke lexuar Kuran dhe duke i lexuar lutjet e
Muhamedit salallahu alejhi ue selem.
Nė anėn tjetėr, duhet tė kemi kujdes nga shkuarja
te njerėzit tė cilėt pretendojnė se shėrojnė nga
magjia. Fatkeqėsisht shumė nga ata qė pretendojnė
se shėrojnė njerėzit nga magjia janė njerėz
mashtrues qė punojnė me xhinė. Ata vetėquhen
hoxhallarė dhe muslimanė, por me praktikat tė
cilat i pėrdorin dhe me realitetin e tyre nė
raport me praktikėn islame shohim se janė njerėz
mashtrues. Qėllimi i tyre ėshtė pėrfitimi material
dhe mė sė lehti arrihet kjo nga njerėzit qė kanė
nevojė, janė nė vėshtirėsi dhe janė tė sėmurė.
Alaudin Abazi
12.7.2008
Disa nga referencat e konsultuara:
1. Ligjerata: Es-sihru Dhalikel Alemul Mexh`hul,
shejh Memduh el-Harbi.
2. Tema Tarihu Sihėr.
3. Magjitė, Sihri, Xhinėt dhe shėrimi nga ato,
dr. Muharrem Shtullanoviq.
4. Magjia e bardhė dhe e zezė, Sabir Krasniqi.
5. http://sq.wikipedia.org/wiki/Magjia.