Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.pertymoter.net
 
www.audionur.com
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Es Semi’i (Dėgjuesi)

Allahu i Lartėsuar thotė: “Asnjė send nuk ėshtė si Ai; Ai ėshtė Dėgjuesi, Shikuesi.” (Shura, 11)
Prej emrave tė bukur ėshtė edhe Es Semi’i (Dėgjuesi), i Cili dėgjon tė gjitha zėrat pa dallim gjuhe, me nevojat e llojllojshme, dhe fshehtėsia tek Ai qėndron nė atė se i largėti tek Ai ėshtė i afėrt.
Dėgjimi i Allahut ėshtė dy llojesh:
1. Dėgjimi i tė gjitha zėrave tė dukshėm e tė padukshėm, tė fshehur e tė shfaqur dhe pėrvetėsimi i plotė i tyre.
2. Dėgjimi i lutjeve tė lutėsve, thirrėsve, adhuruesve dhe shpėrblimi i tyre. Shpeshherė Allahu i Lartėsuar bėn bashkimin mes Es Semi’i dhe El Besir si nė fjalėn e Tij: “Allahu dėgjon dhe sheh si veproni.” (Nisa, 58), dhe ēdo dėgjim, shikim ėshtė i pėrfshirė me gjithė atė qė ka tė bėjė me tė, tė dukshme e tė padukshme. Dėgjimi i Tij pėrfshin tė gjitha tė dėgjuarat dhe ēdo gjė qė ekziston nė botė nga zėrat, i dėgjon tė fshehtat e tė hapura, nuk i ngatėrrohen Atij zėrat e as nuk i fshihet asnjė prej tyre, i afėrti e i largėti, i fshehti e i hapuri, para Tij janė tė njėjtė: “Pėr tė ėshtė njėsoj (nė dijen e Tij) si ai qė fsheh prej jush thėnien, si ai qė e shpreh haptazi, si ai qė vepron fshehtas natėn (nė errėsirė tė natės) dhe si ai qė vepron haptazi ditėn.” (Rad, 10)
Po ashtu, Ai thotė: “Vėrtet, Allahu dėgjoi fjalėt e asaj e cila bisedoi me ty lidhur me burrin e vet, qė u ankua te Allahu; prandaj Allahu e dėgjon bisedėn tuaj, Allahu dėgjon ēdo bisedė dhe sheh ēdo punė.” (Muxhadele, 1)
Aishja, Allahu qoftė e kėnaqur me tė, thotė: “I Madhėruar qoftė Allahu, i Cili dėgjon zėrat. Erdhi gruaja e cila ankohej pėr burrin e saj tek i Dėrguari i Allahut, unė isha nė kėndin e dhomės e nuk dėgjoja mirė fjalėt e saj e Allahu zbriti fjalėt e Tij: “Vėrtet, Allahu dėgjoi fjalėt e asaj e cila bisedoi me ty lidhur me burrin e vet.” (Muxhadele, 1)

El Besir (Gjithėshikuesi)

Thotė Allahu i Lartėsuar: “Vėrtet, Allahu dėgjoi fjalėt e asaj e cila bisedoi me ty lidhur me burrin e vet, qė u ankua te Allahu; prandaj Allahu e dėgjon bisedėn tuaj, Allahu dėgjon ēdo bisedė dhe sheh ēdo punė.” (Muxhadele, 1)
El Besir (Gjithėshikuesi), shikimi i tė cilit pėrfshin ēdo gjė nė tokė e nė qiej, madje edhe gjėnė mė tė fshehur nė to. Sheh madje zvarritjen e milingonės sė zezė nė gurė tė fortė nė natė tė errėt. I sheh tė gjitha pjesėt e saj, tė dukshme e tė padukshme. Sheh lėvizjen (ecjen) e ushqimit nė pjesėt e saj tė holla. Sheh lėvizjen e ujit nė degėt e drunjve dhe tė gjitha pemėve me tė gjitha llojet e tyre, tė vogla e tė holla. Sheh damarėt e milingonės, bletės dhe mushkonjės, madje edhe mė tė vogla se kėto. I Lartėsuar qoftė Ai qė flitet pėr madhėshtinė e Tij, madhėshtinė e cilėsive tė Tij, pėr pėrsosmėrinė e Tij, pėr butėsinė, pėr Diturinė e Tij pėr gjėra tė fshehura (gajbin) dhe tė dukshme, pėr tė pranishmet dhe jo tė pranishme. Sheh lėvizjen e qerpikėve tė syve, sheh lėvizjen e zemrave.
Thotė Allahu i Lartėsuar: “I Cili tė sheh kur tė ngrihesh nė kėmbė. (E tė sheh) Edhe lėvizjen tėnde nė mesin e atyre qė falen.” (Shuara, 218, 219)
Gjithashtu thotė: “Ai di pėr shikimin me cep tė syve, e edhe pėr atė qė e fshehin nė zemra.” (Gafir, 19)

El Fetah (Zgjidhjedhėnėsi)

Allahu i Lartėsuar thotė: “Thuaj: "Zoti ynė na tubon neve dhe juve, e pastaj me drejtėsi gjykon mes nesh, se Ai ėshtė gjykatės i drejtė, i dijshėm.” (Sebe’ 26)
El Fetah (Zgjidhjedhėnėsi), i Cili gjykon mes robėrve tė Vet me gjykimet e sheriatit, gjykime kozmologjike, tė shpėrblimeve, i Cili me butėsinė e Vet ēel mendjemprehtėsinė e tė sinqertėve. Hap zemrat e tyre pėr njohjen e Tij, pėr dashurinė e Tij, pėr kthim kah Ai. Robėrve tė Vet u ka hapur dyert e mėshirės dhe furnizimeve tė llojllojshme dhe u ka lehtėsuar atyre shkaqet pėr arritjen e mirėsive tė kėsaj bote dhe tė botės tjetėr.
Zgjidhjedhėnia e Tij ėshtė dy llojesh:
1. Zgjidhjedhėnia me gjykim fetar dhe me gjykim tė shpėrblimit.
Zgjidhjedhėnie fetare ėshtė ligjvėnia e Tij pėrmes tė Dėrguarve tė Vet pėr gjithė atė qė kanė nevojė njerėzit e obliguar (tė ngarkuar me obligime) dhe tė pėrqendrohen nė rrugėn e vėrtetė.
Ndėrsa zgjidhjedhėnia e shpėrblimit ėshtė zgjidhjedhėnie mes tė Dėrguarve dhe kundėrshtarėve tė tyre, mes tė dashurve tė Vet dhe armiqve tė Tij, duke i nderuar tė Dėrguarit dhe pasuesit e tyre dhe shpėtimin e tyre dhe me nėnēmimin dhe poshtėrimin e armiqve e kundėrshtarėve tė tyre, dėnimin e tyre. Gjithashtu edhe zgjidhjedhėnia nė Ditėn e Kiametit, gjykimi i Tij mes robėrve, me ē’rast shpėrblehet secili pėr atė qė ka bėrė.
2. Zgjidhjedhėnia me gjykim tė pėrcaktimit
Ndėrsa zgjidhjedhėnie e pėrcaktimit ėshtė ajo qė e cakton mes robėrve tė Vet, tė mirėn, tė keqen, tė dobishmen, tė dėmshmen, dhėnien, mosdhėnien. Thotė Allahu: “Atė qė Allahu ua dhuron njerėzve nga mėshira e Tij, nuk ka kush qė mund ta pengojnė, e atė qė Ai e ndal, nuk ka kush qė mund ta lirojė pos Tij; Ai ėshtė ngadhėnjyesi, i gjithėdijshmi.” (Fatir, 2)
Ndaj, Allahu ėshtė Zgjidhjedhėnėsi, i Gjithėdituri, i Cili u jep zgjidhje robėrve tė Vet tė nėnshtruar nga bujaria dhe fisnikėria e Vet, ndėrsa kundėrshtarėve tė Vet u jep tė kundėrtėn e kėsaj dhe kėtė me mirėsinė dhe drejtėsinė e Vet.

El Mukadim- El Muehir (Nismėtari, Paslėnėsi)
I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, thoshte para se tė jepte selam nė namaz: “O Allah, mė fal pėr atė qė kam nisur e pėr atė qė kam lėnė pas, pėr atė qė kam fshehur e pėr atė qė kam shfaqur dhe pėr atė qė Ti di mė mirė se unė, Ti je Nismėtari dhe Ti je Paslėnėsi, nuk ka zot pos Teje.” (Shėnon Muslimi)
El Mukadim dhe El Muehir janė ndėr emrat e Allahut qė vijnė tė shoqėruar e pėrballė njėri-tjetrit. Njėri prej tyre nuk i thuhet Allahut tė Lartėsuar, porse vetėm tė shoqėruar, ngase bukuria dhe pėrsosmėria qėndron nė bashkimin (shoqėrimin) e tyre. Allahu ėshtė Nismėtar pėr atė qė bėn keq dhe Paslėnės pėr atė qė do me urtėsinė e Vet.
Nisma dhe Paslėnia ėshtė dy llojesh:
1. Mund tė jetė kozmologjike, si pėrparėsia e disa krijesave ndaj disa tė tjerėve, ose paslėnia e disa prej tyre ndaj disave, si hershmėria e shkaqeve ndaj shkaktarėve, kushteve ndaj kushtėzuesve, nisma dhe paslėnia nė krijim. Pėrcaktimi ėshtė det pa bregdet.
2. Mund tė jetė sheriatike, siē i veēoi tė Dėrguarit ndaj krijesave, veēoi tė Dėrguar nė mesin e tyre, veēoi disa nga krijesat e Veta ndaj disa tė tjerėve, si nė dituri, nė besim (iman), moral, vepra dhe nė tė gjitha vetitė e tjera. Dhe i la pas atė qė deshi tė lėrė pas me kėto dhe e tėrė kjo me urtėsinė e Vet.


Hus
ejn Serraxh
26.10.2007

                                         www.klubikulturor.com