Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Kush do ta  mbajė kėtė amanet

Falėnderimi i takon Allahut. Prej Tij kėrkojmė ndihmė dhe falje. Kėrkojmė nga Ai qė tė na ruaj prej tė ligave tė shpirtit tonė dhe prej veprave tona tė kėqija. Atė qė e udhėzon Allahu nuk ka kush qė e humb, ndėrsa atė qė e lė tė humbur Allahu, nuk ka udhėzues pėr tė. Dėshmoj se vetėm Allahu ėshtė Ai i cili meriton tė adhurohet dhe  se Muhamedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.

Allahu i ka nderuar bijtė e Ademit. E krijoi Ademin me Dorėn e Tij dhe i bėri qė engjėjt t’i bien nė sexhde atij dhe ia mėsoi tė gjithė emrat. Allahu i veēoi dhe i dalloi bijtė e Ademit nga tė gjitha krijesat e tjera. I nderoi, i ngriti dhe i veēoi me shumė veēori, por nderin mė tė madh qė ia bėri njeriut ėshtė se e ngarkoi me mbajtjen e kėtij amaneti dhe kėsaj feje tė pastėr dhe Allahu i Madhėruar i bėri robėr tė Tij. I nderoi ata si robėr tė Tij dhe me adhurimin e Tij. Nderi mė i madh dhe fisnikėria mė e madhe pėr njeriun ėshtė kur ai i nėnshtrohet Allahut dhe i bie nė sexhde Atij, atėherė kur njeriu ėshtė i nevojshėm vetėm pėr Allahun, ndėrsa nuk ėshtė i nevojshėm pėr askėnd pėrveē Tij. Ky ėshtė edhe qėllimi pėr ēka Allahu na ka krijuar neve: “Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė”. Dharijat, 56. 

Prej nderimeve mė tė mėdha qė ia bėri njeriut ėshtė se e bėri atė qė ta bartė udhėzimin dhe thirrjen e njerėzve nė tė mirė. Njeriu ėshtė ai i cili e kumton fjalėn e Allahut dhe fenė e Tij tek njerėzit nė pėrgjithėsi. Nėse njeriu i shmanget kėsaj rruge zėvendėsohet me njė njeri tjetėr, i cili qėndron me ngritjen e kėtij amaneti. Ēėshtja me tė vėrtetė sillet rreth njeriut. Allahu thotė: “O ju qė besuat! Kush largohet prej nga feja e tij (i bėn dėm vetes). S'ka dyshim se Allahu do tė sjellė njė popull qė Ai e do atė (popull) dhe ata e duan Atė (Zotin), (njė popull) qė ėshtė modest e i butė ndaj besimtarėve, por i ashpėr dhe i fortė ndaj mohuesve, qė lufton nė rrugėn e Allahut dhe qė nuk i frikėsohet kėrcėnimit tė asnjė kėrcėnuesi. Kjo (cilėsi e atij populli) ėshtė dhuratė e Allahut qė i jep atij qė do. Allahu ėshtė Dhurues i madh, i Dijshėm”. Maide, 54.

“Po nėse ju i ktheni shpinėn, Ai do t'ju zėvendėsojė me njė popull tjetėr, qė nuk do tė jetė si ju.” Muhamed, 38. “O besimtarė, nėse ju ndihmoni (fenė) Allahun, Ai u ndihmon juve dhe u forcon kėmbėt tuaja.” Muhamed, 7.

A ka nder dhe respekt  mė tė madh pėr njeriun se sa tė jetė thirrės i njerėzve nė adhurimin dhe njėshmėrinė e Allahut? A ka nder dhe respekt  mė tė madh se sa kur njeriu e rregullon kohėn e tij dhe jep tėrė angazhimet e tij qė tė realizoj kėtė qėllim dhe tė kryejė kėtė mision? Jo vetėm kaq, por edhe shpirtin e tij e jep nė rrugėn e Allahut, vetja e tij i ėshtė bėrė e lehtė duke i kryer urdhrat e Allahut: “Luftoni ata derisa tė mos mbetet idhujtari (besim i kotė), e i tėrė adhurimi tė bėhet vetėm pėr Allahun. Po nėse ata ndalen (i japin fund mosbesimit), Allahu ėshtė Mbikėqyrės pėr atė qė veprojnė”.

Ajo ēka na e bėn mė tė qartė kėtė ēėshtje dhe na jep mė shumė argument pėr kėtė ėshtė se Allahu pėr kryerjen e kėtij amaneti i ka zgjedhur krijesat mė tė zgjedhura. Ata janė pejgamberėt e Allahut dhe tė dėrguarit e Tij. Tė gjithė ata u dėrguan me njė fjalė tė pėrbashkėt: “O populli im, adhuroni Allahun!” dhe: “Ne dėrguam nė ēdo popull tė dėrguar qė t'u thonė: ‘Adhuroni vetėm Allahun, e largohuni djajve (adhurimit tė tyre)!’" Nahl, 36. Ai i cili zgjedh kėtė rrugė dhe ecėn nė tė, ėshtė duke ecur nė hapat e tė dėrguarit tė Allahut dhe udhėzohet pėrmes gjurmėve tė tyre. Ai ka zgjedhur pėr veten e tij qė tė mbajė kėtė amanet, tė cilin Allahu e ka zgjedhur krijesėn mė tė mirė pėr bartjen e kėtij amaneti.

Ēdo musliman beson se Kurani i drejtohet atij. Kėtyre njerėzve i drejtohen kėto tekste tė cilat urdhėrojnė njerėzit ta ndihmojnė fenė e Allahut, tė urdhėrojnė nė tė mirė dhe tė ndalojnė nga tė kėqijat dhe tė thėrrasin nė tė mirė.

Nga ju le tė jetė njė grup qė thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja. Tė tillėt janė ata tė shpėtuarit.”

O ju qė besuat! Kush largohet nga feja e tij (i bėn dėm vetes). S'ka dyshim se Allahu do tė sjellė njė popull qė Ai e do atė (popull) dhe ata e duan Atė (Zotin), (njė popull) qė ėshtė modest e i butė ndaj besimtarėve, por i ashpėr dhe i fortė ndaj mohuesve, qė lufton nė rrugėn e Allahut dhe qė nuk i frikėsohet kėrcėnimit tė asnjė kėrcėnuesi. Kjo (cilėsi e atij populli) ėshtė dhuratė e Allahut qė i jep atij qė do. Allahu ėshtė Dhurues i madh, i Dijshėm.”

Po nėse ju i ktheni shpinėn, Ai do t'ju zėvendėsojė me njė popull tjetėr, qė nuk do tė jetė si ju.” Muhamed, 38.

I dėrguari i Allahut i drejtohet atij i cili ecėn nė bartjen e kėtij amaneti: “Kush shikon ndonjė tė keqe prej jush, le ta largojė atė me dorėn e tij, nėse nuk ka mundėsi, atėherė me gjuhėn e tij, e nėse nuk ka mundėsi edhe kėtė, atėherė me zemrėn e tij. Pas kėsaj nuk ka iman, sa kokrra e grurit”. Allahu kėtė umet e ka cilėsuar nė pėrgjithėsi: “Jeni populli mė i dobishėm, i ardhur pėr tė mirėn e njerėzve, tė urdhėroni pėr mirė, tė ndaloni nga veprat e kėqija dhe tė besoni nė Allahun. E sikur ithtarėt e librit tė besonin drejt, do tė ishte shumė mė e mirė pėr ta. Disa prej tyre janė besimtarė, por shumica e tyre janė larg rrugės sė Zotit”. Ali Imran, 110. E kush prej muslimanve ka dėshirė tė cilėsohet me cilėsi qė del prej kėtij umeti. Kush dėshiron qė tė dyshojė nė pėrkatėsinė tij  nė kėtė umet qė ėshtė prej umeteve mė tė mira qė Allahu i ka nxjerrė ndonjėherė nga toka. Cila ėshtė puna dhe qėllimi i kėtij umeti. Puna e kėtij umeti ėshtė qė ta ngrejė kėtė fe dhe tė punojė pėr tė, tė urdhėrojė nė tė mirė dhe tė ndalojė nga tė kėqijat. Kush janė ata tė cilėt e bartin kėtė emanet, kush janė ata tė cilėt e bartin kėtė fe? A thua ata janė njė grup i caktuar? A thua Allahu i drejtohet me kėtė njė grupi tė caktuar apo i drejtohet kėtij umeti nė pėrgjithėsi? Ēdo njėri i cili logjikon pak nė fjalėn e Allahut dhe nė fjalėn e tė dėrguarit tė Tij, burrė apo grua, i ri apo plak, si do qė tė jetė gjendja e tij nė kėtė shoqėri, sa  do qė tė jetė shkalla e tij nė shkencė dhe pasi qė ai e ndien veten se ėshtė prej kėtij umeti, Allahu atij i drejtohet me kėtė ajet. Ky umet, nė pėrgjithėsi, e ka fituar kėtė tė mirė,  sepse ai e ngre fjalėn e  Allahut, urdhėron nė tė mirė[1] dhe ndalon nga e keqja[2]. Kėtij umeti i ėshtė drejtuar Allahu qė tė vrapojė nė ndėrrimin e tė keqes ēfarėdo qoftė ajo, hidhėrohet kush hidhėrohet dhe kėnaqet kush kėnaqet. Gjersa ajo tė jetė e keqe ne duhet tė mundohemi ta ndryshojmė atė. Pėrkufizimi i sė mirės apo sė keqes merret prej fjalės sė Atij i cili na ka urdhėruar nė tė mirė dhe na ka ndaluar nga e keqja.

Allahu ka njoftuar se ky umet ėshtė umet mesatar dhe dėshmitar pėr njerėzit.

“Dhe ashtu (sikur u udhėzuam nė fenė islame) Ne u bėmė juve njė popull tė drejtė (njė mes tė zgjedhur) pėr tė qenė ju dėshmitarė (nė Ditėn e Gjykimit) ndaj njerėzve.”

A nuk i drejtohet ky ajet tėrė metit? A nuk ėshtė i tėrė ky umet i cilėsuar se do tė jetė dėshmitar pėr njerėzit nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr? Nėse ėshtė kėshtu, atėherė pėrse ndalemi, pėrse tė tėrhiqemi, pėrse t’i degradojmė kėto tekste dhe t’i llogaritim se ato janė pėr njė grup tė caktuar. Mendojmė se kėto tekste janė vetėm pėr njė grup tė caktuar, ndėrsa ne ku mbetemi atėherė? A mendojmė se roli ynė ėshtė vetėm sikur i atyre tė cilėt lėshojnė britmėn bagėtive, ndėrsa ato nuk ndėgjojnė? A mendojmė se roli ynė ėshtė vetėm tė vrapojmė pas tufės, ndėrsa  interesi pėr kėtė din, ruajtjen e muslimanėve dhe urdhrave tė Allahut tė jetė vetėm pėr njė grup tė caktuar?! Si ka mundėsi qė ky umet ta kuptojė fenė nė kėtė formė, ndėrsa vetes ia vesh kėto rrobe tė krenarisė, nderit dhe burrėrisė sė kėtij umeti?!

Pra, nga tekstet e librit tė Allahut dhe sunetit tė tė dėrguarit tė Tij, kuptojmė se kėto tekste i drejtohen tėrė umetit qė ta bartin kėtė amanet, pasi qė ata hynė nė kėtė umet. Pasi qė tė gjithė jemi tė kėtij umeti duhet qė tė gjithė tė jemi gjithashtu pjesėmarrės nė bartjen e kėtij amaneti.

Dėshmi prej tregimeve tė pejgamberėve

Kur ndalemi nė tregimet e pejgamberėve e ndiejmė kėtė ēėshtje nė mėnyrė tė qartė. Allahu iu drejtohet shokėve tė tė dėrguarit tė Allahut duke i thirrur ata qė tė kenė shembull nė ata tė cilėt kanė kaluar para tyre.

E sa pejgamberė pati qė sė bashku me tė luftuan turma tė mėdha besimtarėsh dhe pėr atė qė i goditi nė rrugėn e Allahut, ata nuk u dobėsuan dhe nuk u pėrulėn. Allahu i do durimtarėt.” Ali Imran, 146.

Kėta qė ishin me tė dėrguarit e Allahut  e ndienin se amaneti nuk ėshtė vetėm pėr pejgamberin, por, patjetėr duhet qė shokėt e tij t’i ndihmojnė tė luftojnė me tė, t’u bėjnė ballė vėshtirėsive nė rrugėn e Allahut. Ata nuk u lodhėn nga ajo qė i goditi ata nė rrugėn e Allahut e as nuk u dobėsuan e as nuk u nėnshtruan. Allahu i do durimtarėt. Fjala e tyre nuk ishte asgjė tjetėr pėrveēse qė thoshin: “O Zot, falna gabimet tona, lėshimet tona, na forco kėmbėt tona dhe na bėj tė ngadhėnjejmė kundėr jobesimtarėve.

Njė njeri, njė herė, dėgjoi se po bėhet njė komplot kundėr njė tė dashuri tė Allahut, kundėr njė pejgamberi tė Allahut, kundėr Musait. Dėgjoi se paria po mbajnė konferenca qė ta vrisnin Musain. Kur dėgjoi kėtė ai ndjeu njė obligim ndaj vetes sė tij qė tė ngrihet dhe tė shkojė te Musai ta informojė pėr kėtė, ndoshta Allahu do ta shpėtojė nga kjo pėr shkak tė fjalėve tė tij.

“Dhe erdhi njė njeri qė ngutej nga ana mė e largėt e qytetit e tha: ‘O Musa, paria ėshtė duke biseduar pėr tė tė vrarė, pra, ti dil (ik), unė jam kėshillues yti." Kasas, 20.

Njė njeri tjetėr dėgjoi pėr pejgamberėt e Allahut pėr ballafaqimet e tyre nga jobesimtarėt dhe erdhi prej njė vendi tė lartė me lodhje dhe rraskapitje, vetėm e vetėm t’i ndihmojė tė dėrguarit tė Allahut.

Pėrmendu atyre njė shembull tė banorėve tė fshatit, kur atyre u patėn ardhur tė dėrguarit. Kur Ne dėrguam te ata dy, e ata i pėrgėnjeshtruan qė tė dy, atėherė i pėrforcuam me njė tė tretė dhe u thanė: ‘Ne jemi tė dėrguar te ju’.” Jasin, 13-14.

Pastaj erdhi ky njeri prej vendit tė largėt.Dhe prej skajit mė tė largėt tė qytetit erdhi njė njeri qė ngutej e tha: ‘O populli im, dėgjoni tė dėrguarit!’ Dėgjoni atė qė nuk kėrkon prej jush ndonjė shpėrblim dhe janė udhėrrėfyes! E, ē'kam unė qė tė mos e adhuroj atė qė mė krijoi dhe te Ai ktheheni?! A mos do tė pranoj zota tė tjerė pos Tij, e nėse do Mėshiruesi tė mė godasė me ndonjė tė keqe, ndėrmjetėsimi i tyre nuk do tė mė vlejė asgjė, e as qė do tė mė shpėtojnė. Unė do tė jem atėherė nė njė humbje tė hapėt. Unė i kam besuar Zotit tuaj, pra mė dėgjoni!" Jasin, 20-25.

Ky njeri e vėren se ēėshtja nuk ėshtė vetėm  ēėshtje e tė dėrguarve tė Allahut. Ai e kuptoi se nėse pėrgėnjeshtrohen tė dėrguarit e Allahut, ai nuk duhet tė ndalet, tė qajė pėr atė qė ka ndodhur, por erdhi prej njė vendbanimi tė largėt, duke ecur dhe vrapuar qė tė thotė vetėm njė fjalė: “Ajo nė tė cilėn po thėrrasin kėta pejgamberė ėshtė e vėrtetė dhe pasoni ata”. Pėr kėtė ai edhe u vra dhe hyri nė xhenetin e Allahut. Edhe pse hyri nė xhenet ende i interesonte pėr popullin e tij. “Atij i ėshtė thėnė: ‘Hyr nė xhenet!’ E ai tha: ‘Ah, sikur ta dinte populli im pėr ēka mė fali Zoti im dhe mė bėri prej tė nderuarve!’."

Kėto ndijime tė thella nė zemrėn e kėtij njeriu dhe ky guxim i madh nuk e zmbrapsi atė as nga mizoria e as nga mbytja.

Tė kthehemi edhe njė herė te Musai kur ai u ballafaqua me popullin e tij me thirrjen nė fenė e Allahut, kur u ngrit njė njeri prej besimtarėve tė familjes sė faraonit, i cili e fshihte imanin  e tij, u ngrit duke e ndihmuar Musain. “Njė njeri besimtar nga familja e faraonit, qė e fshihte besimin e tij, tha: ‘A doni tė vrisni njė njeri vetėm pse thotė se Zoti im ėshtė Allahu, e qė prej Zotit tuaj u ka sjellė argumente? Nėse ai ėshtė rrenės, pėr vete e ka rrenėn, e nėse ėshtė i drejtė, juve do t'ju godasė diēka nga ajo qė ai ju premton’.” Gafir, 28.

Pas kėsaj ai jetonte nė kodra me popullin e tij dhe ende e fshihte imanin e tij, gjersa pa  qė nuk ka mundėsi mė ta fshehė imanin e tij me kėta njerėz dhe e shpalli imanin e tij haptazi. “Ai qė kishte besuar tha: ‘O populli im, ejani pas meje, e unė t'ju udhėzoj nė rrugė tė drejtė! O populli im, kjo jetė e kėsaj bote nuk ėshtė tjetėr vetėm se njė pėrjetim i pėrkohshėm, ndėrsa bota tjetėr ėshtė ajo e pėrhershmja’.” Gafir, 38-39.

Kur jobesimtarėt u ngritėn kundėr tė dėrguarit tė Allahut dhe e munduan atė, u ngrit Ebu Bekri dhe u tha atyre: “A po e vrisni njė njeri i cili thotė se Allahu ėshtė Zoti im?” Bezari transmeton nga Muhamed b. Alij, ai nga babai i tij se njė ditė duke ligjėruar Aliu ka thėnė: “Kush ėshtė mė trimi prej njerėzve?” I thanė: “Ti”. Tha: “Sa mė pėrket mua nuk kam dyluftuar me dikė, pėrveē se e kam mundur. Por mė trimi ka qenė Ebu Bekri.” E kam parė tė dėrguarin e Allahut, tė cilin e kishin marrė jobesimtarėt, disa e shtynin disa e takonin dhe i thoshin: “A ti je a i cili dėshiron ti bėsh zotat tanė nė njė Zot?” Vallahi, nuk ėshtė afruar askush prej nesh, pėrveē Ebu Bekrit, i cili i binte njėrit e shtynte tjetrin dhe thoshte: “Tė mjerėt ju, apo e vrisni njeriun i cili thotė: “Allahu ėshtė Zoti im”. Pastaj Aliu qau dhe tha: “Pėr Zotin, a ėshtė besimtari i familjes sė faraonit mė i mirė apo Ebu Bekri?” Dėgjuesit heshtėn. Atėherė Aliu tha: “Vallahi, njė  moment i Ebu Bekrit ėshtė mė i mirė se ai. Ai njeri e fshihte imanin e tij, ndėrsa Ebu Bekri e publikoi imanin e tij”.

Edhe njė herė tė ndalemi me Musain, kur Allahu i premtoi popullit tė tij qė tė hyjė nė tokėn e shenjtė (Kuds). Musai ua pėrkujtonte popullit tė tij premtimin e Allahut dhe i  premtonte se do tė realizohet kjo fitore. Populli u ndal dhe u bė mendjemadh dhe nuk hynė nė tokėn e shenjtė. Kur nuk patėn sukses kėto pėrpjekje me kėta njerėz, atėherė u ngritėn dy njerėz tė cilėt e pėrkrahėn Musain dhe e ndihmuan atė. “Dy burra, prej atyre (prijėsve) qė Allahu i kishte pajisur me bindje dhe kishin frikėn e Tij, thanė: ‘Hyni atyre nga dera, e kur t'u hyni nga ajo, atėherė ju jeni ngadhėnjyes. Dhe vetėm Allahut mbėshtetuni, nėse jeni besimtarė tė sinqertė’.” Maide, 23.

Pėrktheu: Shaban Murati

24.03.2007


[1] ‘E mirė’ ėshtė njė emėr i pėrgjithshėm qė pėrfshin ēdo gjė qė ka urdhėruar Allahu prej besimit, veprės, sjelljeve, moralit edhe nėse kjo e mirė nuk i pėlqen dikujt prej njerėzve dhe nuk pėrshtatet me epshet e tyre.

[2] E keqja “munker”ėshtė emėr i pėrgjithshėm qė pėrfshin ēdo gjė qė ėshtė nė kundėrshtim me ligjin e Allahut prej besimit, adhurimit, veprave dhe sjelljeve.

                                                      www.klubikulturor.com