Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Komenti i ajetit shtatėmbėdhjetė i sures Huxhurat

“Ata tė shprehin ty mirėnjohės (ta pėrmendin) qė u bėnė muslimanė. Thuaj! Pranimin tuaj tė fesė islame mos ma njihni (mos ma pėrmendni) mua, por nėse jeni tė sinqertė Allahu juve ju bėri mirė, kur ju udhėzoi pėr besim."

Shkaku i zbritjes sė kėtij ajeti

Imam Kurtubi ka thėnė: “Ky ajet ka zbritur te beduinėt e fisit Esed bin Huzejme, tė cilėt erdhėn tek i Dėrguari i Allahut nė njė vit tė thatė pa shi. E shqiptuan shehadetin, ndėrsa nuk besuan me zemrat e tyre. I ndotėn rrugėt e Medinės me ndyrėsia dhe  ēmimet e tyre i shtrejtuan dhe i thoshin tė Dėrguarit tė Allahut: ‘Tė kemi ardhur me familje dhe nuk tė kemi luftuar, sikur qė tė kanė luftuar fisi i filanit.’ dhe filluan t’ia pėrmendin tė Dėrguarit tė Allahut kėto dobi dhe se islami i tyre i ka sjellė dobi tė Dėrguarit tė Allahut. Pastaj Allahu e zbriti kėtė ajet.

Dobitė e kėtij ajeti

1. Ai i cili ėshtė i dobėt nė tė kuptuarit  e tij, mendon se po i bėn dobi Allahut me Islamin e tij.

2. Duhet t’ia kthesh fjalėn atij qė nuk pajtohet dhe t’ia tregosh tė vėrtetėn.

3. Sqarimi se  askush me Islamin e tij nuk i bėn dobi Allahut, por Allahu ėshtė Ai prej tė Cilit kanė dobi krijesat.

4. Kujdesi qė njeriu mos tė lavdėrohet me veten e tij dhe mos t’i hyjė vetja e tij nė qejf.

5. Nxitja qė njeriu ta falėnderojė Allahun pėr begatitė qė ia ka dhėnė.

Pastaj Allahu nė fund tė kėsaj sure nė ajetin e 18 thotė:

“S'ka dyshim se Allahu e di fshehtėsinė e qiejve e tė tokės, Allahu sheh atė qė punoni ju.”

 

Me ndihmėn e Allahut kėtu po pėrfundojmė dhe po e plotėsojmė komentimin e kėsaj sureje.

Falėnderimi i takon Allahu, ndėrsa salavatet qofshin mbi tė Dėrguarin e Allahut!

Pėrgatiti: Shaban Murati

03.02.2007

                                         www.klubikulturor.com