Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Kėnaqėsia gjatė kėrkimit tė diturisė

Enes Ibėn Maliku transmeton se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) thotė: “Dy lloje tė njerėzve nuk ngopen kurrė; kėrkuesi i diturisė dhe kėrkuesi i pasurisė.” Hadithin e shėnon Hakimi dhe e cilėson tė saktė, gjithashtu edhe Dhehebiu e cilėson tė saktė.

Kėrkuesi i diturisė (talibu ilmi) ka nevojė pėr durim dhe sakrificė dhe po tė mos ishte durimi i kėrkuesit tė diturisė, ai nuk do tė arrinte suksesin. Nėse kėrkuesi i diturisė e pastron qėllimin e tij dhe e mbush atė me sinqeritet, e forcon me ambicie pėr tė arritur dije, vėrtet ai do gjejė kėnaqėsi me tė cilėn do t`i harrojė tė gjitha lodhjet, do t`ia zbusė vėshtirėsitė dhe gjatė kėrkimit tė diturisė do tė shijojė njė ėmbėlsirė dhe kėnaqėsi me tė cilėn nuk do tė arrij tė ngopet kurrė.

Imam Maverdiu thotė: “Dituria ėshtė kompensim nga ēdo kėnaqėsi tjetėr dhe ajo tė bėn tė mjaftohesh nga ēdo epsh... Kush vetmohet duke kėrkuar dituri nuk dėshpėrohet dhe mėrzitet nga veēimi. Kush kėnaqet dhe zbavitet me libra (duke i lexuar), nuk do t`i mungojė asnjė begati. Nuk ka shoqėrues, muhabetqar mė tė mirė pėr njeriun se libri, ashtu siē nuk ka mbrojtės mė tė mirė pėr tė se maturia (urtėsia)”.

Kurse imam Ibėn Kajimi thotė: “Nevoja e zemrės pėr dituri nuk ėshtė sikurse nevoja e frymėmarrjes (pėr njeriun), por ėshtė nevojė edhe mė e madhe... Vlera e diturisė nė zemėr ėshtė sikurse vlera e dritės nė sy, ose vlera e tė dėgjuarit pėr veshin, ose vlera e tė folurit pėr gjuhėn. Pra nėse mungon ajo (pra, dituria i mungon zemrės) atėherė ajo ėshtė sikurse syri i verbėr, veshi i shurdhėr dhe gjuha e memecit. Prandaj edhe Allahu i Lartėsuar i quan tė paditurit (injorantėt) se janė tė verbėr, tė shurdhėr dhe memec. Pėr shkak se kjo ėshtė veti e zemrave tė tyre pasi qė e kanė humbur diturinė e dobishme dhe mbeten tė verbėr, tė shurdhėr dhe memecė”.[1]

Ibėn Kajim ka pėr qėllim ajetin ku Allahu i Lartėsuar thotė pėr jobesimtarėt tė cilėt nuk logjikojnė: “Ata janė tė shurdhėr, memecė e tė verbėr, ata nuk kuptojnė”. Bekare, 171.

Kush nxiton nė kėrkim tė diturisė do ta shijojė kėnaqėsinė e kėtij kėrkimi dhe ėmbėlsirėn e tė mėsuarit. Kurse, kush largohet nga dituria e dobishme dhe kėnaqet me injorancėn, do tė jetojė nė errėsirė edhe nėse e grumbullon tėrė pasurinė e botės dhe kėnaqėsitė qė ekzistojnė nė tė.

Imam Shafiu, i cili njihet si dijetar dhe njė nga fukahatė mė tė njohur, ai gjithashtu, ishte edhe gjuhėtar dhe poet i dalluar. Nė shumė nga poezitė e tij flet pėr diturinė, vlerėn e saj dhe nxit nė kėrkim tė saj. Ai me njė rast thotė:

Dy gjėra janė mė tė ėmbla se pėrqafimi i gruas,

mė tė shijshme se mjalti i kthjellėt

Dhe mė admiruese se gradat e mbretėrve,

tė cilėt kanė tė veshur mėndafsh tė qėndisur me ar

Tė jem shoqėrues i fletoreve tė zeza (tė shkruara)

pėr kohė tė gjatė dhe tė qėndroj nė flladin e xhamisė

Kėto dyja nėse mblidhen nė njė person tė lirė

Do tė fitojė lumturinė dhe begatinė e pėrhershme.

Pėrgatiti: Alaudin Abazi

02.03.2007


[1] “Miftah Dari Seade”, vėll. I, f.111.

                                                      www.klubikulturor.com