Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Dispozita mbi namazin -tehijetul mesxhid-

Falėnderimi i takon Allahut tė Lartėsuar, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė dėrguarin e fundit, Muhamedin, i cili e adhuroi Allahun, ashtu siē kėrkohet dhe kėshilloi umetin e tij nga ajo mė e mira.

Nėse shikojmė gjendjen e muslimanėve sot, do tė vėrejmė se shumica qė e adhurojnė Allahun u  janė  pėrkushtuar ibadeteve trupore dhe atyre qė kanė tė bėjnė me pasuri, por disa prej tyre, madje shumica, janė shumė larg dispozitave qė kanė tė bėjnė me ato ibadete, qofshin ato  trupore, siē janė namazi me llojet e tij tė shumta apo ibadete qė kanė tė bėjnė me pasuri si: zekati, haxhi e kėshtu me radhė.

Kėshtu qė, disa prej tyre nuk dinė nga ato ibadete vetėm mėnyrat dhe format e tyre. Nėse e pyet pėr ndonjė dispozitė tė thjeshtė heziton dhe ndien pasiguri, kėshtu qė kėrkon ndonjė dijetar apo myfti qė ta largojė dyshimin qė ka dhe t’ia zgjidh problemin, edhe pse kjo ėshtė e domosdoshme, mirėpo muslimanėt duhet tė kenė njohuri mbi dispozita tė ibadeteve qė i kryejnė, nė mėnyrė qė tė arrijnė vlerėn e fjalės sė tė dėrguarit tė Allahut: “Kujt Allahu i dėshiron tė mirėn, ia mundėson njohjen e fikhut’. Shėnon Buhariu dhe Muslimi. E njėkohėsisht ta adhurojė Allahun me dituri dhe largpamėsi.

Duke pasur parasysh qė kjo nuk i mundėsohet ēdokujt e me qėllim tė pėrhapjes sė diturisė dhe shumė ēėshtjeve tė tjera kėrkoj ndihmėn e Allahut nė pėrmbledhjen e disa dispozitave me njė medotė tė lehtė e tė shkurtuar, gjithnjė duke u mbėshtetur nė argumente, ajete kuranore dhe hadithe profetike, e nė punime tė dijetarėve pėr afrimin e kėtyre dispozitave. Prej kėtyre ēėshtjeve ėshtė edhe tehijetul mesxhid.

Definicioni i tehijetul mesxhid dhe gjykimi pėr tė 

Ky namaz pėrbėhet prej dy rekatėve, qė i fal ai qė hyn nė xhami. Ky namaz ėshtė sunet me konsensus (ixhma) tė dijetarėve, pėr secilin qė hyn nė xhami, duke u mbėshtetur nė argumente tė pėrgjithshme.[1]

Kush pėrjashtohet (lirohet) nga ky namaz

Pėrjashtohet nga ky namaz ligjėruesi i xhumasė, nėse hyn nė xhami pėr tė ligjėruar nuk i falė dy rekatė, po ashtu lirohet pėrgjegjėsi (kujdestari) i xhamisė, ai qė i shpeshtohet hyrja dhe dalja (si punėtori qė punon nė tė…), po ashtu nuk ėshtė sunet pėr atė qė hyn nė xhami e imami veē ka filluar faljen e farzit, apo edhe pas fillimit tė ikametit, ngase farzet e mbulojnė kėtė namaz.[2].

Disa prej dijetarėve mbajnė qėndrimin se falja e kėtij namazi ėshtė sunet ēdo herė me rastin e hyrjes nė xhami edhe nė qoftė se pėrsėritet hyrja shpesh. Kėtė qėndrim e mbajnė Neueuiu, shejhul islam Ibn Tejmije dhe ky ėshtė qėndrim i medhhebit hanbelij.[3]

Ndėrsa Sheukani mendon se ky namaz ėshtė i ligjshėm ēdo herė me rastin e hyrjes nė xhami [4].

Urtėsia e praktikimit tė kėtij namazi

Ky namaz praktikohet nė shenjė respekti ndaj xhamisė. Ai ėshtė nė pozitėn e selamit (pėrshėndetjes) me rastin  e hyrjes nė tė, po ashtu si nė rastin e pėrshėndetjes sė njeriut me mikun e tij kur e takon atė.

Disa ēėshtje qė kanė tė bėjnė me kėtė namaz

Ēėshtja e parė: Ligjshmėria e faljes sė kėtij namazi nė ēdo kohė. Kėtė mendim e ka zgjedhur Ibn Tejmije, Mexhdudin ebi Berekat, Ibn Xheuzij e tė tjerė.[5]

Kėtė qėndrim e ka edhe Muhamed bin Salih Uthejmin, Abdulaziz bin Baz.[6]

Ēėshtja e dytė: Koha e kėtij namazi ėshtė me rastin e hyrjes nė xhami, e para uljes, e nėse ulet qėllimisht dhe me dije, atėherė nuk ėshtė e ligjshme pėr tė ngritja dhe falja e kėtij namazi, ngase i ka kaluar koha.

Ēėshtja e tretė: Kush hyn nė xhami dhe ėshtė ulur nga mosdija ose ka harruar faljen e kėtij namazi, pėr tė ėshtė e ligjshme ngritja dhe falja e dy rekateve tė kėtij namazi, ngase nuk i kalon koha me rastin e uljes pėr atė qė ka arsye, me kusht qė kohėndėrprerja tė mos jetė zgjatur.[7]

Ēėshtja e katėrt: Gjykimi mbi kėtė namaz ėshtė sunet e jo siē kanė thėnė disa tė tjerė uaxhib. Imam Neueuiu thotė se ekziston  konsensus (ixhma) nė mes tė dijetarėve.[8]

Ēėshtja e pestė: Kush hyn nė xhami e muezini ka filluar thirrjen e ezanit, atėherė ai i pėrgjigjet myezinit (duke i pėrsėritur fjalėt e tij) dhe e vonon faljen e dy rekateve nė mėnyrė qė tė arrijė shpėrblimin e pėrgjigjes sė muezinit, pėrveē nėse ka hyrė nė xhami ditėn e xhuma e muezini ka filluar thirrjen e ezanit tė dytė, atėherė fillon me faljen e dy rekateve ngase dėgjimi i hytbes ėshtė mė i rėndėsishėm.[9]

Ēėshtja e gjashtė: Kush hyn nė xhami nė ditėn e xhuma dhe imami ligjėron, pėr tė sunet ėshtė t’i falė dy rekatė tehijetul mesxhid, i shkurton dhe nuk i zgjat,[10] duke u mbėshtetur nė hadithin e tė dėrguarit (lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!): “Tė mos ulet para se t’i falė dy rekatė”|[11]dhe hadithin: “Le t’i falė dy rekatė e mos t’i zgjasė”[12] E nėse ligjėruesi ėshtė nė pėrfundim e sipėr tė fjalimit tė tij dhe mendon se nuk do tė arrijė fillimin e faljes sė namazit, atėherė pret derisa tė bėhet ikameti pėr falje e nuk ulet, nė mėnyrė qė tė mos ulet nė xhami pa i falur dy rekatė.

Ēėshtja e shtatė: Tehijetul mesxhidin nė Mesxhid Haram (Qabe) e zėvendėson  tauafi sipas shumicės sė dijetarėve. Neueuiu thotė: “Tehijetul mesxhid nė Qabe e zėvendėson tauafi pėr atė qė vjen nga jashtė, ndėrsa pėr banorėt e atjeshėm Mesxhidul Haram dhe tė tjerėt janė tė njėjtė”.[13] Ndoshta qėllimi i tij ėshtė pėr atė qė nuk dėshiron tė bėjė tauaf, ndėrsa nėse dėshiron tė bėjė taraf, atėherė tauafi e zėvendėson faljen e dy rekateve dhe kjo ėshtė e sakta.[14]

Ēėshtja e tetė: Sunetet e mėparshme tė ndonjė namazi e zėvendėsojnė tehijetul mesxhid, ngase qėllimi i kėtij namazi (tehijetul mesxhid) ėshtė qė ai i cili hyn nė xhami tė fillojė me namaz, e ky nė kėtė rast e ka bėrė. Nėse vendos (bėn nijet) faljen e tehijetul mesxhid dhe sunetit bashkė ose farzit dhe tehijetul mesxhid, arrihen tė dyja.[15]

Ēėshtja e nėntė: Tehijetul mesxhid nuk ėshtė e lejuar tė falet vetėm njė rekat, e as tė bėhet nijet tė falet me namazin e xhenazes, as me sexhden e leximit (sexhde tilaueh) e as me sexhde falėnderimi (sexhde shukr).[16]

Ēėshtja e dhjetė: Nėse afrohet koha e ikametit e imami nuk ulet, por vendos tė falė kėtė namaz me namazin farz, atėherė kjo i mjafton atij.[17]

Ndėrsa nėse dėshiron tė ulet, atėherė ky namaz ėshtė i njėjtė si pėr tė tjerėt, ashtu edhe pėr imamin.

Ndėrsa nėse falemi jashtė (si  nė shkretėtirė) nuk praktikohet ky namaz.[18]

Ēėshtja e njėmbėdhjetė: Nuk ėshtė e ligjshme pėr imamin falja e kėtij namazi para namazit tė bajrameve e tė xhumasė, mirėpo fillon me hytbe (ligjėrimin) ditėn e xhuma e me namaz gjatė bajrameve, ngase kjo ėshtė praktikė e tė dėrguarit (lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!).[19]

Ēėshtja e dymbėdhjetė: Sunet ėshtė pėr atė qė ka falur farzin e ka hyrė nė ndonjė xhami dhe i ka gjetur duke u falur tė futet nė namaz duke u argumentuar me fjalėn e tė dėrguarit (lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!): “Nėse keni falur ju tė dy nė udhėtimin tuaj e pastaj keni ardhur nė xhami e keni takuar xhematin faleni me ata, ngase ai namaz pėr ju ėshtė nafile (vullnetar)”.[20]

Ndėrkaq ulja nė xhami pas hyrjes apo pritja derisa tė pėrfundojė namazi me xhemat nė xhami ėshtė nė kundėrshtim me sunetin.

E lusim Allahun e Lartėsuar tė na mėsojė nga ajo qė kemi dobi, e tė kemi dobi nga ajo qė na ka mėsuar!

Pėrgatiti: Almedin Ejupi

24.03.2007


[1] Shih “Fet’hul Bari”, vėll. II. f. 407.

[2] Shih “Subul Eselam” vėll. 1, f. 320.

[3] Shih “Mexhmu” vėll. IV. f. 75.

[4] Shih “Nejlul Eutar” vėll. III. f. 70.

[5] Shih “Insaf”  vėll. II. f .802. Po ashtu “Muharer” vėll. I. f. 86; “Nejlul Eutar” vėll. III, f. 62 dhe “Mexhmu Fetaua” Ibn Tejmije, vėll. XXIII. f. 219.

[6] Shih “Sherh Mumti” vėll. IV, f. 179.

[7] Shih “Fethul Bari” vėll. II, f. 408.

[8] “Nejlul Eutar”, vėll. III. f. 68.

[9] Shih “Insaf” vėll. I, f . 427.

[10] Shih “Mexhmu Fetaua” vėll. XXIII. f. 219.

[11] Shėnon Buhariu nr. 1163 dhe Muslimi nr. 714.

[12] Shėnon Buhariu nr. 931dhe Muslimi nr. 875.

[13] Shih “Fet’hul Bari” vėll. II, f. 412.

[14] Shih “Hashijet” Ibn Kasim, vėll. II, f. 487.

[15] Shih “Keshaf Kana” vėll. I, f. 423.

[16] Shih “Keshaf Kana” vėll. I,  f. 424.

[17] Shih “Subul Eselam”  nr. 1329.

[18] “Feuakih el adideh” vėll. I, f. 99.

[19] Shih “Mexhmu” vėll. IV, f . 448.

[20] Shėnon Tirmidhiu, f. 219.

                                         www.klubikulturor.com