Zbatimi praktik i Kuranit nė jetėn e pėrditshme (Pjesa 14)
19.12.2009 16:31:46

Djalli

Njė prej problemeve mė tė mėdha me tė cilin njeriu ėshtė ballafaquar qysh nga fillimi i krijimit tė tij e deri nė ditėt tona ėshtė djalli apo mė mirė tė themi shejtani. Njeriu i parė, Ademi, dhe gruaja e tij, Hava alejhimu selam, jetonin nė kopshtet e lumturisė. Shejtani i provokoi ata dhe mė pas ata pasuan djallin e mallkuar. Shtrohet pyetja: A kishin ngrėnė ata nga pema? A i ishin afruar ata pemės sė ndaluar? Ē’gjynah kishin bėrė? Ata kishin bėrė gjynah vetėm nė njė ēėshtje; ata s’i ishin nėnshtruar Krijuesit tė tyre dhe si rrjedhojė kishin braktisur rrugėn e devotshmėrisė. Veprimi i tillė ishte njė turpėrim.

Ėshtė turp kur njeriu sillet nė mėnyrė tė gabuar, ėshtė turp nėse nuk pasojmė urdhrat e Krijuesit tonė dhe gjithashtu ėshtė turp kur njeriu sillet kundėr bukurisė sė natyrės nė tė cilėn jemi krijuar. Ky ėshtė edhe shkaku pėrse disa njerėz tė kapur duke kryer vepra tė kėqija kur kamera mundohet tė mėsojė tė fshehtėn e tyre, i shohim se si mbulojnė fytyrat: “O bijtė e Ademit, tė mos ju mashtrojė shejtani nė asnjė mėnyrė, siē i nxori prindėrit tuaj nga xheneti, ua hoqi petkun qė t’u dilte nė shesh lakuriqėsia. Vėrtet ai dhe shoqėria e tij ju sheh, ndėrsa ju nuk i shihni. Ne i kemi bėrė shejtanėt miq tė atyre qė nuk besojnė.”1

Ajo qė duket e pakuptimtė nga ana jonė ėshtė njė e vėrtetė e thjeshtė se ne ende s’e kemi braktisur xhenetin; ne ende jemi duke jetuar nė tė deri kur ta pasojmė shejtanin.2

Shtrohet pyetja se si na afrohet shejtani. Ai gjithmonė ėshtė pėrreth nesh, nė tė gjitha format dhe pėrbėrjet, nganjėherė nė formė epshi, fuqie, pasurie, varfėrie, gjithnjė duke krijuar tek ne dėshira e qejfe tė gabuara, duke na pėshpėritur nė zemra dhe kur tė shfaqet nė formėn e tij tė njėmendtė, atėherė ai ėshtė shumė i rrezikshėm. Dikush do tė kishte pyetur se cila ėshtė forma dhe pamja e tij e vėrtetė? Ajo ėshtė arroganca, mendjemadhėsia. A nuk besojmė nganjėherė se jemi mė tė mirė se tė tjerėt, kur kryejmė kėtė apo atė punė? Apo a na ėshtė dhėnė rasti qė njė ditė tė tregohemi drejtues e menaxherė mė tė mirė sesa shefat dhe menaxherėt tanė e kėshtu me radhė? E vėrteta ėshtė se ne si qenie njerėzore nė tė vėrtetė jemi tė pafuqishėm dhe sa mė shumė qė tė na dhurojė Krijuesi, aq mė tė pėrulur e modestė duhet tė tregohemi. Prandaj edhe nuk jemi nė gjendje qė zgjuarsisė sonė t’ia japim formėn dhe trajtėn, koeficientin tonė tė inteligjencės.

Kemi dėshirė tė besojmė se jemi nė gjendje t’i japim formėn, mirėpo nė realitet nuk jemi. Ėshtė fakt se ne nuk jemi tė zotė tė lėvizim madje edhe njė hap nė tė djathtė apo nė tė majtė, veēse me dėshirėn e Allahut! Si mund ta hetojmė kur jemi veshur me petkun e mendjemadhėsisė dhe mė pas ta ndreqim veten nga kjo e metė? Pėr tė vėrejtur se vėrtet jemi bėrė kryeneēė, mendjemėdhenj, arrogantė, mė sė miri e dimė kur tregohemi mė tė pėrsosur dhe mė tė mirė se filani; atėherė kur mendojmė se nuk kemi nevojė pėr Zot, kur bindja jonė merr kah tė kundėrt dhe besojmė se jemi tė pavarur, tė vetėkėnaqur e ēdo gjė qė ndodh nė gjithėsi ėshtė rastėsi apo ‘koincidencė’. Fjala ‘koincidencė’ ėshtė fjalė e shpikur nga njerėzit qė nuk besojnė nė Allahun, Krijuesin e gjithėsisė. Ata mendojnė se pėr punėt dhe veprat e tyre nuk do merren nė llogari. Ē’do tė ndodhė me ne nėse tregojmė kryelartėsi?

Ja se ē’thotė Krijuesi ynė lidhur me kėtė:
“Unė do t’i zmbraps nga argumentet e Mia ata tė cilėt pa pasur tė drejtė bėjnė kryelartėsi nė tokė, tė cilėt edhe nėse shohin ēdo argument nuk besojnė, edhe nėse shohin rrugėn e shpėtimit nuk e ndjekin, e nėse shohin rrugėn e gabuar ata e ndjekin atė rrugė. Ata e bėjnė kėtė (verbėrim tė tyre), ngase ata i konsideruan tė rreme faktet Tona dhe ngase i lanė pas dore. Ata tė cilėt i mohuan argumentet Tona dhe takimin nė ditėn e botės sė ardhshme asgjėsuan veprat e tyre. A shpėrblehen ata (me sevap ose me dėnim) pėrveēse sipas asaj qė kanė vepruar?”3

Ajetet e mėsipėrme shpjegojnė nė mėnyrė tė detajuar shkaqet se si, kur bėjnė gabime, njerėzit asnjėherė nuk pranojnė tė jenė fajtorė apo tė kenė vepruar keq. Shejtani i bėn tė besojnė se ēfarėdo qė veprojnė ėshtė e drejtė. Nga mėshira e madhe e Allahut pėr robėrit e Tij ėshtė edhe zbritja e Kuranit pėrmes tė cilit jemi nė gjendje tė dimė se a veprojmė mirė apo keq, prandaj shenjat janė nė tė qė ne tė shikojmė e tė bazohemi nė to. Njė mirėsi e vogėl ēdo ditė ėshtė e vyer pėr shpirtin tonė.
Kurrsesi nuk duhet qė tė gremisemi nė duart e shejtanit, apo tė themi se pėr disa arsye biem nė duart e shejtanit, tė themi se faji ėshtė i yni apo si shkak i disa faktorėve tė jashtėm; atėherė ēfarė tė veprojmė mė tutje kur tė kemi rėnė nė duart e shejtanit?

1) E para, pėrgjigja ėshtė aq e thjeshtė saqė vėshtirė tė besohet: dil pėrjashtė e qėndro nė shi! Po, qėndro nė shi sa mė shumė qė ėshtė e mundur dhe sa mė shpesh qė ke mundėsi.

Nė Kuran kemi zbuluar edhe kėtė mrekulli:
“Dhe kur Ai ju kaploi me njė kotje (gjumė) qė ishte siguri pėr ju nga ana e Tij, ju lėshoi shi nga qielli pėr t’ju pastruar, largoi prej jush cytjet e shejtanit, qė kėshtu tė fuqizojė bindjen nė zemrat tuaja dhe t’ju pėrforcojė me tė (shiun) kėmbėt tuaja.”4 

Ajetet nė fjalė u bėnė edhe mė tė qarta pėr mua ditėn kur po kėrkoja pėrgjigjen rreth mbytjes sė njė personi dhjete vite mė parė kėtu nė Malajzi. Kam dėgjuar nga disa njerėz qė besojnė se personi ishte prekur nga shejtani. Duke u munduar qė t’ia largojnė shejtanin nga trupi, e kishin rrahur aq shumė saqė i kishin shkaktuar vdekjen. Pėrgjigjja nė kėtė ajet ėshtė shumė e qartė. Pėr ta larguar shejtanin nga trupi, nevojitet shiu. Allahu ėshtė i madh, Ai na dhuron aq shumė dhe prapėseprapė kur bie shi, shohim njerėzit duke mbuluar kokat, duke vrapuar nė kėrkim tė strehės, duke pėrdorur ēadra etj. Shohim njerėzit e rritur duke vepruar njė gjė tė zakonshme, mirėpo tė shikojmė fėmijėt?! Ata janė nė gjendje tė lozin me orė tė tėra nė shi dhe janė tejet tė lumtur tė vazhdojnė nė kėtė gjendje.

2) E dyta: Nėse ndihemi se jemi tė prekur nga shejtani, atėherė duhet tė lexojmė kėtė lutje tė thjeshtė kuranore:
“Dhe thuaj: ‘O Zot i im, unė mbrohem me Ty prej cytjeve tė djajve! Dhe mbėshtetem te Ti qė ata tė mos mė afrohen!”5

Kėto janė fjalė shumė tė thjeshta pėr
t'u shqiptuar nė raste kur ndihemi se nuk jemi plotėsisht vetja. Kėto dy ajete duhet tė lexohen gjithashtu edhe nė rastet kur nė zemrat e mendjet tona hyjnė tė gjitha llojet e mendimeve dhe parandjenjave negative. Duke iu mbėshtetur Zotit, bėhemi tė sigurt nga pėshpėritjet dhe ngacmimet e shejtanit.

Haxhah Liza Abdullah
Shqipėroi: Mr. Feim Dragusha
22.8.2008


1 El-A’raf (7), ajeti 27.
2 Ėshtė shumė me rėndėsi t’u tregojmė lexuesve se njeriu ėshtė krijesė e Allahut xh.sh. dhe si i tillė nga mėsimet dhe sprovat gjatė jetės sė tij pėrfiton pėrvojė tė ēmueshme. Mirėpo armiku i betuar i njerėzimit zotėron pėrvojė tė lashtė sa edhe vetė krijimi i mbarė njerėzimit. Ai ėshtė krijuar para njeriut dhe ka xhelozi ndaj nesh, ai ėshtė mallkuar nga Allahu dhe qysh nga ajo ditė punon e pėrpiqet qė me tėrė metodat dhe dredhitė qė di, ta nxjerrė njeriun nga rruga e drejtė, ndaj nga ne kėrkohet qė tė pėrgatitemi qė t’u bėjmė ballė kurtheve e pėshpėritjeve tė shejtanit. (shėn. pėrk.)
3 El-A’raf (7), ajetet 146-147.
4 El-Enfal (8), ajeti 11.
5 El-Mu’minun (23), ajetet 97-98.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010