Rreth kazasė sė namazeve
20.02.2011 10:43:46

Pyetja:

Nëse vakti të ngelet pa falur për arsye të lejuara në Islam, për shembull, më mbetet dreka pa falur dhe ka hyrë koha e ikindisë, a bën ta fal dreken kaza dhe pastaj ikindinë, apo e fal ikindinë dhe pas kësaj e fal drekën kaza?

 

Përgjigjja: 

 

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Para se tu japim përgjigje konkrete rreth pyetjes suaj themi se nuk lejohet të lihet namazi, për arsye që i mendojnë njerëzit, sikurse puna dhe obligimet e ngjashme. Prandaj besimtari duhet të ketë kujdes të mos neglizhoj në këtë. Në Islam nuk lejohet të vonohet namazi, përveç në dy raste: nëse na zë gjumi ose nëse harrojmë që nuk e kemi falur namazin.

Në këto raste besimtari e fal kaza namazin në atë moment që i kujtohet se nuk është falur, apo në atë moment që i del gjumi.

Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në një hadith thotë: “Kush fle në kohën e namazit apo e harron atë, le ta falë në atë moment që t`i kujtohet dhe nuk ka ndonjë kompensim (shpagim) tjetër vetëm se këtë.” Shënon Buhariu, Muslimi dhe të tjerët.
Gjithashtu nëse për arsyet e cekura, ndodh që të kaloj koha e namazit dhe të hyjë namazi tjetër, ai duhet që para se ta fal namazin e kohës ta fal namazin kaza. Pra, nëse ka hyrë koha e ikindisë dhe besimtari nuk e ka falur drekën, atëherë ai në këtë rast duhet së pari ta fal drekën, pastaj e fal ikindinë. Zoti e di më së miri!

Alaudin Abazi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010