Pyetja ime ka të bëjë me abdestin
21.12.2009 15:51:22

Pyetja:

Eselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatehu!
Hoxhë i nderuar, pyetja ime ka të bëjë me abdestin.
Javën e fundit kam probleme me abdest, marr abdest, futem në xhami, po sa filloj namazin më kaplon një frikë e prishjes së abdestit. Filloj e shpërqendrohem menjëherë në namaz duke u shtrënguar nga frika e prishjes së abdestit. Kjo po më shqetëson, bile edhe më shumë po më shqetëson pasi ka filluar të më përsëritet shpesh kohën e fundit.
Një ditë, derisa isha duke falur namazin, kisha dyshimin nëse e kisha prishur abdestin apo jo (aq shumë po më mundon ky problem, saqë organizmin nuk po mundem ta kontrolloj). Mes dyshimit zgjodha vazhdimin e namazit deri në fund në xhami. Pasi fala namazin në xhami, prapë filloi dyshimi të më rritet dhe kur erdha në shtëpi, e kam përsëritur atë namaz. Si ju duket ky veprim i imi?
Më këshilloni si të veproj hoxhë i nderuar.
Allahu ju shpërbleftë me të mira në dynja dhe ahiret!


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vëlla i nderuar, problemit tuaj i jemi përgjigjur në dy përgjigje të mëhershme të publikuara në faqe. Aty shumë qartë kemi sqaruar se si të veprohet në rast se përballemi me vesvese të tilla për të cilat ankoheni edhe ju. Prandaj ju rekomandojmë t`u ktheheni atyre përgjigjeve dhe sa më shpejt të ndërmerrni hapat e nevojshëm që të mos gjejnë më vend ato vesvese në zemrën tuaj.

Kohët e fundit jam duke u ballafaquar me vesvese

Nuk mund të përqendrohem në namaz nga vesveset

 

Alaudin Abazi
12.9.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam për biznesmenë dhe tregtarë! Ligjërata nga hoxhallarë eminent.

Dëgjo Kur'an

Sample image
Dëgjo Kur'an me titrim në Gjuhën Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Për ty motër

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive për gjininë femërore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dërgoni në: pyetje@klubikulturor.com



Të gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010