Falėnderimi
i takon Allahut tė Lartėsuar. Dėshmoj dhe
deklaroj se nuk ka tė adhuruar me tė drejtė veē
Allahut, i Vetėm dhe i Pashoq, dhe se Muhamedi
ėshtė rob dhe i Dėrguar Tij. I Dėrguar i
mėshirės,
lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė,
mbi familjen e tij tė pastėr dhe mbi tė gjithė
shokėt e tij e kėdo qė pason rrugėn e tij.
Allahu i Lartėsuar
thotė:
وَقُلِ اعْمَلُواْ
فَسَيَرَى اللّهُ عَمَلَكُمْ وَرَسُولُهُ
وَالْمُؤْمِنُونَ
وَسَتُرَدُّونَ إِلَى عَالِمِ الْغَيْبِ
وَالشَّهَادَةِ
فَيُنَبِّئُكُم
بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ
Thuaj: Punoni, se Allahu, i
Dėrguari i Tij dhe besimtarėt do tė shohin punėn
tuaj. Sė shpejti do tė ktheheni tek Ai qė di tė
dukshmen dhe tė padukshmen e Ai do tju njoftojė
pėr atė qė keni bėrė.
I
nderuar
vėlla!
Me siguri qė mburresh dhe krenohesh para tė
tjerėve me Islamin dhe je i gatshėm ta ngresh
zėrin lart para njerėzve se je musliman. Por a
je ndalur njė ditė pėr tė menduar pėr kėto
pyetje:
Vallė, a krenohet me mua Islami ashtu si
krenohem unė?
A thua Islami ka me kė tė lavdėrohet?
Mos ndoshta nuk kam dhėnė asnjė kontribut pėr
kėtė fe?
A kontribuoj pėr thirrjen islame dhe a ua mėsoj
fenė tė tjerėve?
Pa dyshim qė njerėzit nė pėrgjithėsi kanė halle
e telashe. A thua ēfarė meraku ka zemra jote dhe
me ēfarė ėshtė e angazhuar? Ėshtė e mundshme qė
Islami tė jetė brenga jote, por kujdes, shumė
kujdes se mos mendon se Islami ėshtė barrė me tė
cilėn ti je duke e dėnuar veten.
Patjetėr duhet tė kujtojmė se qėllimi ynė ėshtė
adhurimi i Allahut dhe pėr kėtė na krijoi Allahu
i Lartėsuar, qė e gjithė jeta tė jetė nė
adhurim. Qėllimi ynė tė jetė ta kėnaqim Allahun
e Lartėsuar; nėse e arrijmė kėtė, pa dyshim qė
Ai do tė jetė i kėnaqur me ne dhe kėshtu do tė
jemi tė nderuar dhe krenarė.
Nuhu
ishte njėri ndėr Pejgamberėt e vendosur dhe
kėmbėngulės nė thirrjen e vėrtetė dhe radhitej
nė listėn e tė Dėrguarve tė quajtur ulul-azm.
Allahu i Lartėsuar e ngushėllon Muhamedin duke i
thėnė:
فَٱصْبِرْ كَمَا صَبَرَ أُوْلُواْ
ٱلْعَزْمِ مِنَ ٱلرُّسُلِ
Prandaj, ti
bėhu i durueshėm (o Muhamed), ashtu siē
kanė duruar me kėmbėngulje tė Dėrguarit e
vendosur!
Kėta tė Dėrguar u quajtėn kėshtu sepse kishin
njė hal
qė dallohej prej halleve tė tė tjerėve. Allahu i
Lartėsuar na tregon pėr Nuhun alejhi selam duke
thėnė:
قَالَ
رَبِّ إِنِّي دَعَوْتُ قَوْمِي لَيْلاً وَنَهَاراً
Ai tha: O
Zoti im, unė e thirra vėrtet popullin tim natė e
ditė...
Ai ishte gjithnjė nė thirrje duke i ftuar nė
besimin dhe adhurimin e drejtė tė Allahut tė
Lartėsuar, por rezultati ishte:
فَلَمْ
يَزِدْهُمْ دُعَائِي إِلَّا فِرَاراً.
وَإِنِّي كُلَّمَا دَعَوْتُهُمْ لِتَغْفِرَ لَهُمْ
جَعَلُوا أَصَابِعَهُمْ فِي آذَانِهِمْ
وَاسْتَغْشَوْا ثِيَابَهُمْ وَأَصَرُّوا
وَاسْتَكْبَرُوا اسْتِكْبَاراً.
ثُمَّ
إِنِّي دَعَوْتُهُمْ جِهَاراً.
ثُمَّ
إِنِّي أَعْلَنتُ لَهُمْ وَأَسْرَرْتُ لَهُمْ
إِسْرَاراً.
Por thirrja
ime edhe mė tepėr i largoi (nga e vėrteta).
Sa herė qė i thirrja pėr ti falur Ti, ata
shtinin gishtėrinjtė nė veshė dhe mbuloheshin me
petkat e tyre, duke kėmbėngulur me mendjemadhėsi
(nė mosbesim). Pastaj i thirra me zė tė
lartė. Mė pas ua shpalla edhe botėrisht, edhe
fshehurazi.
Ēfarė do tė thotė ky pėrshkrim i Kuranit pėr
Nuhun alejhi selam? Se ai ishte i vendosur nė
qėllimin qė kishte, i shfrytėzoi metodat e
thirrjes si haptas edhe fshehurazi vetėm
e
vetėm
qė ti bindte njerėzit.
Edhe Muhamedi alejhi selam ishte thirrės i
palodhur pėr nė rrugėn e vėrtetė, ai qė lexon
jetėshkrimin e tij mėson shumėēka. Trembėdhjetė
vite thirrje nė Mekė, ku pėrjetoi vuajtje prej
mė tė ndryshmeve sė bashku me besimtarėt. Kur u
ngushtua dhe u ndal thirrja nga idhujtarėt,
shkoi nė Taif pėr thirrje. Por atje nuk u prit
mirė dhe u sulmua ashpėr dhe iu vėrsulėn me
gurė, saqė Muhamedi, lavdėrimi dhe shpėtimi i
Allahut qofshin mbi tė, pėrjetoi edhe pėrgjakjen
e kėmbėve.
Allahu i Lartėsuar e ngushėlloi duke dėrguar
engjėllin mbikėqyrės tė kodrave duke kėrkuar nga
ai leje pėr tė bashkuar dy kodrat, qė do tė
thoshte zhdukjen nga harta tė qytetit tė Taifit.
Por ai tha fjalėt qė shėnoi historia: Jo
(shkatėrrimin e tyre), por shpresoj tek
Allahu qė pasardhėsit e tyre do tė thonė La
ilahe ilall-llah.
Pra, thirrja ishte synim primar pėr tė Dėrguarin
e Allahut tė Lartėsuar.
Tė nderuar!
Omer bin Abdul Azizi thotė: Udhėheqja lokale
ishte synimi i tij, tė cilėn e arrita. Pasi qė u
bėra emir, synoja kalifatin (postin mė tė lartė
nė udhėheqjen e shtetit islam) dhe e arrita edhe
kėtė, u bėra kalif. Kur arrita nė pozitėn mė tė
lartė, synimi im pėrfundimtar ishte xheneti i
Allahut tė Lartėsuar.
Kėshtu ėshtė njeriu, ai patjetėr duhet tė ketė
qėllime, qėllime tė afėrta dhe qėllime mė tė
largėta. Qėllime tė afėrta janė ato qė mund tė
realizohen nė kohė mė tė shkurtėr dhe mė tė
shpejtė me njė angazhim mė tė vogėl. Dhe kėshtu
kėto qėllime tė vogla tė ndihmojnė nė arritjen
dhe realizimin e qėllimeve tė mėdha.
Kur Omer Abdulazizi arriti tė bėhej kalif, ēfarė
bėri?
Qė nė ditėn e parė tė detyrės u ul nė karrige
dhe pas namazit tė drekės filloi tė pranonte
njerėzit dhe tė dėgjonte hallet e tyre. I erdhi
djali dhe i tha: O prijės, po sikur ta ndash
njė pjesė tė kėsaj kohe pėr pushim (tė
ēlodhesh)? Ai iu pėrgjigj duke i thėnė: Po
sikur tė vdes nė kėtė kohė? Unė do tė mbaj
pėrgjegjėsitė e tė tjerėve. Kėshtu ai mendonte
pėr ēėshtjet madhore qė kishte synim tė
realizonte pėr kėtė umet.
Mos harroni qė njeriu nuk jeton vetėm pėr
vetveten; nėse ai synon kėtė, atėherė ka marrė
fund puna e tij. Tė jetosh edhe pėr tė tjerėt do
tė thotė tė jetosh me thirrjen islame dhe pėr
tė. Kėshtu do tė jesh i pėrkujtuar tek Allahu i
Lartėsuar me punėn dhe angazhimin qė ke bėrė.
Patjetėr duhet tė veprohet: punė dhe vetėm punė.
Dhe kjo kėrkon mund dhe sakrificė, durim dhe
vendosmėri.
A ke menduar ndonjė herė qė tė kontribuosh dhe
tė punosh pėr kėtė fe?
O njeri, mos lejo qė tė jesh vetėm numėr, por
bėhu me vlera, qė tė jesh i dobishėm edhe pėr tė
tjerėt.
O njeri, a ke menduar qė njė ditė ti mėsosh
dikujt njė ajet dhe hadith, kėshillė dhe porosi?
A ke menduar tė shkruash ndonjė artikull e tė
dėrgosh njė mesazh besimi?
A ke menduar tė shpenzosh nga pasuria qė ke dhe
ta ndihmosh njė tė varfėr e tė humbur?
A ke menduar tė ledhatosh njė kokė jetimi e ta
ngushėllosh atė?
O njeri, a ke menduar njė ditė tė botosh njė
libėr ose njė broshurė?
O njeri, a ke menduar njė ditė tė urdhėrosh pėr
tė mirė dhe tė ndalosh tė kėqijat?
Apo qėllimi yt ėshtė vetėm gruaja, fėmijėt dhe
arritja e pasurisė?
Allahu tė ruajttė! Mendo se ēka ke kontribuuar
pėr kėtė fe?
Islami tė ka dhėnė shumė, mjafton qė Allahu tė
ka nderuar me Islam dhe lute Atė qė tė ta
pėrfundojė jetėn nė Islam. Allahu nuk ka nevojė
pėr ne dhe pėr adhurimin tonė, por ne kemi
nevojė pėr Tė.
Shurejh el-Kadi kaloi pranė njė grupi fėmijėsh,
i pa duke lozur dhe i pyeti: Ēbėni? I thanė:
Po luajmė sepse kemi kohė tė lirė. Ai i tha:
Nuk jeni krijuar pėr kėtė qėllim, qė kohėn ta
kaloni nė kėtė mėnyrė. Allahu i Lartėsuar thotė:
فَإِذَا فَرَغْتَ
فَٱنصَبْ
Prandaj, kur
tė ēlirohesh (nga punėt e ndryshme),
pėrpiqu fort (nė adhurim).
Kur tė pėrfundosh ēėshtjet e dynjasė, ngrihu dhe
adhuroje Allahun e Lartėsuar, pastro nijetin dhe
angazhohu nė tė gjitha llojet e adhurimeve.
Kaloje kėshtu kohėn e lirė dhe do tė gjesh
rehatinė dhe qetėsinė shpirtėrore, lodhe veten
nė atė qė Allahu e do dhe ėshtė i kėnaqur.
وَإِلَىٰ رَبِّكَ
فَٱرْغَبْ
...dhe vetėm
ndaj Zotit tėnd pėrkushtohu!
Kėrko shpėrblim vetėm prej Allahut tė Lartėsuar
pėr veprat e tua dhe kontrolloji ato qė tė jenė
vetėm pėr Tė.
Nga kjo qė u tha nuk duhet kuptuar qė njeriu nuk
ka nevojė pėr argėtim dhe pushim. Jo, por e
gjithė jeta e njeriut nuk duhet tė jetė lojė dhe
dėfrim. Jo, qėllimi yt nuk duhet tė jetė dynjaja
dhe ta kėrkosh xhenetin pa vepruar. Konsideroje
xhenetin si njė nuse e cila kėrkon mehrin
(dhuratėn obligative tė kurorėzimit), prandaj o
njeri je i obliguar qė ta pėrgatitėsh mehrin dhe
nesėr nė Ditėn e Gjykimit tė pėrfundosh nė
xhenetin e Allahut tė Lartėsuar.
Muhamedi, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut
qofshin mbi tė,
ka bėrė njė dua pėr dynjanė duke thėnė:
Allahu im! Mos e bėj kėtė botė qė tė jetė
qėllimi ynė final!
Pėrgatiti: Ulvi Fejzullahu
18.7.2008