Shembuj profetikė (3)
19.12.2009 20:12:43

9) Shembulli i munafikut

Ibn Umeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton nga i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, se ka thėnė: “Shembulli i munafikut (hipokritit) ėshtė sikurse shembulli i deles sė lėkundur nė mes tė dy kopeve, herė shkon tek njėra e herė tek tjetra, nuk e di se cilėn (kope) tė ndjekė” Shėnon Muslimi.

Hadithi flet pėr qortimin e nifakut (hipokrizisė) si dhe sqarimin e lėkundjes sė hipokritėve dhe luhatjen e tyre, ashtu si dhe luhatjen e tyre, ashtu siē thotė edhe Allahu i Lartėsuar: “Luhaten nė mėdyshje, - nuk janė as me kėta, as me ata.” (Nisa, 143)
Kėrkojmė mbrojtje tek Allahu nga hipokrizia dhe hipokritėt!

10) Shembulli i besimtarit ėshtė sikur shembulli i bimėve tė njoma

Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton nga i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, se ka thėnė: “Shembulli i besimtarit ėshtė sikurse shembulli i bimėve tė njoma nga cilado anė i vjen era ato i rrotullon, kur tė pushojė (era) drejtohen. Kėsisoj ėshtė edhe besimtari, rrotullohet me sprova. Kurse shembulli i tė shthururit ėshtė sikurse (shembulli) i pishės sė drejtė, derisa Allahu ta kėputė kur tė dojė” Shėnon Buhariu dhe Muslimi

Nė hadith ka argument pėr sprovat e shumta qė e godasin besimtarin si dhe kjo nuk e godet atė nė besimin e tij, mirėpo fatkeqėsitė dhe sprovat shtohen saherė qė shtohet imani i besimtarit, kėtė e konfirmon edhe shembulli vijues:

11) Shembulli i besimtarit sikurse shembulli i kallirit

Xhabiri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton nga i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, se ka thėnė: “Shembulli i besimtarit ėshtė sikurse shembulli i kallirit, herė drejtohet e herė ulet (rrėzohet). Kurse shembulli i pabesimtarit ėshtė sikurse shembulli i drurit tė pishės, vazhdon tė qėndrojė e drejtė derisa tė rrėzohet e nuk ndien” Shėnon Ahmedi. Albani e cilėson sit ė saktė.

Gjithashtu nga Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, nga i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė: “Shembulli i besimtarit ėshtė sikurse shembulli i tė mbjellave, erėrat nuk e lėnė pa e lėkundur, ashtu qė edhe besimtari goditet me sprova. Ndėrsa shembulli i hipokritit ėshtė si shembulli i bimės (barishtore) sė orizit, sapo e lėkund era, ajo shkulet.” Shėnon Ahmedi, Tirmidhiu. Albani e cilėson si tė saktė.

12) Shembulli i besimtarit kur e godet sėmundja

Abdurahman b. Ez’her, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton nga i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, se ka thėnė: “Shembulli i besimtarit kur e godet sėmundja ose temperatura ėshtė sikurse shembulli i hekurit qė hyn nė zjarr, i largohet zgjyra kurse i mbetet aroma e tij.” Shėnon Taberani, Hakimi. Albani e cilėson si tė saktė.
Nė hadith ka argument pėr vlerėn e sėmundjes si dhe ajo konsiderohet si shlyese e mėkateve.

13) Shembulli i besimtarit ėshtė sikurse shembulli i bletės dhe shufrės sė arit

Ibn Umeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė dy, transmeton nga i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, se ka thėnė: “Shembulli i besimtarit ėshtė sikurse shembulli i bletės, kur ha, ha mirė, kur vendos vendos tė mirėn, edhe kur tė ulet nė ndonjė degė, nuk e thyen. Gjithashtu shembulli i besimtarit ėshtė sikurse shembulli i shufrės sė arit, nėse e fryn atė, skuqet, ndėrsa nėse peshohet, nuk pakėsohet” Shėnon Bejhekiu. Albani e cilėson si hasen.

Nė hadith ka argument pėr vlerėn e besimtarit dhe se ai nuk pranon pėrveēse tė mirėn. Po ashtu prej tij del vetėm e mira, me fatkeqėsitė qė e godasin nuk i pakėsohet besimi, por i shtohet me vlerėn e durimit dhe kėnaqėsisė.

 


Almedin Ejupi
9.11.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010