Falėnderimi i takon Allahut i cili ligjėroi pėr ne
rrugėt e udhėzimit. Na dalloi me to nga krijesat e tjera
dhe realizoi pėr ne me anėn e tyre dobitė e kėsaj bote
dhe tjetrės.
Dėshmoj se
nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė veē Allahut, i
vetėm dhe i pa shok. Allahut i pėrkasin gjithēka ėshtė
nė qiej dhe nė tokė, qė Ai tė shpėrblejė ata qė kanė
bėrė tė keqen me atė qė ata kanė bėrė dhe qė tė
shpėrblejė ata qė bėjnė mirė me mė tė mirėn.
Po ashtu
dėshmoj se Muhamedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij,
profet i mėshirės dhe udhėzimit, i dėrguar i zgjedhur
dhe prijės shembullor.
Njeriu me
moralin mė tė lartė dhe mė i binduri ndaj Zotit tė tij
nė vetvete dhe publik. Paqja dhe bekimi i Allahut
qofshin mbi tė, familjen e tij, mbi shokėt e tij,
pishtarėt ndriēues dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e
tyre dhe janė tė ruajtur.
Dihet qė mjeshtri ėshtė ai qė e njeh mė
mirė atė qė ka prodhuar dhe muratori ka mė njohuri pėr
atė qė ka ndėrtuar, kėshtu Allahu i Madhėruar ėshtė mė i
njohur se ēdokush tjetėr pėr atė qė Ai ka krijuar.
"A nuk e di Ai i Cili ka krijuar? Dhe Ai
ėshtė mė i Buti dhe mė Dashamirėsi (ndaj robėrve tė
Tij), i Mirėnjohuri pėr ēdo gjė."
Mulk, 14.
Mjeshtri
dhe muratori (ustai) edhe pse kanė mė shumė njohuri pėr
atė qė kanė bėrė se tė tjerėt, pėrsėri ata nuk janė nė
gjendje tė dinė shumė gjėra rreth tyre si: jetėgjatėsinė
e saj, si do jetė fundi i saj, mangėsitė qė gjenden nė
tė dhe tė papriturat qė mund ti shfaqen.
Ndėrsa
Allahu i Lartėsuar e ka pėrfshirė ēdo gjė nė dijen e
Tij, e pėrsosi ēdo krijesė mė pas e udhėzoi. Tė Tijat
janė krijimi dhe vendimi nė kėtė botė dhe tjetrėn. Atij
nuk i fshihet asgjė, njeh ato qė shfaqen dhe fshihen,
dhe pėr tė ėshtė e njėjtė e dukshmja me tė padukshmen.
Ai ka njohuri pėr krijesat e Tij mė shumė se ata pėr
vetveten e tyre.
" Thuaju! A ju e dini mė mirė apo
Allahu?
Bekare, 140.
"
Ndėrsa nga Dija (juve o njerėz) ju
ėshtė dhėnė vetėm fare pak.
Isra, 85.
" Nuk ka dyshim se Allahu ka Dijeni pėr
gjithēka, ndėrsa ju nuk dini."
Nahl, 74.
Pėrderisa
Allahu ėshtė Ai i cili na ka krijuar ne dhe tė gjithė
universin, Ai na ka treguar nė librin e Tij se nuk na ka
krijuar kot dhe nuk na ka lėnė pas dore, porse na ka
krijuar qė tė na sprovojė, sikurse dhe ka thėnė:
"Vėrtet qė Ne e krijuam njeriun nga
(pika) lėngu i bashkuar (tė derdhura nga burri dhe nga
gruaja), me qėllim qė ta provojmė atė, kėshtu qė Ne e
bėmė atė dėgjues (dhe), shikues."
Insan, 2.
Ajeti i
mėsipėrm tregon se njeriu ėshtė krijuar qė tė sprovohet.
Allahu i Madhėruar e sprovon atė nė mėnyrė qė tė
dallohet durimtari dhe falėnderuesi, nga ai qė ėshtė i
shqetėsuar dhe mospėrfillės. Besimtarin e sinqertė, nga
hipokriti pretendues dhe besimtarin e fortė nga
besimtari i dobėt. Atė qė i frikėsohet Allahut dhe
shpreson tek Ai, nga ai qė nuk i frikėsohet dėnimit tė
Tij dhe qė as nuk shpreson nė shpėrblimin qė Ai ka
premtuar.
Allahu i
Madhėruar na ka krijuar pėr njė qėllim tė lartė dhe
urtėsi tė madhe dhe ajo ėshtė: Adhurimi i Allahut tė
vetėm dhe bindja ndaj Tij me sinqeritet.
"Dhe Unė (Allahu) nuk i
krijova njerėzit dhe xhindėt, veēse qė ata tė mė
adhurojnė vetėm Mua."
Dharijat, 56.
"Thuaj! Sigurisht falja ime, kurbani im,
jeta ime dhe vdekja ime janė pėr Allahun, Zotin e botėve
(e gjithēkaje qė ekziston). Ai nuk ka asnjė shok e tė
barabartė me Tė dhe pėr kėtė unė jam urdhėruar dhe unė
jam i pari qė i nėnshtrohem Vullnetit tė Tij si musliman.
Enam, 162-163.
Porse ky
adhurim nuk mund tė shfaqet dhe realizohet vetėm se me
anėn e sprovave, qofshin ato mirėsi apo fatkeqėsi.
Kur njeriu sprovohet nuk
ėshtė
pėr qėllim sprova nė vetveten e saj (pra ajo me tė cilėn
po sprovohet), porse ajo e cila del si rezultat i saj,
pra adhurimi i Allahut apo jo, ky adhurim ėshtė nė
rangun e duhur apo ėshtė i dobėt e tė ngjashme si kėto?
Ndaj dhe pėr kėtė Allahu i Madhėruar thotė:
"
Dhe Ne do tju provojmė ju me tė keqen
dhe me tė mirėn dhe te Ne ju do tė ktheheni."
Enbija, 35.
Allahu i
Madhėruar ka treguar se Ai i sprovon robėrit e Tij me
mirėsi dhe tė keqe, me atė qė e duan dhe atė qė e
urrejnė, nė mėnyrė qė ti vendosi nė provė dhe pėr tė
shfaqur besimin qė ata kanė si dhe pėr tė zbuluar ato
ēfarė fshehin.
Nuk ka
dyshim se sprova ėshtė gjyryku i zemrave dhe sondazhi i
provimit. Ajo vė nė dukje standardin e besimit dhe me
anė tė saj duket qartė, besniku nga gėnjeshtari,
bamirėsi nga arroganti, besimtari nga qafiri, kush ėshtė
i mirė nga ai qė ėshtė i keq.
Me anėn e
sprovave ndahen besimtarėt nė grada dhe pozita tė
ndryshme dhe kjo sigurisht nė saj tė besimit dhe
pėrpjekjes, durimit dhe mirėnjohjes qė ata tregojnė
gjatė tyre.
"Pėr tė gjithė do tė ketė shkallė sipas
punėve qė kanė vepruar. Dhe Zoti yt nuk ėshtė i
pavetėdijshėm pėr ēfarė ata veprojnė".
Enam, 132.
"Ata janė nė shkallė tė ndryshme pranė
Allahut dhe Allahu ėshtė Gjithvėzhgues pėr ēdo gjė qė
ata bėjnė".
Ali Imran, 163.
Allahu i
Madhėruar i ka qortuar ata qė menduan se nuk do tė
pėrballoheshin me sprova dhe qė njėkohėsisht pretendonin
se ishin besimtarė.
"A mendojnė njerėzit se do tė lihen pa u
trazuar ngaqė thonė: Ne besojmė - dhe nuk do tė
sprovohen?
Ankebut, 2.
Kėshtu,
sprovat janė sjellje e Allahut pėr popujt qė kanė kaluar
dhe ata qė do tė vijnė. Kėshtu qė, e fshehta e kėtyre
sprovave ėshtė se me anėn e tyre qartėsohet se kush
ėshtė besnik e kush gėnjeshtar, kush ėshtė besimtar dhe
kush qafir:
"Dhe sigurisht qė Ne i sprovuam ata tė
cilėt ishin para tyre. Dhe vėrtet qė Allahu do ta bėjė
tė njohur (tė vėrtetėn e) atyre qė janė tė vėrtetė dhe
(po kėshtu) Allahu do ta bėjė tė njohur (gėnjeshtrėn e)
atyre qė janė gėnjeshtarė (edhe pse Allahu di gjithēka
para se ti vėrė ata nė provė)."
Ankebut, 3.
Mė pas, Allahu i Lartėsuar sqaron
se tė gjithė njerėzit do ta
takojnė
Atė e do tė kthehen tek Ai, nė mėnyrė qė tė marrin
frytet e qėndrimit tė tyre pėrballė kėtyre sprovave dhe
qė ti shpėrblejė pėr atė qė ata kanė punuar.
"Kėshtu, kushdo qė bėn mirėsi sa njė
thėrrmijė qoftė (apo sa njė milingonė), do ta shohė atė.
Dhe kushdo qė bėn keq sa njė thėrrmijė qoftė, do ta
shohė atė".
Zelzele, 7-8.
Po ashtu ka thėnė nė njė
ajet tjetėr duke nxjerrė nė pah kėtė realitet:
I Cili ka krijuar vdekjen dhe jetėn, me
qėllim qė tė provojė kush nga ju ėshtė mė i miri nė
vepra."
Mulk,
2.
"Dhe ėshtė Ai i Cili ka krijuar qiejt dhe
tokėn nė gjashtė ditė dhe Arshi (Froni i Tij) ishte mbi
ujė, qė Ai tė mund tju provojė juve se cili prej jush
ėshtė mė vepėrmirė."
Hud, 7.
Ajetet e
mė sipėrme tregojnė se kjo botė ėshtė botė sprove dhe
provimi dhe se ēdo gjė me tė cilėn njeriu pėrballohet nė
tė prej tė mirave dhe tė kėqijave, gėzimeve dhe
hidhėrimeve, kėnaqėsive dhe jokėnaqėsive vijnė nė mėnyrė
qė tė zbulohen besimet e njerėzve dhe pėr tė nxjerrė nė
pah durimin dhe falėnderimin e tyre.
Argument pėr atė qė thamė mė
lart
ėshtė dhe fjala e Allahut ku thotė:
"Ne i provuam ata me tė mirėn edhe me tė
keqen, me qėllim qė ata tė mund tė ktheheshin (nė bindje
ndaj Allahut)."
Araf,
168.
Pra i
sprovuam me rehati dhe frikė, mirėsi dhe fatkeqėsi,
sėmundje dhe shėndet, dobėsim dhe forcė, si dhe me
fukarallėk e me bollėk.
"Dhe sigurisht qė Ne do tju sprovojmė
juve, derisa Ne ti njohim ata prej jush qė pėrpiqen
fort (pėr ēėshtjen e Allahut) dhe durimtarėt; dhe Ne do
tė provojmė veprat tuaja tė vėrteta (cili ėshtė
gėnjeshtar dhe cili ėshtė i drejtė)."
Muhamed, 31.
Ky
realitet vėrtetohet nė ajete e hadithe tė shumta tė
cilat tregojnė se Allahu e ka zbukuruar pėr njerėzit
jetėn e kėsaj bote, duke e bėrė atė tė ėmbėl e tė
kėndshme, nxitėse dhe argėtuese, dėfryese dhe magjepse,
mashtruese dhe gėnjeshtare dhe e zbukuruar me bukuri tė
pėrkohshme, nė mėnyrė qė ti sprovojė njerėzit e tė
shohė se si do tė punojnė.
Me anė tė
kėsaj, gjithashtu, del nė pah se kush do miqėsojė
Allahun dhe profetėt e Tij, nga ata tė cilėt do tė
miqėsojnė shejtanin dhe partinė e tij, si dhe kush
shpreson tek Ai dhe bota tjetėr, nga ata tė cilėt jetėn
e kėsaj bote e kanė gjėnė mė tė shtrenjtė dhe qė nuk e
zėvendėsojnė atė me asgjė.
"Vėrtet qė Ne e kemi bėrė ēfarė ėshtė nė
tokė si stoli pėr tė, me qėllim qė Ne tė mund tė
provojmė ata (njerėzit), se cilėt prej tyre janė mė tė
mirėt nė drejtim e veprime."
Kehf, 7.
Ndėrsa
profeti (salallahu alejhi ue selam) ka thėnė: "Jeta e
kėsaj bote vėrtet ėshtė e ėmbėl dhe e kėndshme dhe
Allahu do tju bėjė mėkėmbės nė tė, pėr tė parė se si do
tė punoni. Ndaj ruajuni dynjasė dhe ruajuni grave."
Muslimi, 2742.
Allahu i Madhėruar ėshtė i njohur
dhe e di
se si do tė punojnė e veprojnė robėrit Tij pėrpara se
ata ti punojnė dhe veprojnė veprat e tyre. Bile Ai pėr
kėtė ka pasur njohuri pėrpara se ti krijonte ata dhe
para krijimit tė qiejve e tokės, porse i sprovon ata me
tė mira e tė kėqija,
nė mėnyrė qė tė vėrtetohet e fshehta qė Ai ka ditur
rreth tyre dhe tė bėhet realitet si dhe tė shfaqet e
qartė, nė mėnyrė qė ti shpėrblejė ata nė sajė tė asaj
qė ata kanė vepruar dhe jo pėr atė qė Ai ka ditur rreth
tyre.
Kėshtu
Allahu i Madhėruar i dėnon dhe i shpėrblen robėrit e Tij
pėr atė qė ata kanė punuar nė realitet dhe jo pėr atė qė
Ai ka ditur se ata do tė punojnė. Ky ėshtė kuptimi i
fjalės sė Allahut i cili thotė:
"
Me qėllim qė tė provojė kush nga ju
ėshtė mė i miri nė vepra."
Mulk,
2.
"Dhe sigurisht qė Ne do tju sprovojmė
juve, derisa Ne ti njohim ata prej jush qė pėrpiqen
fort (pėr ēėshtjen e Allahut) dhe durimtarėt; dhe Ne do
tė provojmė veprat tuaja tė vėrteta (cili ėshtė
gėnjeshtar dhe cili ėshtė i drejtė)".
Muhamed, 31.
Pra, nė mėnyrė qė tė dalė
mė
pas se ata vėrtetė do ti kryejnė ato tė cilat Allahu i
ka ditur se do ti veprojnė nė realitet dhe nuk ka
dyshim se Allahu e
di tė fshehtėn dhe atė qė
njerėzit e shfaqin. Allahu e ka pėrfshirė nė njohurinė e
Tij atė qė ka ndodhur dhe atė qė do tė ndodhė dhe Ai
ėshtė i Ditur (i Mirėnjohur) pėr ēdo gjė.
Imam Ibėn
Kajim (Allahu e mėshiroftė!) ka thėnė: "Allahu i
Madhėruar e ka pėrfshirė ēdo gjė nė dijen e Tij pėrpara
se tė krijonte qiejt dhe tokėn. Kėtė njohuri Ai e caktoi
dhe e shkroi (regjistroi), mė pas Ai urdhėron engjėjt tė
regjistrojnė nė fletushkat e tyre atė se ēdo ti ndodhė
njeriut qė para se ta krijojė atė, kėshtu vėrtet qė
njeriu kryen e i ndodhin ato qė janė regjistruar tek Ai
dhe nė fletushkat e engjėjve, pa u shtuar e pa u
pakėsuar asgjė nga ajo qė Ai ka shkruar.
"A nuk e dini ju se Allahu di gjithēka qė
ėshtė nė qiell dhe nė tokė? Ėshtė e vėrtetė se gjithēka
ėshtė nė Libėr (Leuhel-Mahfudh). Dhe sigurisht qė kjo
ėshtė krejt e lehtė pėr Allahun."
Haxh, 70.
Allahu i Madhėruar ka qenė i
njohur me gjendjen e robėrve dhe atė qė do tė punonin
pėrpara se ti krijonte ata, mė pas i nxori nė kėtė botė
qė tė dalė nė pah
njohja e pėrpiktė qė Ai ka pasur pėr ta. Kėshtu Ai i
sprovoi ata me ndalesat dhe urdhėresat, me mirėsi dhe
fatkeqėsi tė cilat nxorėn nė pah njohurinė e plotė qė ai
kishte. Ata merituan shpėrblimin dhe dėnimin, lavdėrimin
dhe qortimin, si shkak i pėrputhjes sė veprave tė tyre
me dijen e Allahut. Sigurisht qė ata nuk do ta meritonin
dėnimin apo shpėrblimin duke qenė se kjo ishte e njohur
tek Allahu para se tė vepronin ato qė vepruan, ndaj dhe
Ai dėrgoi profetėt, zbriti librat dhe vuri pėr ta
rregulla e ligje nė mėnyrė qė ti justifikonte e ti
sqaronte atyre argumentet, nė mėnyrė qė tė mos thoshin
pse po na dėnon thjesht si shkak i dijes tėnde e ne nuk
kemi vepruar e punuar asgjė?!
Ndaj dhe
dėnimi i tyre arriti atėherė kur ajo qė Allahu dinte pėr
ta u vėrtetua dhe u realizua nga veprat e tyre dhe kjo
me anėn e sprovave. Pra, sprovat shfaqėn dijen e Tij dhe
bėnė atė qė ishte e fshehtė tė njohur dhe konkrete. (Shefau
el-Alil 35-36)
Allahu i
madhėruar i njeh realitetet e zemrave edhe atė se ēfarė
do tė veprojnė njerėzit qė para se ti sprovojė ata,
porse sprovat shfaqin realitetin e asaj pėr tė cilėn
Allahu ka qenė i njohur mė parė. Kėshtu qė ai i
shpėrblen njerėzit nė saj tė asaj qė punuan, dhe jo nė
saj tė asaj pėr tė cilėn ka qenė i njohur se do tė
ndodhė prej tyre dhe, sigurisht, qė kjo ėshtė mirėsi e
Allahut nga njėra anė dhe drejtėsi nga ana tjetėr, po
ashtu ajo ėshtė dhe edukim pėr ta. Nė bazė tė kėsaj
Allahu nuk e shpėrblen askėnd me tjetėr veē asaj qė ai e
ka vepruar. (Fi Dhilali el Kur'an 5/2720)
Bledar
Haxhiu
13.10.2006