Komentimi i ajetit njėmbėdhjetė tė sures Huxhurat
19.12.2009 15:49:30

“O ju qė besuat! Nuk bėn tė tallet njė popull me njė popull tjetėr, meqė tė pėrqeshurit mund tė jenė mė tė mirė nga ata tė cilėt pėrqeshin dikė tjetėr, e as gratė me gratė e tjera, sepse mund tė ndodhė qė gratė e tjera tė jenė mė tė mira se ato qė pėrqeshin (duke nėnēmuar njėri-tjetrin) dhe mos etiketoni njėri-tjetrin me llagape. Pas besimit ėshtė keq tė pėrhapet llagapi i keq. E ata qė nuk pendohen, janė mizorė.”

Ky ajet, po ashtu, fillon me njė thirrje qė iu ėshtė bėrė besimtarėve. Sikur qė pamė, kjo sure ėshtė pėrmbledhėse pėr ēėshtjet madhėshtore tė njeriut nė besim, adhurim dhe marrėdhėnie mes robėrve tė Allahut.

Allahu nė kėtė ajet na tėrheq vėrejtjen qė mos tė tallet asnjė popull me tjetrin, sepse ka mundėsi qė ai qė tallet ėshtė mė i mirė se ai qė tall. Po ashtu, Allahu na tėrheq vėrejtjen qė mos tė lavdėrohet njeriu para tė tjerėve. Po ashtu, nė tė njėjtėn mėnyrė tėrheq vėrejtjen edhe grave, por ky ajet nuk do tė thotė se gratė tallen mė shumė se sa burrat dhe pėr kėtė nuk do tė thotė se Allahu i ka veēuar gratė, pasi qė i ka pėrmend burrat, sepse nė sheriatin e Allahut kur pėrmenden burrat janė pėr qėllim edhe gratė, pėrveē nėse ka ndonjė argument qė pėrjashton. Kur Allahu e pėrmendi popullin nė kėtė ajet, menduan se ėshtė pėr qėllim vetėm burrat dhe pėr kėtė Allahu pastaj i veēoi edhe gratė.

Pastaj Allahu thotė: “Dhe mos e nėnēmoni veten tuaj”

A thua njeriu nėnēmon veten e vet dhe pėrmend tė metat e veta?

1. Dijetarėt kanė thėnė se ky ajet tėrheq vėrejtjen njeriut se muslimanin duhet ta llogarisė sikur veten e vet dhe nuk guxon qė atė ta nėnēmoj e as t’ia pėrmend tė metat atij, sepse kemi obligim qė ta nderojmė muslimanin, vėllain tonė. E nėse ti ia pėrmend atij ndonjė tė metė apo e qorton, ėshtė sikur tė qortosh veten tėnde dhe t’i pėrmendėsh tė metat e tua.

2. Disa dijetarė tė tjerė rreth kėtij ajeti kanė thėnė se Allahu ka thėnė kėshtu, sepse ti nėse tregon tė metat e dikujt edhe ai ka pėr t’i treguar tė metat e tua dhe, nė kėtė mėnyrė, ti ke treguar tė metat e tua. Kėtė dijetarėt e kanė krahasuar me fjalėn e Pejgamberit (alejhi selam), i cili ka thėnė: “Allahu i mallkoftė ata tė cilėt i mallkojnė prindėrit e tyre!” I thanė: “E si ka mundėsi njeriu t;i mallkojė prindėrit e tij?” Pejgamberi tha: “E shan babain e ndonjėrit, pastaj ai e shan babain atij apo e shan nėnėn e ndonjėrit, pastaj ai ia shan nėnėn atij.”

Pastaj thotė Allahu: “Dhe mos etiketoni njėri-tjetrin me llagape.”

Njerėzit nė injorancėn e tyre, por edhe kur kanė hyrė nė Islam kanė qenė e njohur qė tė etiketohen me llagape. Prej kėtyre llagapeve ka qė janė tė urryera dhe ka prej tyre qė janė tė lavdėruara. Dhe nė kėtė ajet janė pėr qėllim llagapet e urryera, ndėrsa sa i pėrket llagapeve qė janė tė lavdėruara nuk ka ndalesė pėr to. Llagapi i Ebu Bekrit ka qen “Esidik”-i sinqerti. Llagapi i Umerit ishte “El Faruk”-dallues i sė vėrtetės nga e pavėrteta. Llagapi i Uthmanit  ishte “Dhunurejn”-posedues i dy dritave. Allahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė kėta.

Llagapet ndahen nė dy pjesė:

1. Llagapet qė janė tė lavdėruara e qė pėr tė nuk ka ndalesė.

2. Llagapet e urryera dhe kėto i ka pėr qėllim ajeti i Kuranit.

Kėto tri gjėra qė janė tė pėrmendura nė kėtė ajet: ndalimi i talljes, ndalimi i tregimit tė metave tė tjerėve dhe ndalimi i llagapeve tė urryera, kanė njė dobi tė madhe qė shoqėria islame tė jetė sa mė kapur mes saj. Sepse nėse nė shoqėrinė islame gjenden kėto gjėra, atėherė do tė ndodhė nė mes saj armiqėsi dhe urrejtje, tė cilat nuk i dėshiron Allahu.

Nuk ėshtė prej edukatės sė muslimanit tė vrapojė pas tė metave tė tjerėve. Pejgamberi (alejhi selam) ka thėnė: “Muslimani ėshtė vėlla i muslimanit, nuk i bėn zullum e as nuk ia dorėzon tė tjerėve...”

Pastaj Allahu nė fund tė kėtij ajeti thotė: “E ata qė nuk pendohen, janė mizorė.”

Pra, njeriu nėse nuk pendohet prej kėtyre gjėrave qė u cekėn nė kėtė ajet, ai do tė jetė prej zullumqarėve. Shtrohet pyetja: Ai qė ėshtė tallur apo i ka vendosur ndonjė llagap tė keq apo ka pėrmend atij ndonjė tė metė, a duhet qė ky person tė shkojė tek ai dhe t’i kėrkojė qė t’ia falė?

Dijetarėt rreth kėsaj ēėshtje janė ndarė nė tri mendime:

Mendimi i parė:

Duhet qė njeriu tė shkojė tek ai me tė cilin ėshtė tallur dhe t’i thotė se unė jam tallur me ty nė filan tubim dhe pendohem pėr atė qė kam bėrė.

Mendimi i dytė:

Nuk duhet tė shkosh tek ai dhe mjafton pendimi yt mes teje dhe Allahut. Sepse nėse ti shkon tek ai dhe e njofton pėr atė qė ke vepruar bie nė zemrėn e tij diēka kur e di qė ti ke folur pėr tė keq dhe ka mundėsi qė tė ndodhė armiqėsi mes kėtyre dy personave.

Mendimi i tretė:

Duhet tė sqarohet ēėshtja. Nėse njeriun tė cilin je tallur me tė ka dije pėr talljen tėnde, atėherė duhet tė shkosh dhe t’i kėrkosh falje. Ndėrsa nėse ai nuk e ka marrė vesh qė ti je tallur me tė, mjafton vetėm pendimi pa shkuar tek ai qė tė kėrkosh falje dhe pastaj duhet qė atė ta pėrmendėsh nėpėr tubime me punė tė mira dhe ta lavdėrosh atė. Dhe ky ėshtė mendimi mė i vėrtetė, inshallah.

Dobitė e kėtij ajeti

1.     Ndalimi i talljes.

2.     Tėrheqja e vėrejtjes se i talluri ka mundėsi tė jetė mė i mirė se sa ai qė tall.

3.     Ndalohet t’i pėrmendim tė metat e njerėzve.

4.     Ndalimi i etiketimit me llagape tė cilat janė tė urryera.

5.     Ai i cili i vepron kėto tri gjėra qė janė tė pėrmendura nė ajet ėshtė prej mėkatarėve.

6.     Tėrheqja e vėrejtjes prej atyre gjėrave tė cilat e prishin vėllazėrinė e besimit.

7.     Tėrheqja e vėrejtjes qė njeriu mos tė kthehet nė cilėsi tė kėqija pasi qė ėshtė veshur me cilėsi tė mira.

8.     Nxitja nė pendim.

9.     Mėkatari ėshtė zullumqar ndaj vetes  me mėkatin qė ka bėrė.

Pėrgatiti: Shaban Murati

18.12.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010