Komenti i ajetit gjashtė i sures Huxhurat
19.12.2009 15:48:20

“O ju qė keni besuar, nėse ndonjė i pandėrgjegjshėm u sjell ndonjė lajm, ju shqyrtojeni mirė, ashtu qė tė mos e godisni ndonjė popull pa e ditur realitetin, e pastaj tė pendoheni pėr atė qė keni bėrė.”

Pra, shohim  se kjo ėshtė thirrja e tretė qė Allahu jua bėn besimtarėve tė Tij nė kėtė sure. Tė gjitha kėto thirrje janė bėrė me njė shkallė tė lartė tė edukatės, saqė disa dijetarė e quajtėn kėtė sure sure tė edukatės.

Shkaku i zbritjes sė kėsaj sureje

Gati tė gjithė dijetarėt janė tė mendimit se Pejgamberi dėrgoi Velid ibėn Utbe te fisi Beni Mustalak qė tė marrė prej tyre zekatin e tyre, pasi qė ju kishte premtuar se do tė dėrgojė njė njeri  qė ta marrė zekatin prej tyre. Kur erdhi koha e zekatit e dėrgoi Pejgamberi Velid ibėn Utbe. Kur e panė atė u gėzua i tėrė fisi dhe dolėn ta prisnin tė dėrguarin e Pejgamberit, por ai u frikėsua dhe mendoi se paskan dalė prej feje dhe kanė dalė ta mbysin atė. U kthye tek Pejgamberi dhe e njoftoi se fisi Benu Mustalak janė kthyer nė idhujtari. Kur njoftoi Pejgamberin me kėtė lajm, Pejgamberi me njė herė e dėrgoi njė ekspeditė nė krye me Halid Ibėn Velidin dhe e urdhėroi qė mos tė ngutet pa e vėrtetuar lajmin mirė. Halid ibėn Velid erdhi natėn dhe dėrgoi disa  vėzhgues qė tė shikojnė gjendjen e tyre. Kur panė se ata ishin  tė kapur pėr fenė e Allahut dhe dėgjuan ezanin dhe panė duke e falur namazin, erdhėn tek Halid ibėn Velid dhe  e njoftuan  pėr lajmin. U kthye Halid ibėn Velid tek Pejgamberi dhe e njoftuan pėr lajmin, pastaj zbriti ky ajet:

“O ju qė keni besuar, nėse ndonjė i pandėrgjegjshėm u sjell ndonjė lajm, ju shqyrtojeni mirė, ashtu qė tė mos e godisni ndonjė popull pa e ditur realitetin, e pastaj tė pendoheni pėr atė qė keni bėrė.”

Ndėrsa disa dijetarė kanė pėrmendur transmetime edhe mė tė gjėra se kjo dhe kanė thėnė: “Pasi qė u kthye Halid Ibėn Velid u frikėsuan fisi Benu Mustalak dhe thanė se nuk u kthye Halid ibėn Velid pėrveēse ka ndodhur diēka dhe frikėsohem se mos ka zbritur pėr ne diēka prej Kuranit.”

Erdhėn fisi Benu Mustalak tek Pejgamberi dhe i thanė: “Dėgjuam pėr ardhjen e tė dėrguarit tonė dhe dolėm qė ta mirėpresim dhe t’i japim zekatin e ai u kthye dhe dėgjuam se mendoi se ne kemi dalė qė ta luftojmė atė.”

Nė kėtė ajet Allahu ka pėrdorur fjalėn “fasik” i pandėrgjegjshėm, ndėrsa me fjalėn fasik nėnkuptohet nė sheriatin islam dalje nga respektimi dhe dėgjimi i urdhėrave tė Allahut. Dalja nga adhurimet e Allahut ėshtė i llojllojshėm. Disa prej tyre janė prej mėkateve tė mėdha e disa tė vogla. Disa janė tė vogla qė vazhdohet nė tė, ndėrsa disa janė tė vogla qė nuk vazhdohet nė tė.

Allahu nė kėtė ajet na porosit qė nėse na vjen ndonjė i pandėrgjegjshėm me ndonjė lajm duhet qė ta vėrtetojmė atė dhe mos tė ngutemi, sepse njeriut kur i vjen ndonjė lajm qėndron para tri gjėrave: ose ta refuzojė atė lajm, ose ta pranojė, ose tė vėrtetohet nė tė.

Kėshtu Allahu na edukon neve se si duhet tė veprojmė kur dikush na sjellė ndonjė lajm qė mos tė ngutemi nė pranimin e tij apo nė refuzimin e tij, as mos i beso e as mos e pėrgėnjeshtro. Sepse nėse i beson kėtij lajmi dhe e pranon menjėherė ka mundėsi qė ky lajm tė jetė i rrejshėm, ndėrsa nėse e pėrgėnjeshtron ka mundėsi qė ky lajm tė jetė i vėrtetė.

Mirėpo pse tė vėrtetohemi mirė nga ky lajm? Allahu ka treguar po nė tė njėjtin ajet  se ēka mund tė ndodhė nėse nuk vėrtetohemi mirė. “Ashtu qė tė mos e godisni ndonjė popull pa e ditur realitetin, e pastaj tė pendoheni pėr atė qė keni bėrė.”

Sa ka sot nga njerėzit tė cilėt nuk kujdesen pėr lajmet qė ju vijnė dhe i pėrhapim ato lajme pastaj pendohen pėr atė qė kanė thėnė. Pėrhapja e lajmeve pa u vėrtetuar mirė ka bėrė qė muslimanėt tė pėrēahen dhe tė konfrontohen mes tyre. Ndoshta njeriu pendohet nga ajo qė ka thėnė dhe nga ajo qė ka bartė prej lajmeve tė pa vėrtetuara mirė, por zilia armiqėsia dhe pėrēarja nė mes tė muslimanėve mbetet.

Njeriu  i cili bart lajme tė pavėrtetuara pastaj pendohet, mund tė jetė katėr lloje:

1. Pendohet pėr besimin e lajmit tė pavėrtetė.

2. Pendohet pėr pėrgėnjeshtrimin e lajmit tė vėrtetė.

3. Pendohet pėr mendimin e keq qė ka pas pėr muslimanin nė atė qė ka besuar dhe nuk ka qenė e vėrtetė.

4. Pendohet pėr pėrhapjen e lajmit tė rrejshėm nė mes njerėzve.

Sikur muslimanėt tė vepronin me atė qė pėrmban ky ajet do tė kishin pas dobi tė shumta. E prej dobive mė tė mėdha qė do tė kishin pas ėshtė ndalimi i njerėzve tė pa ndėrgjegjshėm tė cilėt bartin lajme pa u vėrtetuar mirė. Sepse sikur muslimanėt tė kėrkonin vėrtetimin e lajmeve do tė dilnin nė shesh rrenat e tyre dhe kjo do tė ndihmonte nė pengimin e kėtyre llojeve tė njerėzve.

Dobitė e kėtij ajeti

1. Domosdoshmėria e vėrtetimit tė lajmit nga i pandėrgjegjshmi(fasiku).

2. Nėnēmimi i atyre qė janė tė pa ndėrgjegjshėm nė lajme, sepse nuk pranohet lajmi prej tij, deri sa tė vėrtetohet.

3. Lajmi i tė pandėrgjegjshmit, fillimisht, as nuk pranohet, as nuk pėrgėnjeshtrohet.

4. Kujdesin qė duhet tė kemi prej pandėrgjegjshmėrisė.

5. Nėnēmimi i ngutjes para vėrtetimit.

6. Njeriu i cili shpejton nė pranimin e lajmit ka mundėsi tė veprojė diēka me injorancė, pa e ditur realitetin.

7. Njeriu i cili pranon apo refuzon lajmin nga i pandėrgjegjshmi pa u vėrtetuar mirė ai patjetėr do tė pendohet.

Pėrgatiti: Shaban Murati

04.11.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010