Fryti i besimit
19.12.2009 15:13:05

Kurani ėshtė fjalė e Allahut

·     Nė tė, Allahu e prezanton Veten tek robėrit e Tij me cilėsitė e Tij. Herė e prezanton Veten “nėn mbulesėn” e madhėshtisė, lartėsimit, dinjitetit, e atėherė drithėrohen shpirtėrat, pėrulen  kokat dhe tretet mendjemadhėsia, ashtu siē tretet kripa nė ujė.

·     Herė Ai e prezanton Veten me cilėsitė e bukurisė dhe tė pėrsosmėrisė. E Atij ėshtė pėrsosja e emrave, bukuria e cilėsive dhe bukuria e veprave, tė cilat shfaqin vetė bukurinė e Atij. Atėherė, dashuria pėr Allahun e Lartėsuar nė zemrėn e robit, fiton gjithė forcėn e dashurisė, sipas njohjes sė cilėsive tė bukurisė dhe pėrsosmėrisė sė Allahut tė Lartėsuar nga ana e robit. Ndėrkohė, zemra e robit mbetet e zbrazur nga ēdo gjė tjetėr, pėrveē dashurisė pėr Allahun e Lartėsuar. E  nėse dikush dėshiron, qė kėtė dashuri tė robit ta lidhė me veten e tij, zemra e atij robi refuzon kategorikisht. Njė dashuri e tillė nė zemėr,  mbetet  natyrė e saj dhe jo obligim.

·        Herė tjetėr, Allahu i Lartėsuar, prezantohet  me cilėsitė e mėshirės, mirėsisė, dashamirėsisė dhe bamirėsisė. E kur ndodh kjo gjė, atėherė tek robi fillon tė burojė forca e shpresės ndaj mėshirės sė Allahut, shtrihet shpresa e tij, forcohet aspirata e tij dhe kalon tek Zoti i tij. Shpresa e tij fillon tė  drejtojė rrjetin e rrugės  sė tij  dhe sa mė shumė forcohet ajo, aq mė shumė pėrmirėsohen veprat e robit, siē ndodh me bujkun, qė sa herė  qė i forcohet shpresa  pėr frutdhėnie, e mbush tokėn me tė mbjella, e nėse i dobėsohet kjo shpresė, atėherė e lė mbas dore mbjelljen.

·        Kur Allahu i Lartėsuar e prezanton Veten me cilėsitė e drejtėsisė, hakmarrjes, zemėrimit, pakėnaqėsisė dhe ndėshkimit, atėherė tek robi mposhtet nxitja e shpirtit dhe bie forca e tij nė epsh, zemėrim, argėtim, dėfrim dhe nė lakmi ndaj tė ndaluarave, e ndėrkohė, robi hipėn nė njė mjet, ku drejtimi i tij bėhet nga frika, mbrojtja dhe kujdesi.

·        Kur Allahu i Lartėsuar e prezanton Veten me cilėsitė e  urdhėrit dhe tė ndalimit, tė premtimit dhe porosisė, dėrgimit tė profetėve, zbritjes sė librave, vendosjes sė ligjeve, atėherė nga kėto cilėsi buron forca e interpretimit dhe e realizimit tė urdhėrave tė Tij, si dhe kumtimi i tyre, kėshillimi me to, pėrmendja dhe tėrheqja e vėmendjes mbi to, tė besuarit nė lajmėrimin dhe interpretimi i asaj qė kėrkohet, e largimi nga ajo qė ėshtė ndaluar.

·        Kur Allahu i Lartėsuar prezantohet me cilėsitė e dėgjimit dhe tė shikimit, atėherė  tek robi lind forca e turpit. Ai turpėrohet nga Zoti i tij, nėse Ai sheh tek robi atė qė nuk i pėlqen, dėgjon nga ai atė qė nuk i pėlqen ose fsheh  nė brendėsinė e tij atė qė Zoti i tij e urren. Kėshtu qė lėvizjet, fjalėt dhe mendimet e robit, mbeten tė peshuara nga peshorja e ligjit tė Allahut, e jo tė neglizhuara e as tė lėna nėn ligjin e natyrės (sė njeriut ) apo tė dėshirave (epsheve) tė tij.

·        Kur Allahu i Lartėsuar prezantohet me  cilėsitė e mjaftimit tė Tij pėr robin (d.m.th robit  i mjafton Allahu), e plotėsimit tė nevojave tė robit, e drejtimit tė rrisqeve tė robėrve, e largimit tė fatkeqėsive nga ata, e ndihmės sė  Tij mbi tė dashurit e Tij, mbrojtjes dhe pėrkujdesjes sė veēantė  pėr ta, atėherė tek robi lind forca e mbėshtetjes tek Allahu i Lartėsuar, ngjallet kėnaqėsia ndaj Allahut e ndaj gjithēkaje qė Ai sjell mbi robin e Tij. Kėshtu qė, robi ndėrmerr gjithēka qė e kėnaq tė Lartin (i lartėsuar qoftė!) Mbėshtetja tek Allahu i Lartėsuar  nė kuptim pėrmban dijen e robit mbi tė mjaftuarit e Allahut pėr robin, zgjedhjen e drejtė (tė mirė) tė Allahut pėr robin e Tij, besimin qė ka ai tek Allahu dhe tė qėnurit i kėnaqur robi, ndaj asaj ēfarė bėn Zoti i tij dhe ēfarė zgjedh pėr tė.

·        E kur Allahu i Lartėsuar e prezanton Veten me cilėsitė e krenarisė dhe madhėshtisė, atėherė robi ndihet i qetė, pasi atij i arrin pėrulja  ndaj madhėshtisė sė Allahut, nėnshtrimi ndaj krenarisė sė Tij, ndrojtja (frikėrespekti) e zemrės dhe e gjymtyrėve ndaj Allahut tė Lartėsuar. Atėherė, nė zemrėn e robit, nė gjuhėn, gjymtyrėt dhe nė rrugėn e tij, zė vend  qetėsia dhe butėsia dhe largohet mendjelehtėsia dhe vrazhdėsia.

Allahu i Lartėsuar e bėn tė njohur Veten tek robėrit e tij, herė me cilėsitė e Tij tė larta, herė me emrat e Tij tė bukur. Pra, duhet qė robi tė dashurojė pėr cilėsitė e dashura e tė veēanta hyjnore, tė ketė mall pėr takimin me Zotin e tij, tė jetė i lumtur nė shėrbim tė Tij, tė konkurojė nė afrimin tek Ai, Zoti i tij, qėllimi i tij i vetėm. Po kėshtu, ai duhet tė dėshmojė cilėsitė e larta dhe tė mbėshtetet tek Ai (Allahu), tė ketė nevojė pėr Allahun, t’i kėrkojė ndihmė Atij, t’i nėnshtrohet dhe t’i pėrulet vetėm Atij.

Pėrsosja e kėsaj ėshtė qė: Robi tė dashurojė Zotėrimin  e Allahut nė kada dhe kader, begatinė e Allahut nė sprovim, dhėnien e Tij nė pengim, mirėsinė, bamirėsinė dhe mėshirėn e Tij, drejtėsinė e Tij nė hakmarrje, bujarinė e Tij nė falje dhe mbulim mėkatesh. Gjithashtu, duhet tė dashurojė menēurinė dhe begatinė e Allahut nė urdhėrin dhe nė ndalimin e Tij, krenarinė e Tij nė kėnaqėsinė dhe zemėrimin e Tij, maturinė e Tij nė neglizhencėn e Tij, bujarinė e Tij nė pranim dhe panevojshmėrinė e Tij.

E nėse ti e lexon me vėmendje e pėrkushtim Kuranin, (tė thellohesh nė tė) dhe kėrkon mendimet e teologėve mbi tė, ai (Kurani) do tė paraqesė: Sunduesin, Mbikėqyrėsin mbi shtatė qiejt nė Arshin e Tij. Drejton ēėshtjet e robėrve tė Tij, urdhėron e ndalon, dėrgon tė dėrguar, zbret libra, kėnaqet dhe zemėrohet, shpėrblen dhe ndėshkon, jep dhe ndalon, nderon dhe poshtėron, ul dhe lartėson, shikon dhe dėgjon qė nga sipėr shtatė qiejve, di tė hapurėn dhe tė fshehtėn, vepron ē’tė dėshirojė, i cilėsuar  me gjithė pėrsosmėrinė, i pastėr nga ēdo e metė, nuk lėviz as sa grimca e as mė e madhe, pėrveēse me lejen e Tij, nuk bie as edhe njė gjethe pa qenė nė dijen e Tij, nuk mund tė ndėrmjetėsojė askush tek Ai,  pėrveēse me lejen e Tij, nuk ka pėr robėrit e Tij as mbrojtės, as ndėrmjetės, pėrveē Tij.

Si pėrfundim themi se tė thelluarit nė Kuran sjell njohjen e Rrahmanit.

 

Pėrgatiti: Erion Sula


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010