Cili ėshtė mė i preferuar leximi i Kuranit shqip qė ta kuptojmė apo arabisht
02.01.2011 22:56:12

Pyetja:

Leximi i Kuranit në gjuhën arabe dhe leximi i tij në gjuhën që e kupton lexuesi (në rastin kur lexuesi nuk kupton gjuhën arabe -gjuhën e Kuranit), d.m.th.  leximi i përkthimit. Cili nga këto dy lexime është më i preferuar, kur kemi parasysh se Kurani është një libër udhëzimi, së cilës duhet t’i përmbahemi?

Përgjigjja:

 

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Leximi i Kuranit është një adhurim, për vlerën e të cilit ka një numër të konsiderueshëm të haditheve nga Profeti, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, ndër to është edhe hadithi:

 “Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut (Kurani) ka një shpërblim për atë dhe ky shpërblim arrin dhjetëfishin. Nuk them: Elif, Lam, Mim se është një shkronjë, por Elifi është një shkronjë, Lami është një shkronjë dhe Mimi është një shkronjë.” (shënon Tirmidhi dhe Albani e cilëson të saktë).

 

Njashtu edhe leximi i domethënieve të Kuranit, sikurse për ata që nuk dinë gjuhën arabe, të lexojnë përkthimin, ose të lexojnë komentin e Kuranit dhe të thellohen në atë se me çfarë komunikon Zoti Madhërishëm me krijesat e Tij, është një adhurim i veçantë për të cilën na urdhëron Allahu i Madhëruar. Ai në Kuranin fisnik, thotë:

“A nuk thellohen në domethëniet e Kuranit (nuk përsiatin) ata! Sikur ai të mos ishte prej Allahut, do të gjenin në të shumë kundërthënie”. (Nisa, 82).

 

Pastaj thotë:

 

“Vallë, a nuk përsiatin ata për Kuranin apo i kanë zemrat të kyçura?!” (Muhamed, 24).

Dhe thotë:

 

“Ky (Kuran) është një libër i bekuar, që Ne ta kemi zbritur ty (Muhamed), që ti studiojnë ajetet( vargjet) e tij dhe për t’u këshilluar me të mendarët”. (Sad, 29).

 

Prandaj të dy veprimet; leximi arabisht dhe leximi i domethënieve të Kuranit, duhet të jetë praktikë e besimtarit. Nuk do të ishte e drejtë që myslimani ta favorizojë njërën në llogari tjetrës dhe kështu ta lë anash atë adhurim. Zoti e di më së miri!

 

Alaudin Abazi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010