Kur fillon urimi i Bajramit
13.12.2010 08:35:44

Pyetja:

Pyetja ime është: Disa njerëz urojnë Bajramet para faljes së Bajramit në xhami. A është në rregull kjo dhe cila është etika e urimit gjatë festave?

 

Përgjigjja:

 

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Në lidhje me urimin e festës së Bajramit nuk ekziston ndonjë hadith që nxit apo përshkruan mënyrën se si duhet të bëhet dhe kur fillon urimi. Ajo që kemi në këtë është praktika e cila përcillet nga disa shokë të Profetit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, të cilët ia uronin njëri-tjetrit Bajramin me lutjen: “Allahu na i pranoftë neve dhe juve adhurimet!”[1]

Sido që të jetë, nga vetë natyra e kësaj feste dhe veprave që preferohen të kryhen në atë ditë mund të kuptojmë se koha e urimit të kësaj feste fillon pas faljes së namazit të Bajramit. Zoti e di më së miri!

 

Alaudin Abazi

 


[1] Këtë e përmend Ibën Haxheri në “Fet`hul Bari” dhe Albani në “Temamul Mineh”, që të dy e vlerësojnë të saktë zinxhirin e transmetuesve.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010