Pėrdorimi i pecetave tė lagura pėr pastrim
13.12.2010 08:32:47

Pyetja:

Pecetat e lagura që përdoren edhe për fëmijët a zëvendësojnë ujin për pastrim pas kryerjes së nevojës? A mund të marrim abdest nëse i përdorim vetëm këto? Po nëse mjeku ju sugjeron që për shkak të një infeksioni virusal jo të lehtë, të përdorni më mire letra (peceta të lagura të themi) sesa ujë, që të pengohet përhapja e virusit? A e arsyeton mjaftueshëm kjo përdorimin e  pecetave të lagura dhe marrjen e abdestit kur jemi larë vetëm me këto?

 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Pastrimi dhe eliminimi i papastërtisë pas kryerjes së nevojës është një nga sunetet e natyrshmërisë. Sipas mendimit më të saktë, ky pastrim është vaxhib.

Në anën tjetër, duhet ta dimë se pastrimi prej nevojës së madhe mund të bëhet me ujë, me gurë ose me diçka të ngjashme, mirëpo përdorimi i ujit është më i mirë. Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kur ndokush prej jush shkon të kryejë nevojën e tij, le të marrë me vete tre gurë, këta i mjaftojnë nga uji.”[1]
Ndërsa Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, shkonte në nevojtore kurse unë dhe një djalosh i dërgonim ujë dhe i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, pastrohej nga nevoja e madhe me ujë.[2]” Nëse përdor diçka tjetër përveç ujit, atëherë nuk lejohet që të pastrohet më pak se tri herë.

Pas këtij konstatimi themi se lejohet të përdoren pecetat e lagura për pastrim nga nevoja e madhe dhe në këtë nuk ka ndonjë pengesë, posaçërisht nëse njeriu ka infeksion, atëherë kjo është edhe më primare. Zoti e di më së miri!

 

Alaudin Abazi

 

 


[1] Shënon Nesaiu dhe Ebu Davudi.

[2] Shënon Buhariu dhe Muslimi.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010