Nė ēfarė bien nė ujdi muslimanėt, krishterėt dhe ēifutėt?
13.12.2010 08:26:39

Pyetja:

Përshëndetje... kam një pyetje në qoftë se në një mbledhje gjendet një musliman, një i krishterë dhe një  hebre, për çfarë mund të binin dakord ata të tre lidhur me fenë... Ju lutem të më përgjigjeni sepse më nevojitet për një
test në shkollë. Ju faleminderit!

 

Përgjigjja:

 

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Nëse i bëjmë një vështrim disa ajeteve kuranore të cilat flasin për të Dërguarit para Muhamedit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, kuptojmë se lidhja mes këtyre feve është mjaft e ngushtë. Zoti i Madhërishëm thotë:

“Ne të frymëzuam ty (o Muhamed) me shpallje, ashtu siç frymëzuam me shpallje Nuhun dhe profetët pas tij; siç frymëzuam me shpallje edhe Ibrahimin, Ismailin, Is’hakun, Jakubin dhe bijtë e tij, Isain, Ejupin, Junusin, Harunin, Sulejmanin dhe Dautin, të cilit i dhamë Zeburin. Për disa të dërguar të kemi treguar më parë dhe për disa të tjerë nuk të kemi treguar ty. Sa i takon Musait, Allahu i ka folur atij drejtpërdrejt.” (Nisa, 163-164).

Mirëpo problemi qëndron në atë se pasuesit e Profetëve të mëhershëm përgënjeshtruan Profetët që kanë ardhur pas tyre. Kështu pasuesit e Davudit alejhi selam, që janë hebrenjtë, e refuzuan Isain alejhi selam për Profet, ndërsa pasuesit e këtij të fundit, të krishterët, i pranuan të gjithë të Dërguarit që ishin para Isait alejhi selam, por e refuzuan Muhamedin alejhi salatu ve selam. Ndërsa muslimanët kërkohet të besojnë në pejgamberinë e të gjithë të Dërguarve, ashtu si vërtetohet edhe në ajetin e lartpërmendur.

Pas këtij sqarimi, themi se pasi esenca e të tria këtyre feve është e njëjtë, megjithëse në fenë hebreje e të krishterë kanë ndodhur ndryshime dhe devijime nga e sakta, për shkak të mosruajtjes së origjinalitetit të librave të shenjtë të tyre. ashtu siç është realiteti me Kuranin, megjithëkëtë ka gjëra të ndryshme në të cilat pajtohen këto tri fe. Pa u zgjeruar ne do t’i përmendim disa:

1.      Vrasja e njeriut pa të drejtë është e ndaluar në të tria fetë.

2.      Gënjeshtra.

3.      Vjedhja.

4.      Tradhtia.

5.      Bërja padrejtësi tjetrit.

 

Zoti e di më së miri!  

 

Alaudin Abazi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010