A kam tė drejtė ta takoj nėnėn?
17.10.2010 14:53:34

Pyetja:


Es-selamu alejkum hoxhë i nderuar. Kam një pyetje për një rrethanë familjare timen.   Baba im kur ka qenë i martuar me gruan e parë ka mbetur shtatzënë nëna ime me mua, por ndarja ka ndodhur para se të lind unë dhe tashmë unë jam në moshë, por ende nuk e kam parë nënën time që më ka lindur dhe askush nuk më ka treguar shumë për të dhe se kam dëgjuar se nuk ka qenë gabimi i saj që u bë ndarja mes tyre. Por sot nëna ime është e martuar në një fis tjetër dhe çfarë të drejte kam unë që ta shoh fytyrën e nënës sime që më ka lindur, sepse ende nuk e kam parë.  

 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Vëlla i nderuar, bashkë ndiejmë dhimbjen tuaj dhe lusim Zotin e Madhëruar t’jua kompensojë këtë dhimbje me rehati dhe lumturi në këtë botë dhe në botën tjetër.

Ndërsa në lidhje me nënën tuaj të vërtetë themi se pavarësisht se a i kishte fajet ajo apo nuk i kishte, është e drejtë e pacenueshme e juaja, por gjithashtu edhe e nënës suaj që të takoheni, të njiheni dhe ta kaloni pjesën e mbetur të jetës suaj duke i mbajtur lidhjet dhe kontaktet ashtu si mbahen mes birit dhe nënës. Prandaj mos ngurroni ta kërkoni atë dhe të takoheni me të dhe mos e lodhni veten se çfarë mund të thonë njerëzit, qoftë edhe nëse këtë e kundërshton babai juaj. Nuk është e drejtë e babait që nëse për rrethana të caktuara ndodh ndarja nga një grua, që asaj t’i ndalohen fëmijët t’i shohë, të takohet, madje edhe të jetojë me ta. Zoti e di më së miri!

 

Alaudin Abazi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010