Kujt do t'i takojė gruaja nė xhenet?
29.08.2010 11:17:05

Pyetja:

Në fillim desha t’ju përgëzoj për webfaqen, lusim Allahun që t’ju shpërblejë me xhenetin Firdeus për mundin që po jepni në shërbim të ngritjes së vetëdijes fetare dhe njohjen e parimeve islame edhe përmes

internetit. Jam një student i ekonomisë. Desha t’ju bëj një pyetje: Nëse një njeri i devotshëm martohet me një vajzë të devotshme, mirëpo për shkaqe të ndryshme martesa e tyre nuk ka jetë të gjatë, ngase vdes burri (qoftë nga ndonjë sëmundje normale apo burri i është bashkangjitur xhihadit) dhe martesa e tyre përfundon. Ndërsa gruaja pasi të kalojnë muajt e pritjes, ajo prapë martohet me dikë që supozojmë që është edhe ai njeri i devotshëm dhe ata jetojnë së bashku derisa t’i ndajë vdekja (deri në pleqëri). Gjithashtu supozojmë që këta tre robër të Allahut e kanë fituar kënaqësinë e Allahut dhe kanë hyrë në Rahmetin e Allahut në Ditën e Gjykimit, pra Allahu këta të tre i shpërblen me xhennet, atëherë gruaja në fjalë cilit burrë do t'i takojë? Shpresoj që të jem i qartë!  Pres me padurim përgjigjen nga ana juaj! Allahu ju shpërbleftë me xhennet!

 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë  Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë  ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Nëse gruaja martohet me ndonjë burrë tjetër pas vdekjes së burrit të saj të parë, ajo në xhenet do të shkojë me burrin e fundit. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: ”Gruaja do të shkojë me burrin e saj të fundit.” (Shejh Albani ka thënë se hadithi është sahih.)

Po ashtu Hudhejfe r.a. i ka thënë gruas së tij: ”Nëse dëshiron të jesh me mua në xhenet, mos u marto pas vdekjes sime për shkak se gruaja shkon në xhenet me burrin e saj të fundit dhe për këtë shkak gratë e pejgamberit s.a.v.s. e kanë pasur të ndaluar të martohen pas vdekjes së tij s.a.v.s., që të jenë gratë e tij edhe në xhenet.”

 

Eroll Nesimi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010